Hoxha pëlqente Ataturkun, Rama frymëzohet nga Erdogan

Lidhjet me Turqinë duket se Shqipëria nuk i shkëputi asnjëherë pas pushtimit 5 shekullor.

Dhe duket se nga Hoxha, te Rama, pak ka ndryshuar përveç personit qe preferojne. Enver Hoxha pëlqente babain e Turqisë laike, Ataturkun, ndera Rama frymëzohet prej Erdoganit i cili zhbëri shtetin që ndërtoi Araturk.

Ja si shprehet Rama për Erdogan ne një interviste për Anadoly Agency: “Marrëdhënia ime me presidentin (Erdoğan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën. Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’”është shprehur Rama./d.m-dritare.net

 

LEXO DHE :  Do të mahniteni pasi të shikoni këto tatuazhe të jashtëzakonshme

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.