Horoskopi i datës 27 maj 2018

Dashi

Sot do fryje edhe erë e ngrohtë edhe e ftohtë për ju. Mund të keni kundërshtime të njëpasnjëshme me ata që ju rrethojnë dhe vështirë se mund t’i kuptoni gabimet. Nëse keni një lidhje duhet patjetër të dyfishoni energjinë për të bërë më të mirën. Nëse vetëm debatoni me partnerin ose nëse e lini shumë pas dore atë gjërat do marrin tatëpjetën dalëngadalë. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndryshime në jetën tuaj, por një person nuk do ju shqitet derisa t’iu bëjë për vete. Në punë me shumë gjasë do ndërmerrni edhe disa rreziqe për të treguar sesa vleni. Çuditërisht disa kolegë do ju mbështesin fort. Financat do fillojnë të dobësohen pas mesditës.

Demi

Hëna dhe Urani do jenë kundërshtare të njëra tjetrës sot prandaj mund të kaloni një ditë të mbushur me shqetësime dhe stres. Nëse e keni tashmë një lidhje do i merrni shumë seriozisht ato që do ju thitë partneri dhe mund të mërziteni. Ka mundësi që t’i dramatizoni edhe gjërat me elementare. Ju beqarët do e mbroni veten nga personat që do ju vijnë rrotull dhe me dëshirë do refuzoni mundësi të shkëlqyera. Do vijë shpejt koha kur do pendoheni për këto që keni bërë. Në punë gjërat nuk do ju ecin aq mirë sa i kishit menduar, megjithatë mos ja hidhni gjithë fajin vetes. Në planin financiar d ju lindin ide nga më të ndryshmet për të përmirësuar gjendjen dhe ka rrezik të bëni edhe gabime.

Binjakët

Morali nuk do jetë në pikun e tij sot dhe herë pas here do bini në trishtim. Për ju të dashuruarit nuk do mundojnë edhe debatet e forta. Do keni dyshim për çdo gjë dhe do ja merrni frymën atij që keni në krah. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin aq më mirë do jetë për ju. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm dhe kjo gjë do ju trishtojë pamasë. Në punë do e keni të vështirë t’iu jepni drejtim gjërave dhe do mbeteni shume mbrapa. Mund të hasni edhe pengesa nga disa kolegë zemër gur. Financat do fillojnë të dobësohen për shkak të shpenzimeve të palogjikuara që do kryeni.

Gaforrja

Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shumë personalisht. Nëse jeni në një lidhje bëni të pamundurën për të shmangur tensionin dhe hapni rrugë sa më tepër. Po u treguat kokëfortë vetëm sa do i përkeqësoni gjërat dhe do vuani vetë. Nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak, as sot nuk do ndodhë ndonjë mrekulli. Do keni njohje të reja, por askush nuk do ua mbushë mendjen. Në punë nuk do doni t’iu bini në qafë të tjerëve dhe as të përfitoni nga dobësitë e disa kolegëve. Në fakt këto do jenë gabime që do ju lënë mbrapa. Për shkak të disa borxheve të marra më parë apo të disa faturave të papaguara financat do dobësohen goxha.

Luani

Yjet do ju krijojnë mundësinë për të komunikuar më mirë me të gjithë sot dhe për të dhënë mesazhet e duhura. Jeta sociale do jetë edhe më intensive sot. Për ju që jeni në një lidhje marrëdhënia me partnerin ka për të qenë fantastike. Do dini si ta surprizoni njëri-tjetrin, s ta përkëdhelni dhe si ta bëni të ndihet më mirë se kurdoherë. Pasioni do mbizotërojë gjithë kohës. Edhe ju beqarët do kaloni momente të bukura pas disa njohjeve të nxitura nga miqtë. Në punë do merreni vesh më mirë me kolegët dhe duke bashkëpunuar do i arrini të gjitha objektivat. Buxhetin vështirë se do ta menaxhoni si duhet, por gjithsesi tani për tani paratë do jenë të mjaftueshme.

Virgjëresha

Sot nuk do keni dëshirë të bëni asgjë e për më tepër në punë. Do doni të qëndroni pushim dhe të qetësoheni. Nëse jeni në një lidhje do i sugjeroni partnerit të qëndroni në shtëpi, larg zhurmave dhe lart njerëzve të tjerë. Për fat ai do ua bëjë qejfin dhe do kaloni momente shumë të ngrohta. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të njiheni me persona të rinj dhe nuk do i bezdisë aspak vetmia. Në unë do i merrni gjërat me përtesë dhe mesi do bëni ndonjë gjë të vogël. Mundet të merrni edhe ndonjë kritikë nga shefat. Sipas Dritare.net, gjendja e financave për fat do jetë e mirë.

