Horoskopi i datës 26 maj 2018

Dashi

Sot do jeni në humor më të mirë dhe të gatshëm t’i dëgjoni me kujdes ato që kanë për të thënë të tjerët. Nëse keni një lidhje qëndroni sa më gjatë me partnerin dhe shpjegojini atij çdo gjë që dëshiron të dijë. Në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ngrohet edhe më tepër. Bëni pak kujdes edhe me anën tuaj autoritare që të mos keni debate. Nëse ende jeni beqarë, sot do i keni idetë më të qarta dhe do arrini ta sillni situatën në favorin tuaj. Punën do e bëni me shumë pasion dhe do ndërmerrni edhe iniciativa. Komunikimi do jetë një mënyrë e mirë për të ecur edhe më përpara. Shpenzimet ka mundësi t’i bëni pa i kontrolluar dhe do fillojnë problemet.

Demi

Ka mundësi që sot ta keni disi të vështirë për t’i shprehur idetë dhe kjo do bëjë të mbeteni goxha mbrapa. Nëse keni një lidhje shpesh mund të debatoni me partnerin tuaj sepse do thoni gjëra të pamenduara mirë. Në mbrëmje lidhja juaj do vihet në pikëpyetje. Ju beqaret nuk duhet të këmbëngulni shumë për ta bërë për vete dikë sepse po e tepruar mund ta largoni më shumë sesa ta afroni. Në punë do keni ide të mira, por nuk do i vini dot në zbatim. Ky do jetë problemi juaj më i madh që do ju lërë mbrapa. Sipas Dritare.net, për financat do keni ndihmën e miqve dhe të afërmve. Ata do ju nxisin të tregoheni edhe më të kursyer.

Binjakët

Ka shumë mundësi që sot të keni arritje në jetën tuaj në tërësi, përveç dashurisë që herë pas here mund të përballen me disa vështirësi. Nëse keni një lidhje nuk i i kushtoni rëndësinë ë duhur partnerit dhe do e lini vetëm atë në momentet që ka më shumë nevojë për ju. Kjo do e ftohë marrëdhënien mes jush dhe gjithçka për fajin tuaj. Ju beqarët mund të rivendosni kontakte me një ish-in tuaj dhe do mendoni të riktheheni me të. Në planin financiar, Jupiteri do jetë planeti me më shumë fat. Ai do ju bëjë më të logjikshëm dhe më këmbëngulës. Për ju nuk do jetë asgjë të pamundur sot. Edhe financat do kenë përmirësime të njëpasnjëshme.

Gaforrja

Dita e sotme nuk do jetë e shkëlqyer për ju. Herë pas here do keni edhe konflikte dhe do ndiheni të mërzitur. Ju të dashuruarit nuk do ju pëlqejë aspak monotonia e marrëdhënies që keni ndërtuar dhe ka rrezik të vendosni t’i riktheheni lirisë së dikurshme. Kujdes! Gjërat nuk kanë për të qenë aq të lehta sepse partneri nuk do e pranojë këtë. Ju beqarët do merrni vetëm disa premtime dhe asgjë më shumë sesa aq. Në punë jo se do keni shumë vështirësi, por posti që iu është dhënë nuk do ju pëlqejë dhe nuk do ju bëjë të ndiheni mirë. Për financat do jetë një ditë shume e zakonshme.

Luani

Marsi do ju bëjë më autoritarë sot. Do doni gjithë kohës që të tjerët t’iu dëgjojnë dhe të bëjnë atë që thoni ju. Në fakt asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Nëse keni një lidhje dhe doni që marrëdhënia juaj të mbetet e kënaqshme duhet të tregoheni sa më të sinqertë dhe diplomatë me partnerin. Ju beqarët nuk do jeni me fat sot sado që të përpiqeni e sado të joshni. Prisni edhe pak kohë sepse asgjë nuk mund të bëhet me zor. Sipas Dritare.net, në punë do zbatoni urdhrat dhe do ecni sipas planeve që keni bërë. Me disa kolegë do keni fërkime, por nuk do ndodhë asgjë alarmante. Menaxhimi financiar do jetë korrekt dhe kjo do shmangë problemet.

Virgjëresha

Mërkuri dhe Plutoni do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe më të mençur. Nuk keni për të pasur as debate me kolegët. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni fare mirë se rutina mund t’ua shkatërrojë çdo gjë të bukur që keni ndërtuar deri më sot dhe do bëni të pamundurën për ta ndryshuar atë. Miqtë e ngushtë do iu japin edhe disa ide origjinale. Ju beqarët nuk duhet ta lëshoni veten para çdokujt që do iu joshë, por duhet të ecni me llogari. Priten edhe mundësi të mira sot. Në punë do riorganizoheni dhe do mundoheni të ndreqni të gjitha gabimet që keni bërë më parë. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe nuk do bëni gabime.

