Dashi
Një tërheqje romantike do t’ju ndodhë së shpejti. Rezistoni tundimit për ta përkëdhelur dike me dhurata e darka të shtrenjta. Më mirë dilni në takime të rastit së bashku dhe njiheni më mirë njëri-tjetrin, pa rrethana presioni. Keni partner? Rezistoni idesë që ta analizoni në detaje për gjëra që duken shumë ekstravagante. Kurdo që ndieni impulsin për të kritikuar, ofroni një kompliment të sinqertë.
Demi
Nëse keni menduar ta ndërroni vendbanimin, zgjidheni një fushë që përshtatet me anën tuaj kreative. Arkitektura e bukur, vendet e mrekullueshme të natyrës, galeritë e artit dhe muzetë do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Ideja e zhvendosjes nuk është entuziazmuese, por kjo ndodh sepse jeni mësuar me rutina. Nëse e detyroni veten të provoni diçka të re, do të befasoheni këndshëm. Monitoroni mendimet tuaja sa u përket gjërave negative. Kurdo që ndiheni sikur jeni bllokuar, bëjeni një bisedë.
Binjakët
Përfshirja në një projekt të komunitetit do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Jeni lodhur duke u ndierë të shtypur nga figura të ndryshme. Duke i thjeshtësuar gjërat do të bëni përmirësime e ndryshime efektive dhe do të ndiheni më të fuqishëm kur takoheni me njerëz që ndajnë brengat e njëjta me ju. Nëse rrethoheni me gjëra të bukura do të bëni dallime të mëdha edhe në lagje. Papritmas edhe njerëzit do t’ju duken më të buzëqeshur dhe miqësor.
Gaforrja
Mos e teproni me përkëdheljet që po ia bëni vetes. Në vend se të dilni gjithë kohën në pazar, është më mirë ta mendoni më me kujdes se çfarë gjërash mund të ndikojnë në lumturinë tuaj. Mund të shijoni një ushqim të mirë apo të blini ndonjë rrobë të bukur, apo edhe stoli. E rëndësishme është të përzgjidhni diçka që përmbush anën tuaj shpirtërore. Kur shijoni frytet e punës suaj, edhe puna bëhet shumë më e këndshme.
Luani
Karizma juaj është shumë e fuqishme. Jeni shumë të mençur, sharmantë e inteligjentë dhe kjo bën që edhe shefi juaj t’jua ketë lakminë. Provoni t’i qartësoni gjërat me të. Nuk dëshironi të bllokoheni profesionalisht nga dikush që po ndihet i kërcënuar nga talenti juaj. Fokusohuni në gjëra më argëtuese, siç janë shëtitjet me miq. Flisni për artin, muzikën dhe filmat me njerëzit tuaj të preferuar. Mos u befasoni nëse dikush jua pranon që ka simpati ndaj jush.
Virgjëresha
Jeni gati t’i thoni lamtumirë një shprehie që nuk po funksionon më. S’ka rëndësi a është fjala për ndonjë këshillim a rehabilitim. E rëndësishme është që keni marrë ndihmën e duhur për të ecur përpara. Ka disa njerëz që nuk do ta kuptojnë vendimin tuaj dhe mund t’ju duket e çuditshme. Kjo ndodh sepse ju i mbani vendimet për vete. Nëse dikush pyet se përse e keni ndaluar një vizitë apo pse nuk po kaloni kohë me disa njerëz, thjesht, thoni që jeni të zënë me gjëra të tjera.
Peshorja
Një aktivitet ekipor do të jetë argëtues, përderisa e ruani bisedën. Shmangni temat, siç janë religjioni e politika. Nëse dikush ju bën pyetje personale, thjesht përgjigjuni duke thënë se me më dëshirë nuk do të flisnit për këto tema. Fundja, mos i lejoni të tjerët të dinë sekretet tuaja personale. Ka shumë mundësi që do të miqësoheni me dikë që pëlqen shkrimtarin, aktorin a muzikantin tuaj të preferuar. Mos bëni panik as kur i keni disa dallime sa u përket mendimeve më kreative
Akrepi
Jeni rrugës drejt një shpërthimi profesional. Nëse keni provuar ta gjeni një punë në një kompani të veçantë, do të merrni një ofertë. Kjo pozitë mund të mos jetë saktësisht ajo që dëshironi, por pranojeni gjithsesi. Mund ta shfrytëzoni këtë rast si hap kalimtar. Puna prapa skenave do t’ju mësojë shumë gjëra. Mund të mësoni se kë duhet ta ndihmoni e kujt duhet t’i shmangeni. Më e rëndësishmja, do të arrini shkathtësi të vlefshme.
Shigjetari
Jeni të etur t’i inspironi të tjerët me një mesazh shprese. Zgjidhni me kujdes audiencën. Nëse e vëreni që disa njerëz nuk janë rehat me tregun, zmbrapsuni. Nuk është koha të ushtroni taktika të presionit të lartë. Ata që janë të intriguar nga mendimet tuaja do t’ju ofrohen për biseda kur t’ju përshtatet më tepër. Në këtë pikë, do të ndërtoni një ekip përkrahës që ju shërben mirë. Nuk jeni duke provuar t’u tregoni të tjerëve si ta jetojnë jetën: thjesht po provoni të ndani eksperienca që ju janë shpaguar.
Bricjapi
Ndjenjat intensive për një person të dashur do t’ju nxisin të bëni disa ndryshime. Kurdo që miku i ngushtë apo partneri ankohet për sjelljen tuaj,dëgjojeni me kujdes. Është rasti për të përmirësuar lidhjen tuaj. Mund të mendoni se ngacmimi është formë e dashurisë, por kjo nuk është mënyra sesi po i përjeton shakatë tjetri. Si rezultat i kësaj, do të jetë më mirë të gjeni mënyra të tjera për të shprehur admirimin tuaj. Komplimentet e sinqerta, dhuratat dhe gjestet e këndshme do të pranohen mirë.
Ujori
Bashkohuni me një person që ka qëllime të mira, sepse do të përfitoni edhe ju. Nganjëherë mund të kaloni nëpër vështirësi që publiku nuk mund t’i kuptojë. Kjo ndodh sepse keni shije unike dhe ide të pazakonshme. Në përgjithësi, ju pëlqen të ecni vetë dhe njerëzit që krijojnë telashe janë zakonisht pjesë e grupeve. Kjo është pika ku mund t’ju ndihmojë partneri juaj. Kërkoni t’jua shpjegojnë trendët e qëndrimet që duken të çuditshme.
Peshqit
Kujdesuni mirë për shëndetin. Nëse lodheni, shkurtoni agjendat. Shkoni në shtëpi e pushoni e relaksohuni. Lejoni të dashurit tuaj t’ju përkëdhelin. Zakonisht ju jeni ata që i trajtoni me kujdes e butësi të tjerët, por tani është koha të pranoni edhe ju mirësi. Kurdo që ndiheni sikur doni të ktheheni në punë, rezistoni. Merrni gjërat më shtruar. Kësisoj do të mund të shëroheni krejtësisht nga lodhja në vend se të pësoni kolaps.