Horoskopi i datës 25 shtator 2018

Dashi

Hëna  dhe Jupiteri do ju bëjnë me kreativë sot. Do keni më shumë nevojë  të qeshni e të argëtoheni dhe për t’u përmbushur plotësisht do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë. Nëse keni një lidhje do jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë më e mirë. Nëse jeni beqarë do dashuroheni kokë e këmbë me një person që sapo e keni njohur dhe do filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë duhet ta shtoni pak ritmin sepse po vazhduar si keni nisur nuk do e përfundoni atë që synoni. Në planin financiar gjendja do fillojë të përmirësohet dalëngadalë dhe nuk do keni aspak probleme për të kryer çdo lloj shpenzimi të menduar.

Demi

Me ardhjen e Diellit në qiellin tuaj, do jeni më në humor dhe më të gatshëm për të bërë lëshime. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do thellohet edhe më shumë dhe do e keni më të lehtë të flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t’i lini mënjanë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do ndiheni gjatë gjithë kohës të dëshiruar nga të tjerët dhe do e fillojnë menjëherë një lidhje. Në punë herë pas here do përtoni të hidhni hapa, por do i jepni kurajë vetes dhe do bëni atë që duhet. Perspektivat janë goxha më të mira sesa mendonit. Në planin financiar do keni probleme të njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.

Binjakët

Mërkuri dhe Marsi do ju japin forcë për të treguar atë që doni dhe për të përballuar çdo gjë me sukses. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë të kënaqshme dhe pa probleme. Dashurohuni ashtu si ta mendoni se është më mirë. Për juve që jeni vetëm priten takime  të rëndësishme. Ka mundësi që gjithçka të ndryshoje njëherë e mirë dhe zemra do ndihet e plotësuar. Në punë do jetë Jupiteri ai që do ju bëjë më të guximshëm dhe më kompetentë. Gjërat do ju shkojnë edhe më mirë nga sa kishit menduar. Saturni do ju ndihmojë në planin financiar dhe do e rigjeni ekuilibrin e munguar. Tashme do ndiheni më të qetë se më parë.

Gaforrja

Dielli do ju bëjë më autoritarë gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund ta teproni me disa gjëra. Dijeni se po vazhduat kështu vetëm sa do i hapni telashe vetes. Nëse keni një lidhje duhet me çdo kusht të shmangni konfliktet në çift. Nëse e shihni që situata fillon të acarohet më mirë ikni dhe qëndroni pak kohë larg. Nëse jeni beqarë do përfitoni pafund nga liria që keni dhe as që do e keni të nevojshme një lidhje. Në punë gjërat kanë për t’iu ecur më së miri edhe pse të shumtë do jene personat që do mundohen t’iu prishin planet. Në planin financiar nuk do ndikojë asnjë planet prandaj gjendja do mbetet e mirë.

Luani

Bujaria juaj do jetë edhe më e madhe gjatë kësaj dite kështu që priten t’iu ndodhin vetëm gjëra pozitive. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin dhe nuk do ngurroni të bëni edhe disa lëshime më shumë. Emocionet do shumëfishohen dhe do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do jeni gati ta pranoni propozimin e dikujt dhe do filloni një lidhje serioze. Në punë do mërziteni shpesh sepse jo të gjitha planet do realizohet pikë për pikë. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Lërini për më vonë disa investime dhe mos shpenzoni shuma të mëdha.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe të matur në çdo moment. Ju që keni një lidhje do ndiheni shumë mirë pranë personit që dashuroni dhe marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Do shkëmbeni me të çdo ide apo mendim. Ju beqarët do e gjeni më në fund personin ideal dhe do filloni me të një lidhje serioze. Në punë duhet të jeni më të organizuar dhe të matur. Nga ana tjetër nëse dikush ofrohet t’iu ndihmojë pranojeni ndihmën sepse do jetë në të mirën tuaj. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Jo vetëm që do kryeni investimet e nevojshme, por do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

LEXO DHE :  Profesori: Si bëhet korrupsioni në arsimin e lartë!

