Doni të dini se çfarë do ndodhë me jetën tuaj gjatë këtij viti? Ja çfarë parashikojnë yjet. Për sa i përket jetës sentimentale, ju të dashuruarit do keni një vit të ndarë në dy pjesë. Gjashtë muajt e parë mund të keni edhe debate apo zënka, ndërsa pjesën e dytë çdo gjë do shkojë më së miri. Këshillohet të tregoheni sa më të sinqertë dhe mos i mbani asnjë të fshehtë partnerit. Ju beqarët do keni takime të mërzitshme dhe aspak emocionuese në muajt e parë. Mos kërkoni me forcë të krijoni një lidhje, e cila nuk do iu sjellë aspak kënaqësi dhe për më tepër mund t’ua ndërlikojë jetën. Financat nuk do jenë më të mira se një vit më parë, por gjithsesi do bëni çmos të ruani ekuilibrin. Me pak maturi dhe vendosmëri mund t’ia dilni. Shëndeti do përballet herë pas here me disa probleme. Mirë është të mos iu besoni shumë kurave popullore, por të shkoni dhe të konsultoheni me mjekun. Doni te dini si do shkojë puna? Periudha qershor-korrik do jetë më e suksesshmja. Do ua njohin të gjitha meritat që keni dhe do ndiheni më krenarë për veten.