LEXO DHE :  Manastirliu: 480 mijë qytetarë shërbim me standarde në 80 qendrat shëndetësore që rehabilitohen këtë vit

Peshorja

Disa probleme profesionale apo familjare do ju mërzitin shumë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje ka rrezik të filloni të largoheni nga njëri-tjetri. Do debatoni për gjithçka sa herë të jeni pranë dhe do preferoni të mos takoheni shpesh. Mesa duket gjërat mes jush po marrin tatëpjetën. Ju beqarët nuk do jeni aspak të hapur dhe të gatshëm për të njohur persona të rinj kështu që nuk keni si ta ndryshoni statusin. Në punë do merrni përgjigje negative për kërkesat e bëra dhe mund ta humbisni plotësisht besimin se një ditë gjërat do rregullohen. Si do jenë paratë? As kjo fushe nuk do bëjë përjashtim nga të tjerat sot, kështu që përgatituni për vështirësi.

Akrepi

Kjo e sotmja do jetë një ditë shumë e mirë sidomos nëse punoni në fushën e tregtisë. Intuita do ju çojë përherë në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do eksperimentoni sot vetëm për ta bërë partnerin të ndihet sa më mirë. Nuk do mungojnë as momentet romantike së bashku. Ajo që ju as ju ka shkuar nëpër mend është një surprizë që do ju vijë nga i dashuri i zemrën në një mjedis të hapur. Ju beqarët duhet ta largoni frikën sot nëse duan të gjejnë personin e tyre ideal. Në punë do tentoni të provoni edhe projekte të reja dhe në fakt do bëni shumë mirë. Në gjithçka do keni sukses. Me shpenzimet duhet thjesht të jeni më të matur dhe gjendja e financave do mbetet e mirë.

Shigjetari

Yjet do ju japin më shumë vullnet gjatë kësaj dite dhe askush nuk do ju ndalë dot. Askush nuk do arrijë tua ndryshojë mendimet që keni për diçka. Ju të dashuruarit do bëni, por edhe do merrni deklarata të forta që do ua ngrenë zemrën peshë. Mbrëmja ka për të qenë fantastike dhe e mbushur me pasion të zjarrtë. Ju beqarët më në fund do e gjeni personin më të përshtatshëm që do ua ndryshojë statusin dhe jetën në tërësi. Në punë do dini si të veproni kurdoherë dhe nuk do keni besim të verbër tek kolegët. Kjo gjë do shmangë edhe zhgënjimet. Me menaxhimin e financave do merrni akoma më shumë kështu që gjendja nuk do ketë probleme.

Bricjapi

Dita e sotme nuk do jetë shumë e keqe, por në përgjithësi gjërat nuk do ecin si duhet. Ju të dashuruarit do kapeni edhe për gjëra të vogla me partnerin dhe nuk do hapni rrugë për asnjë moment. Shpirti romantik do mungojë plotësisht dhe në shumë momente do ndiheni bosh. Gabime do keni si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Ju beqarëve do ju mungojë besimi tek vetja dhe nuk do guxoni as të joshni. Në punë, nevoja për perfeksion do ju bëjë të keni frikë të hidhni hapa. Po pritët vetëm ndihmën e të tjerëve nuk do shkoni askund. Financat do jenë të kënaqshme, por ju do ju mungojë sensi i organizimit.

Ujori

Sot do e keni të vështirë të pranoni indiferencën e të tjerëve për propozimet që do bëni dhe do mërziteni kur t’iu kundërshtojnë. Në shumë momente edhe mund të irritoheni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj nuk do ecë mirë. Mungesa e komunikimit do çojë në mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të princit të kaltër, por pa asnjë rezultat. Në punë asgjë nuk do ju ecë sipas planeve. Shefat nuk do ua pranojnë propozimet dhe do ndiheni si të mbërthyer. Kujdes me inatin dhe acarimin sepse askush nuk do ju durojë. Nëse keni për të kryer shpenzime bëni llogari para se të nxirrni paratë pasi gjendja nuk do jetë e mirë.

Peshqit

Kjo dt do jetë disi më e qetë dhe më pozitive për ju. Maturia dhe instinkti do ju ndihmojnë mjaft. Nëse jeni në një lidhje do jeni në të njëjtën mendje me partnerin dhe do bëni gjithçka që ta largoni sa më parë rutinën. Venusi do ju mbështesë për çdo hap që do mendoni të hidhni dhe gjithçka do ju ecë si e keni dëshiruar. Ju beqarët do keni njohje të reja, por duhet të gjeni mënyrën e duhur për të flirtuar me dikë. Po u nxituat mund të gaboni. Në punë sado të vështirë t’i keni projektet, duke reflektuar dhe duke marrë informacione, do ja dilni mbanë. Në planin financiar përgatituni për përmirësim të gjendjes./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.