Peshorja

Sektori i financave do ju sjellë kënaqësi pafund gjatë kësaj dite dhe do ua largojë edhe trishtimin nga disa probleme dashurie. Mund të shpenzoni edhe më shumë vetëm për qejfin tuaj. Nëse jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë ashtu si ju keni dashur, përkundrazi në shumë momente do keni debate të forta dhe do thoni gjëra që nuk duhet t’i thoshit kurrë. Nëse jeni beqarë do jeni të paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do vendosni dot të hidhni hapa. Në punë do jeni të përqendruar dhe gati të bëni edhe sakrifica për të arritur më të mirën e mundshme. Për ju nuk do ketë gjëra të pamundura dhe do iu tregoni të gjithëve sa shumë vleni.

LEXO DHE :  Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin Skënderbej

Akrepi

Edhe pse atmosfera do jetë goxha e turbullt sot ju do mundoheni të mos e lëshoni veten dhe ta merrni çdo gjë me optimizëm. Nëse jeni në një lidhje do mendoni të bëni gjëra interesante që të shtohen disi emocionet. Edhe për ata që kanë pasur shumë probleme do rivijë qetësia. Ju beqarët, por nuk  treguat të hapur, nuk keni për ta ndryshuar as sot statusin. Mos prisni që dikush t’ua servirë princin e kaltër në pjatë të argjendte. Në punë asgjë nuk ka për të qenë e lehtë, por gjithsesi duhet të bëni njëherë përpjekje. Financat nuk do jenë të këqija, por nga frika mos abuzoni, do mundoheni ta kufizoni sa  më shumë veten.

Shigjetari

Marsi dhe Dielli do ju bëjnë edhe më bindës kështu që nëse keni çështje për të negociuar apo vendime për të marrë, bëjeni sot. Ju të dashuruarit do doni të bëni gjëra sa më interesantë dhe ndryshe nga të zakonshëm. Vetëm në këtë mënyrë emocionet tuaja do shtohen dhe partneri do ribjerë kokë e këmbë ne dashuri me ju. Nga emocionet ai mund t’iu bëjë edhe propozimin e madh. Sipas Dritare.net, ju beqarët ndryshe nga sa mendonit nuk do merrni refuzime sot, përkundrazi e gjithë bota do ju duket rozë brenda disa minutave. Në punë do investoni gjithçka nga vetja për të arritur sa më lart dhe do ja dilni. Edhe paratë do mbeten ne gjendje shumë të mirë.

Bricjapi

Hëna dhe Venusi nuk do bashkëpunojnë sot për ta bërë jetën tuaj më të bukur kështu që përgatituni për vështirësi. Do hezitoni të hidhni hapa dhe mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse keni një lidhje kujdes me kërkesat që do bëni dhe me fjalët që do thoni pasi partneri nuk do jetë në humorin e duhur. Çastet romantike thuajse do mungojnë plotësisht. Ju beqarët do jeni aq të pabindur për hapat që duhet të hidhni saqë do lini një takim me dikë dhe në momentin e fundit nuk do shkoni. Në punë nuk duhet të kërkoni rritje page sot sepse nuk është momenti i duhur. Për më tepër ju nuk do i arrini as objektivat që iu janë dhënë. Për të përmirësuar financat mos u fiksoni tek lotaritë.

Ujori

Ditë e suksesshme ka për të qenë kjo e sotmja. Do arrini të bëni të gjitha ndryshimet e  nevojshme e më pas do merrni frymë lirisht. Yjet do ju mbështesin gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin për të shkuarën e për të ardhmen. Do i pranoni edhe gabimet dhe do ndiheni gati të bëni ndryshimet e nevojshme. Ju beqarët do takoni persona të sinqertë me të cilët do afroheni goxha. Në punë do filloni projekte edhe më gjigande. Nuk do keni aspak frikë sot të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik të vogël për të hedhur hapa të mëdha. Financat do jetë të mira dhe do jeni të qetë edhe në këtë plan.

Peshqit

Do hezitoni të hidhni hapa gjatë kësaj dite dhe gjërat nuk do ju ecin ashtu si i kishit ëndërruar. Ju të dashuruarit duhet të gjeni mënyrat e duhura për t’i shprehur edhe më tepër ndjenjat sot sepse duke mos e bërë këtë gjë do lini shtigje që partneri të largohet. Merrni masa sa pa qenë shumë vonë. Ju beqarët do keni një ditë përgjithësisht pozitive. Do i shfrytëzoni ftesat që do ju bëhet vetëm se duhet të jeni paksa më të duruar që të mos lëndoheni. Në punë jo çdo gjë do ju ecë sipas parashikimeve sepse kolegët do i keni kundra. Flisni me shefat nëse keni ndonjë gjë të paqartë. Buxheti do mbetet i normalizuar, por mirë është që të mos filloni që sot të bëni shpenzime të mëdha./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.