Horoskopi i datës 27 korrik 2017

po ua vështirëson që t’i kushtoni vëmendje të dashurit tuaj.

Demi

21.04-20.05

Kujdesi për trupin, shëndetin dhe pamjen duhet të jetë në rend të parë. Kohëve të fundit, nuk u keni kushtuar rëndësi disa gjërave. Mbingarkesat në ushqim dhe pijet e tepruara po ju bëjnë të pamundshme të ballafaqoheni me disa sfida. Punët nuk do të shkojnë mirë as kur të keni shansin të takoni dikë të veçantë. Do të ishte turp nëse e dëshpëroni atë person në vend se t’i lini një përshtypje të mirë.

Binjakët

21.05-20.06

Mos i lejoni që krenaria të ndërhyjë në lidhjen tuaj intime. Është keq të lini anash një person që ka aq shumë ndikim në ju. Nganjëherë ndiheni se kur jeni me të dashurin nuk e përdorni aspak trurin. Jeni një person shumë i arsyeshëm, kështu që kur dikush përpiqet t’jua plotësojë dëshirat seksuale, ju duket sikur po hyni në një zonë të rrezikshme. Megjithatë, kjo mund të jetë diçka e mirë. Jeni lodhur duke kërkuar siguri në dashuri. Nganjëherë është mirë që t’u dorëzoheni emocioneve për të përjetuar kënaqësitë e jetës.

Gaforrja

21.06-20.07

Pritjet joreale janë duke ju krijuar probleme në sferën private. Me kalimin e kohës, familja juaj ka krijuar besim në lidhjen tënde. Këto bindje të njerëzve po ju bëjnë presion. Tani që jeni më të rritur, jeni më realist dhe e dini se çka ju duhet për të qenë të lumtur. Është e rëndësishme për ju të gjeni dikë që është i aftë dhe i ndjeshëm. Nëse e bëni të kundërtën, do të zhgënjeheni shumë. Keni personalitet shumë të fuqishëm dhe kjo do të ndikojë edhe në personin që doni ta përvetësoni.

Luani

21.07-20.08

Rezistoni provokimeve të një kolegu misterioz. Duket sikur ai po kërkon që të krijojë konflikte. Sa më shumë energji që shpenzoni për këtë person problematik, aq më të frustruar do të bëheni. Jeni tip optimist që fitoni simpatinë e të gjithëve. Për fat të keq, ka disa njerëz që po provojnë të ju shkaktojnë telashe. Por mos bini pre e provokimeve të tyre.

Virgjëresha

21.08-20.09

Theksi i tepruar në sigurinë materiale është duke ua bërë jetën e tmerrshme. Kohët e vështira nuk zgjasin përgjithmonë. Kur përballeni me sfida duhet të bëni një zgjedhje duke vlerësuar se cila është më e mira për ju. Duke u fokusuar në financa mund të humbni një mundësi romantike. Mund të kaloni kohë të mrekullueshme me dikë që ndan dashuri për ju. Ju të dy mund të kaloni shumë kohë të mirë së bashku.

Peshorja

21.09-20.10

Është e vështirë për ju të bëheni i sigurt kur jeni tip aq i vrazhdët. Megjithatë, është koha kur duhet të ecni përpara pa e çuar kokën lart. Nëse nuk e bëni këtë, do të humbni rastin për lumturi. Një shtëpi shumë e bukur mund të bëhet juaja, nëse arrini të bindni një tregtar. Jeni tip që dini si të komunikoni dhe asnjëherë nuk i neglizhoni mundësitë e mira.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 12 dhjetor 2018

Akrepi

21.10-20.11

Rezistoni dëshirës për t’i ikur realitetit, sepse keni shumë nevojë që të jeni vetvetja. Duke nënshkruar një kontratë pa e lexuar fare mund t’i shkaktoni telashe të mëdha vetes. Është më mirë të prisni disa ditë para se të bëni ndonjë marrëveshje formale. Nëse e shtyni vendimin për marrëveshje do t’i bëni nervozë pjesën tjetër të ekipit, por kjo do t’ju ndihmojë që të arrini një marrëveshje më të fortë. Vonesat e transportit dhe dështimet mekanike do t’ ju detyrojnë t’i shtyni disa plane.

Shigjetari

21.11-20.12

Mos merrni vendime të nxituara sidomos kur bëhet fjalë për financat. Duke pasur së paku dy burime të të ardhurave do të mbroheni nga varfëria. Këto ditë, ekonomia është në krizë dhe nuk mund të gjeni ndonjë punë ku përfitoni lehtë. Dikush do t’ ju ndihmojë që të fitoni vëmendje. Por keni kujdes të mos bini në kurthe. Megjithëse duket se është punë e mirë, duhet të mendoni mirë para se të arrini marrëveshje.

Bricjapi

21.12-20.01

Do ta keni të vështirë të ruani profesionalizimin kur është fjala për një punëdhënës të pavendosur. Për një moment ai ju thotë se duhet të silleni në një mënyrë, ndërsa tjetri ju jep instruksione krejtësisht tjera. Kjo do t’ ju shkaktojë mjaft telashe. Por kujdes se si silleni, sepse ka shumë mundësi që nga kjo situatë ju të bini si person që po kërkon telashe. Nëse jepni më të mirën për një situatë të vështirë do të gjeni një pozitë më të përshtatshme. Është vetëm çështje durimi.

Ujori

21.01-20.02

Megjithëse jeni të nxitur të provoni diçka të re, do të detyroheni të silleni si gjithmonë. Kjo është shumë frustruese për një person aventurier si ti. Keni mjaft kohë për të eksploruar gjëra të reja. Për fat të keq, një frikë e thellë po ju pengon të rrezikoni. Keni frikë të dukeni budalla në sy të njerëzve të cilët kanë dëshirë t’ju përqeshin dhe në të cilët nuk keni besim. Miqtë dhe të afërmit po ju mbështesin mjaft, por mund të ndjeni se keni shumë më shumë nevojë sesa kaq.

Peshqit

21.02-20.03

Do ta keni të pamundshme të mbani një sekret për një kohë të gjatë. Një mik i besueshëm që e ka pasur privilegjin ta ketë këtë informatë, do të fillojë të shpërndajë thashetheme. Do të ndiheni të tradhtuar me të drejtë. Megjithatë. Do të ishte turp t’i jepni fund një miqësie vetëm për shkak të një gabimi të tillë. Miku juaj nuk ka menduar t’ju lëndojë. Përveç kësaj, është mirë që më në fund e vërteta ka dalë në shesh. Jeni lodhur duke u shtirur dikush që nuk jeni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.