Peshorja

Gjatë ditës së sotme do reflektoni shumë herë para se të veproni dhe çdo hap do hidhet i mirëmenduar. Jeta ne çift do vazhdoje te ece me se miri gjate gjithë kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat apo problem me partnerin dhe do filloni ta shohin me një sy tjetër te ardhmen. Beqaret do jene me shume se kurrë kureshtare dhe do dëshironi të provojnë emocione të reja. Sipas Dritare.net, në punë nuk do ju mungojë motivimi, megjithatë nuk mund të thuhet se nuk do ju dalin pengesa dhe vështirësi sot. Marsi do sjellë goxha probleme financiare. Merrni masa sa më shpejt sepse gjendja do jetë vërtet e vështirë.

Akrepi

Ka ardhur koha të kënaqni veten sot. Dëgjoni vetëm zemrën dhe mos mendoni për asnjë gjë tjetër. Për ju që jeni në një lidhje gjithçka do ndodhë si me magji dhe emocionet e kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Ju beqarët do ndihmoheni nga Jupiteri dhe do afroheni më tepër pranë personit që pëlqeni. Tashmë do e keni më të lehtë t’ia shprehin ndjenjat atij në një mënyrë të veçante. Në punë do keni një marrëdhënie të shkëlqyer me kolegët dhe shefat dhe do e bëni detyrën me më shumë qejf. Financat do varen nga ju. Po shpenzuat shuma të konsiderueshme menjëherë do përballeni me vështirësi pa fund.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite duhet të jeni të përgatitur për çdo gjë sepse jo të gjitha gjërat mund të parashikohen paraprakisht. Jeta juaj në çift do ketë ndikim shumë të madh nga planetët. Herë do jeni në humor të mire dhe herë do konfliktoheni për gjëra të kota me partnerin. Nëse jeni beqarë do flirtoni gjithë kohës me disa persona që në fakt nuk ja vlejnë. Kujdes mos bëni gabime. Nëse jeni në një punë tuajën dhe jeni vetë shefi, mirë është që të reflektoni para se të merrni vendime. Nëse punoni në një kompani private nuk do keni vështirësi. Financat menaxhojini me përkujdes në mënyrë që gjithçka të ecë më së miri.

Bricjapi

Fati nuk do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra do ju ecin keq. Për ju që keni një lidhje, ndikimi i yjeve do jetë shumë negativ. Për këtë arsye do lindin debate dhe mosmarrëveshje të pashpjegueshme në çdo moment. Ju beqarët nuk do mundin dot të përfitoni nga ftesat që do ju bëhen dhe do mbeteni sërish me të njëjtin status. Në punë sado të mundoheni të ecni përpara do ketë diçka që do ju pengojë. Qëndroni për pak minuta në qetësi, reflektoni dhe më pas vendosni çfarë do bëni. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, por mundohuni sa të mundni të ruani qëndrueshmërinë.

Ujori

Gjatë kësaj dite do mundoheni gjithë kohës t’ua hidhni fajin të tjerëve në rastet kur gjërat nuk do ecin mirë dhe ky do jetë një problem vërtet i madh. Për ju që keni një lidhje kjo e do jetë një dite tejet e vështirë. Nuk do merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe mund të debatoni ashpër. Nëse jeni beqarë do keni mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë yjet ju sugjerojnë të punoni më shumë në ekip për të arritur atje ku mendoni. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes. Nuk do kryeni aspak investime të panevojshme të cilat do mund ta tronditnin situatën.

Peshqit

Keni kohë që ëndërroni të keni një ditë saqë më të qetë dhe pa problemë, por për fat të keq kjo nuk ka për të ndodhur as sot. Mundohuni të jeni sa më të duruar me çdo gjë. Nëse keni një lidhje do keni goxha probleme. Do jeni të dy kokëfortë dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Nëse jeni ende beqarë do keni shumë fat dhe do e gjeni personin që do ju përshtatet më së miri. Mbrëmja do jetë e veçantë dhe mjaft emocionuese. Në punë do keni rivalitet të d\fortë dhe kjo gjë do ju bëjë të dorëzoheni shpejt. Me financat mundohuni të tregoheni të kujdesshëm sepse gjendja në një moment mund t’iu dalë jashtë kontrollit. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.