Gjëja më e mirë që mund të bëni është të merrni vetë iniciativën, sepse nëse prisni fatin t’jua rregullojnë punët, do të jetë e kotë. Thirrini mendjes, gjeni zgjidhje për një problem ose shpërnguluni diku. Në vend se të kërkoni punë, shqyrtoni intervistat që keni pasur deri më tani. Nëse dëshironi të dilni në takim me dikë, silluni sikur po i injoroni detajet. Besimi është çelësi i suksesit tuaj.
Demi
Kujdesi për një mik të lënë pas dore do t’i vërë në pah përsëri problemet tuaja. Keni përjetuar shumë vështirësi në punë dhe në çështje shëndetësore. Megjithatë, ende jeni i pavarur dhe mund të bëni çka të doni në kohën tuaj të lirë. Përveç kësaj, keni besim në aftësitë tuaja mbrojtëse. Jo gjithkush e ka këtë aftësi. Keni parë se ç`u ka ndodhur njerëzve kur i kanë lejuar të tjerët t’i shkelin. Mos lejoni që të bëheni si ata.
Binjakët
Të menduarit jashtë kornizave ka qenë gjithmonë specialiteti juaj. Një zgjidhje krijuese do t’jua japë shansin të punoni në harmoni me një grup të madh njerëzish. Njëri nga anëtarët e grupit do të dashurohet me ju. Edhe pse keni dallime të mëdha në moshë, kjo nuk do të thotë se s’mund të krijoni një lidhje të bukur. Edhe ashtu nuk keni qenë asnjëherë të interesuar për konvencat sociale. Hapjani zemrën adhuruesit tuaj.
Gaforrja
Aftësitë organizative përqëndrojini në punë. Nëse nuk e merrni përsipër udhëheqjen e një projekti, ai do të dështojë. Për fat të mirë, keni një partner që ka përvojë i cili do të jetë i lumtur që t’ju mbështesë. Mësoni nga eksperienca e tij dhe e ndani këtë me anëtarët e tjerë të grupit. Keni tendencë që gjërat t’i merrni me shumë zemër. Miqtë tuaj e dinë më mirë dhe do t’jua kujtojnë se marrja e vendimeve të vështira vjen me hapësirën. Mos humbisni vëmendjen për qëllimet tuaja finale.
Luani
Oreksi juaj natyror për jetën ju bën mësues të mirë. Në vend që t’u imponoheni rregullave e detyrave, ftoni disa studentë që të marrin detyra. Një nga sfidat më të mëdha tuajat do të jetë të inkurajoni anëtarët e grupit që të përfitojnë nga rastet. Pak sens humori do të hynte në punë. Me ndihmën tuaj, këta njerëz do të realizojnë potencialet e tyre dhe do të marrin jetën me më pak seriozitet e me më shumë produktivitet.
Virgjëresha
Fillimi i ri është i domosdoshëm. Kur mbyllet një derë, hapet tjetra. Shfrytëzoni këtë mundësi për të zbrazur potencialin tuaj. Mësimet që do t’i merrni nga një shef i respektueshëm, do t’ju forcojnë aftësitë e do t’ju përgatisin për punën e re. Nëse nuk jeni duke kërkuar punë, këto mësime mund t’i përdorni në ndonjë aktivitete politik apo organizatë humanitare. Një gjë është e sigurt: roli juaj do të kontribuojë për një botë më të mirë.
Peshorja
Trajtimi i njerëzve në mënyrë shumë të drejtë ju bën anëtar të çmuar të ekipit. Të gjithë kërkojnë ndihmën tuaj për zgjidhjen e problemeve. Kjo ndodh sepse ju e dini se çka është më e mira për një grup. Një nga arsyet pse e keni të lehtë t’u dilni përballë këtyre situatave është se keni sy shumë objektiv dhe njihni njerëz nga të gjitha fushat e jetës. Dini të dalloni vlerën e pikëpamjeve të ndryshme. Nganjëherë kjo ju bën të pavendosur por në të shumtën e rasteve ju bën njeri shumë atraktiv.
Akrepi
Kur ndihmoni të tjerët, gjeni prehje. Jeni person që keni shumë respekt për emocionet. Nëse u qëndroni pranë njerëzve që kanë përjetuar dhimbje do të keni mundësi t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja. Nëse jeni duke kërkuar punë, do të hasni në disa shanse atraktive. Zgjidhni njërën që ju jep më shumë pavarësi. Është më mirë të keni shans të bëni vetë orarin tuaj dhe të veproni në fushën tuaj. Shefi juaj do t’ju besojë punën pa pasur dyshime te ju.
Shigjetari
Keni nevojë për shëtitje dhe rikreacion. Nëse jeni duke ndier monotoni, aranzhoni një shëtitje me një grup. Mund të shkoni në kopsht zoologjik, të luani apo të bëni diçka që ju bën të ndiheni më të rinj. Një shoqëri e vjetër është duke u drejtuar kah ndjenjat romantike. Për herë të parë, po e kuptoni se sa atraktiv jeni për dikë edhe se e keni ditur me vite të tëra. Ndryshimi i rrethanave do të ndikojë në ndryshimin rrënjësor të opinionit tuaj.
Bricjapi
Është strategji e mirë të mos i kushtoni shumë rëndësi parave. Dëshironi të keni mundësi t’i qëndroni pranë të dashurit tuaj kur ka nevojë. Edhe nëse kjo nënkupton se duhet të hiqni dorë nga disa gjëra. Edhe pse ju pëlqen të kënaqeni me disa gjëra praktike ju keni aftësi t’i nuhasni rastet e veçanta. Kushtojini më së shumti kujdes vetes tuaj. Një person autoritativ do të shprehë admirim për ju.
Ujori
Vullneti për të mësuar më shumë, ju largon nga turma. Mund të mos mendoni në mënyrë kreative për veten por asgjë nuk mund të jetë larg së vërtetës. Aktualisht jeni shumë imagjinativ sa i përket një shansi. Shfrytëzoni këtë mundësi për të mësuar të luani ndonjë instrument, për të marrë mësime për pikturë ose për të shkruar ndonjë rrëfim. Nuk keni nevojë për trajnime formale. Lejojeni veten për të eksperimentuar. Rezultatet janë të garantuara nëse ka përqendrim.
Peshqit
Jeta do t’ju bëhet më e rehatshme kur të filloni të kuptoni vlerën tuaj. Kërkoni rritje page ose gjeni ndonjë punë më të mirë. Njerëzit do t’ju respektojnë më shumë nëse luftoni për interesat tuaja. Nëse keni nevojë për para, huazoni te ndonjë institucion apo ndonjë i afërm. Do të gjeni fondet që kërkoni, madje disa para do t’ju teprojnë edhe për shpenzime. Sa më shpejt që arrini sigurinë financiare, marrëdhënia intime do të jetë më e qetë.