Një konflikt që lidhet me taksat apo shërbimet do të zgjasë më tepër seç e keni pritur. Përgatituni ta gjeni veten në situata të ndryshme, derisa një zyrtar ta pranojë që më nuk vareni nga këto para. Mund të jetë e nevojshme ta angazhoni një avokat që t’ju përfaqësojë. Mos mendoni se ky ekspert kryen shërbime falas. Ai do të punojë shumë për të marrë një vendim në favorin tuaj. Kjo nuk është thjesht çështje financiare: është punë principesh. Rrini në vendin tuaj, sepse sjellja me kokëfortësi do të jetë shembull për të tjerët.
Demi- 21.04-20.05
Mos e neglizhoni një person të pasur. Jeni preokupuar shumë me një projekt privat. Kjo ka bërë që të largoheni nga një lidhje intime. Nëse nuk ribashkoheni me këtë person, mund të humbni mikun e ngushtë. Riaranzhojeni orarin tuaj që të merreni me nevojat e partnerit. Nëse kjo nënkupton se duhet të shpenzoni më pak kohë në punë, le të jetë ashtu. Ky është çmimi i vogël që duhet ta paguani për t’i mbrojtur raportet me të dashurit. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e tyre.
Binjakët- 21.05-20.06
Nëse prisni që të tjerët të kryejnë punën tuaj vetëm sa do të bëheni nervoz. S’ka rëndësi se sa të mençur apo kreativ jeni. Ka disa përgjegjësi bazike që duhet t’i kryeni, sipas detyrës suaj. Kurdo që nuk ndiheni si anëtar i ekipit, do të fitoni respekt për kolegët tuaj. Kjo do të jetë goxha ndihmë e madhe kur t’ju duhet asistenca e dikujt që ka shkathtësi e që juve ju mungojnë.
Gaforrja- 21.06-20.07
Duhet t’ia tregoni vendin një partneri të ri romantik. Nuk duhet të ndiheni nën presion që të blini dhurata të shtrenjta për partnerin apo të bëni sakrifica financiare. Ju punoni shumë për para dhe duhet t’i shpenzoni sipas mënyrës që dëshironi vetë. Kjo nuk do të thotë se jeni persona të lirë: thjesht do të thotë se e kuptoni vlerën e punës suaj. Më me dëshirë do të kursenit para për gjëra që sjellin kënaqësi e siguri afatgjatë, siç është shtëpia, një veturë a fond kursimesh.
Luani- 21.07-20.08
Shpenzimet e mëdha brenda shtëpisë do t’ju detyrojnë të bëni disa ndryshime. Ju këshillohet ta kufizoni buxhetin. Kjo mund të përfshijë çfarëdo, prej anulimit të shpenzimeve, zvogëlimit të pakos televizive apo të mos shpenzoni shumë në telefon. Shikoni faturat tuaja dhe pyetni veten se çfarë ju duhet vërtet. Do të befasoheni kur ta kuptoni se ju duhet fare pak për të qenë të lumtur. Fokusoheni më shumë në kursimin e parave në vend se të shpenzoni ato.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Nëse do të udhëtoni, kontrolloni mirë shpenzimet e hapësirës para se të niseni. Mos harroni të paketoni gjithçka që mund t’ju duhet, përfshirë mbushësin e telefonit. Kontrolloni banjën dhe shikoni nën shtrat për gjësendet që mund t’ju kenë humbur. Do të kurseni kohë, para e frustrim duke u paketuar me kujdes. Jepni vetes kohë të shkoni në aeroport apo stacion treni. Udhëtimi juaj do të jetë më i këndshëm kur nuk keni telashe.
Peshorja- 21.09-20.10
Kur bëni vlerësimet, ngrini një fond për shpenzime emergjente. Kurrë nuk mund ta dini se çfarë problemesh mund të paraqiten derisa të mos filloni punën në një projekt. Ka shumë gjasa që do të keni mundësi ta bëni këtë punë për më pak seç është parashikuar. Në këtë rast, kursimet kaloni tek konsumatori. Klienti juaj do të ndahet i kënaqur dhe do t’ju rekomandojë për punë të tjera. Nëse duhet të blini materiale të shtrenjta, do të mundë të përfitoni falë planifikimit të ndjeshëm financiar.
Akrepi- 21.10-20.11
Keni kujdes të mos ia bëni shumë qejfin vetes. Nuk është koha të shpenzoni shumë, as në Pazar e as në ushqim. Është mirë të keni kujdes kur është fjala për shpenzimet. Mos porosisni asgjë online kur ta zbuloni se ka dalë një produkt i ri. Punoni me ato që keni. Nëse keni shumë rroba dhe ju duket se s’keni gjë për të veshur, shikoni mirë dollapin tuaj. Dhuroni artikujt që janë të papërshtatshëm dhe jo tërheqës. Nëse keni shumë gjëra që më nuk ju përshtaten, vendosini në depo.
Shigjetari- 21.11-20.12
Neglizhimi i përgjegjësive vetëm sa do t’ju krijojë armiq të fshehtë. Mos prisni që kolegët të merren me punët tuaja. Nëse ata detyrohen të kryejnë punë që ju takojnë juve, do të hakmerren më vonë. Është më mirë të bëni atë që pritet prej jush. Kësisoj, raportet tuaja në punë do të jenë më të lehta dhe pa dramë. Kur keni nevojë për ndihmë, do ta gjeni në kohën e duhur. Është e mundshme që do të rekomandoheni për ndonjë marrëveshje nga dikush që vlerëson dhe ka konsideratë për sjelljen tuaj.
Bricjapi- 21.12-20.01
Nëse i keni borxh një mikut, paguajeni sa më shpejt që të jetë e mundshme. Është më e rëndësishme të shlyeni borxhet tek njerëzit sesa gjithçka tjetër. Fundja, paguajeni minimumin për të balancuar kartelat e kreditit, derisa të mos i fshini borxhet që keni ndaj mikut. Kjo do t’jua ruajë raportet me të dhe do t’ju japë një vlerësim më të madh tek njerëzit e dashur. Mund të mos e kuptoni, por ka qenë sakrificë t’ju jepet një hua.
Ujori- 21.01-20.02
Mos i ngatërroni vlerën personale me titullin e punës. Edhe nëse jeni në krye të një departamenti të rëndësishëm, prapë mund të zëvendësoheni. Kompanitë shkojnë e vijnë, por ju do të mbeteni në esencë të njëjtë. Nëse keni dalë nga kontaktet me miqtë e familjet, rishikoni këtë situatë. Mos e kaloni secilin moment në punë. Ndani kohë për të caktuar dreka, darka dhe të shijoni shëtitje me të afërmit e të dashurit tuaj.
Peshqit- 21.02-20.03
Besimet ekstreme do t’jua limitojnë mundësitë për avancim. Mos kërkoni të bashkëpunoni me njerëz që ndajnë besimet tuaja. Shumë më mirë është të bashkoheni me ata që kanë vlera e qëllime të tjera. Një bashkëpunim i tillë do të jetë produktiv dhe do të minimizojë dallimet e mundshme mes jush. Ka shumë mundësi që do të bëheni më zemërgjerë për shkak të kësaj lidhjeje.