Dashi 21.03-20.04
Është më e lehtë të rilidheni me një audiencë të qëlluar. Kohëve të fundit, keni pasur vështirësi për të rënë në kontakt me njerëz që mund t’ju ndihmojnë ta avanconi agjendën. Tani që mesazhet tuaja e kanë goditur cakun, do të keni një moment të lëvizjes përpara. Është ndjenjë lehtësimi të filloni punën në një projekt që e keni për zemër. Nuk ka kuptim të ndiqni shembuj. Është më mirë të veproni sipas mënyrës suaj, sepse kësisoj do të hyni në një treg që s’e keni shërbyer më parë.
Demi 21.04-20.05
Më në fund, do të mundë të relaksoheni dhe pushoni pa u ndierë fajtorë. Lëreni imagjinatën tuaj të ecën derisa dëgjoni muzikë të mirë apo bëni një banjë të ngrohtë. Telashet e sfidat do të dalin në sipërfaqe. Nëse i bindeni dëshirës për të pushuar, do të mundë të stimuloheni për një projekt kreativ. Në vend se ta mundoni veten me një afat kohor, koncentrohuni në kënaqësi. Jeni të vetëdijshëm që duhet të punoni por duhet t’i jepni vetes leje për ndryshime.
Binjakët 21.05-20.06
Dikush do të kërkojë mendimin tuaj të sinqertë. Në vend se të tërhiqeni prapa, tregohuni krejtësisht të sinqertë. Do të merrni një përgjigje të duhur. Një person i fuqishëm mund të mos ndihet i kënaqur me një projekt, por nuk është i sigurt se si duhet ta përmirësojë. Duke ofruar komente të duhura edhe ky person do të mundë të kthehet në rrugë të duhur. Në këmbim të komenteve tuaja të vlefshme, do të merrni edhe shpërblimin. Mos ikni nga disa gjëra, por pranojini me zemër të hapur. I keni merituar.
Gaforrja 21.06-20.07
Do të avanconi karrierën nëse shkoni në një takim apo intervistë. Mos e krijoni një imazh fals me atë që keni, por tregohuni të vërtetë për veten. Flisni për qëndrimet jokonvencionale karshi biznesit dhe pranoni disa ide më të ashpra. Nëse e dalloni veten nga pjesa tjetër e grupit, do të shtroni rrugën për një punë impresive apo promovim të madh në karrierë. Do t’ju duhen disa takime për ta siguruar këtë ofertë, kështu që tregohuni të durueshëm. Nëse luani letrat si duhet, do të krijoni bashkëpunime të mira.
Luani 21.07-20.08
Sinqeriteti brutal ju shërben mirë. Në të kaluarën të tjerët kanë hezituar ta dëgjojnë të vërtetën. Por tani ata e duan realitetin. Përfitoni nga rasti të flisni me një të afërm. Ani pse e admironi vetëbesimin e tyre, ky person ka nevojë për më tepër përkrahje që të ecë tutje. Jepini këshilla për disa trajnime apo për të ndjekur një lloj karriere. Fjalët tuaja të mençura do të kenë ndikim dhe ky person do të ketë sukses.
Virgjëresha 21.08-20.09
Ngado që shkoni, të tjerët e kthejnë kokën për t’ju parë. Gjithë kjo vëmendje është goxha interesante, por po ju pengon. Një person modest si ju mund të përfitojë vetëm kur i përmbushet egoja. Kurdo që ndiheni të admiruar apo vlerësuar, bëhet më e lehtë t’i arrini qëllimet tuaja. Jeni në lidhje serioze? Sigurohuni që i dashuri juaj ta dijë se jeni besnikë. Nëse e trajtoni me dashuri, do të mundë ta shtroni rrugën për një romancë.
Peshorja 21.09-20.10
Është mirë ta përkëdhelni personin tuaj të preferuar me dashuri e kujdes. Vëreni gjithë energjinë në këtë lidhje të afërt, sepse do t’ju shpaguhet. Viteve të kaluara ju është dukur sikur keni folur për njëri-tjetrin në të kaluarën. Këto keqkuptime kanë marrë fund: jeni kthyer tek vetja juaj që lexon mendimet e tjetrit. Është koha e duhur të bëni plane për të ardhmen apo ta nënshkruani ndonjë marrëveshje. Punoni me një partner, sepse do të avanconi interesat tuaja. Kurdo që keni një person që ju përkrah ju bëheni më të guximshëm.
Akrepi 21.10-20.11
Lëreni që kujdesi për veten të jetë prioriteti juaj. Të gjithë po kërkojnë vëmendje. Edhe pse dëshironi t’u ndihmoni, ju thjesht nuk keni energji. Në vend se ta mundoni veten me orare të ngjeshura, qartësoni të gjitha gjërat. Shkoni në ndonjë trajtim flokësh. Bëni ndonjë masazh që do t’jua lehtësojë shpirtin. Kurdo që investoni në lumturinë tuaj e keni më lehtë të bëheni zemërgjerë edhe me të tjerët. Caktoni prioritetet tuaja si duhet.
Shigjetari 21.11-20.12
Të tjerët po mahniten nga sharmi e mençuria juaj. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni në një garë apo evenimente sportive. Do t’ju shpaguhet nëse e luani të vështirin. Do të shijoni interesimin e një adhuruesi që po përpiqet t’ua fitojë zemrën. Jeni në lidhje serioze? Lëreni partnerin të presë. Tregohuni më intrigues dhe mirëprisni dashurinë e admirimin e këtij personi.
Bricjapi 21.12-20.01
Do t’ju shpërblehet kujdesi për një të afërm. Ju interesoheni shumë për një anëtar të familjes i cili nuk mund të kujdeset mirë për veten. Nganjëherë brengoseni nëse entuziazmi i këtij personi e ka vënë në rrezik. Sigurohuni që po shoqërohet me personat e duhur dhe po lidh marrëveshjet e duhura. Kjo mund t’ju shërbejë edhe juve, sepse nuk dëshironi që ky person të mendojë që po përziheni në punët e tij për qëllime egoiste.
Ujori 21.01-20.02
Do t’ju duhet të merreni me disa takime e mesazhe. Kurdo që ndiheni të mbingarkuar, ndaloni e merrni frymë thellë. Është koha e duhur të kërkoni ndihmë. Edhe pse jeni shumë të organizuar kjo nuk nënkupton se jeni të obliguar të merreni me jetën e të tjerëve. Një mik kaotik është mirë të kujdeset për veten e tij. Ju jeni shumë të zënë duke u marrë me gjëra të tjera dhe të tregoheni progresivë në punët tuaja. Pengesat që ju kanë penguar kohëve të fundit do të tejkalohen.
Peshqit 21.02-20.03
Paratë nga një punë që e keni kryer më herët, do të arrijnë më në fund. Shfrytëzojeni rastin të paguani disa fatura. Kur përmbushni këto obligime do të ndiheni më të lirë dhe më rehat. Do të jetë më e lehtë të tërhiqni mundësi të parave që më herët nuk i keni pasur. Mënyra më e mirë është të gjeneroni vetëbesim. Kurdo që besoni në veten, edhe punëdhënësit potencialë do të trokasin në derën tuaj.