Horrori në Himarë/ Turistit iu prenë gjymtyrët dhe shpina, rrëfehet biznesmeni që akuzohet për aksidentimin e tij!
Dritare.net
Sipas një njoftimi për mediat, Policia thotë se Kuçi ka aksidentuar nga pakujdesia shtetasin rus dje në orën 11:00, duke i prerë edhe një gjymtyrë.
Gjatë marrjes në pyetje, Fatmir Kuçi ka mohuar të jetë ai personi që e ka përplasur pushuesin në det, rreth gjysmë milje larg bregut.
“Pashë një person në det dhe shkova ta ndihmoja. E gjeta të gjymtuar dhe e ndihmova. Ndodhej rreth 800 metra larg bregut”, është shprehur për grupin hetimor biznesmeni 44-vjeçar.
Ai njihet në Elbasan si ndërtues, por aktiviteti i tij është zgjeruar edhe jashtë Shqipërisë, si në Maqedoni dhe Kosovë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, do të verifikohet alibia e tij.
Aktualisht ai po mbahet si i dyshuar, por ndërkohë ndalimi është bërë edhe për shkak të mungesës së dokumentacionit të mjeteve detare, që ai kishte në pronësi.
Gjatë verifikimit të kryer rezultoi se ai nuk kishte marrë as leje, siç e përcakton rregullorja, te Policia Kufitare në rastet e daljes në det të hapur.
Sipas Policisë, pushuesi i huaj ka qenë duke notuar në plazhin e Livadhit, në thellësi të detit, kur është gjetur nga disa pushues të tjerë që kalonin aty po me skaf.
Fillimisht Policia tha se trupi i masakruar nga helikat ishte gjetur 50 metra nga bregu, por në një deklaratë të saj të dytë, u konfirmua se i ndjeri ishte gjetur gjysmë milje larg (rreth 700 metra nga bregu).
Pamja e gjymtuar e tij ka terrorizuar të gjithë pushuesit, të cilët janë gjendur përpara një skene të tillë horror. 43-vjeçari kishte humbur shumë gjak si pasojë e prerjes së gjymtyrëve dhe shpinës dhe thuajse nuk jepte shenja jete.