Prioriteti juaj i parë është të mbushni disa zbrazëti. Do të mund të jetë e nevojshme të trajnoheni në ndonjë kolegj. Ideja e vënies në funksion të një plani të gjatë është paksa frikësuese. Zakonisht preferoni të jeni të lirë nga obligimet. Por aktualisht, nuk është e mundur. Nëse do të vazhdoni përpara duhet të vazhdoni në të njëjtin vend edhe për të ardhmen e paparashikueshme.
Demi- 21.04-20.05
Është kritike të vini kontroll mbi financat tuaja. Nëse keni hyrë në kredi, e keni mundësinë ta paguani. Kontaktojeni ndonjë menaxher parash që mund t’ju japë këshilla sesi të konsolidoni huat dhe t’i bëni pagesat mujore. Negocioni për çmime më të ulëta ose eliminojeni shkallën e interesit. Ditëve të fundit, ka pasur shumë të interesuar për rimbursim sesa për ndonjë profit në kredi të tjera.
Binjakët- 21.05-20.06
Lidhja me partnerin ka rëndësi të madhe në jetën tuaj. Është rasti ideal të nënshkruani ndonjë kontratë, të martoheni ose të krijoni ndonjë bashkëpunim. Është më mirë kur mendojnë dy njerëz sesa vetëm një. Keni tendencë të merrni kontrollin mbi lidhjet serioze. Një person me të cilin keni hyrë në obligime do të kërkojë që të bëheni më të durueshëm. mësoni të qëndroni më konstant sepse është e rëndësishme për lumturinë tuaj.
Gaforrja- 21.06-20.07
Është kritike të thjeshtësoni pak jetën. Jeni lodhur duke u mposhtur. Pastrojeni shtëpinë dhe punoni në disa vende të caktuara. Nëse jeni të mbingarkuar, bëjeni një listë dhe kërkoni ndihmën e një miku që është shenjë e virgjëreshës. Miku juaj do t’ju ndihmojë të ndani të mirën nga mbeturinat. Ndani të gjitha gjërat në disa kategori: ato që doni t’i gjuani dhe ato që doni t’i shisni. Do të jetë lehtësuese të bëni këtë klasifikim.
Luani- 21.07-20.08
Është e rëndësishme të zhvilloni një talent të papërpunuar. Jeni të bekuar me aftësi të rëndësishme artistike. Përveç nëse ushtroni për çdo ditë në punëdore, ndryshe nuk do të mund të kanalizoni gjithë potencialin që keni. Do të përfitoni duke zhvilluar anën artistike. Është e vështirë për një person krenar si ju të varet nga dikush tjetër, por nuk duhet as ta provoni. Është më lehtë të mësoni vetë.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Në vend se të vareni nga mbështetja e të tjerëve, duhet të mësoni të kujdeseni për veten. Nëse kjo nënkupton se duhet t’i jepni fund një lidhjeje, bëjeni. Një i afërm që gjithmonë ka krijuar dramë duhet të mbahet nën kontroll. Sa më shpejt që ndaleni e nuk i përgjigjeni dëshirës së tij për vëmendje, aq më lehtë do të ndiheni. Jeni person që keni dëshirë t’i ndihmoni ata që kanë nevojë dhe kjo ka ndikuar që ai të përfitojë nga ju.
Peshorja- 21.09-20.10
Jeni bekuar me aftësi komunikuese superiore. Shfrytëzojini këto për të arritur qëllimet profesionale. Megjithëse talenti juaj natyral është mbresëlënës, nuk do të mjaftojë që të zhvilloni karrierën e dëshiruar. Merrni ndonjë certifikatë apo licencë që të përmirësoni mundësitë e punësimit. Shkoni në ndonjë kurs. Do të befasoheni kur të zbuloni talente të fshehura. Do të jetë ndihmë e madhe të keni mësues.
Akrepi- 21.10-20.11
Keni telashe me paratë por kjo s’do të ju pengojë, për fat të mirë. Gjithmonë keni pasur shumë burime të ndryshme të të ardhurave dhe nuk keni nevojë për para që të kaloni mirë. Përfitoni nga rasti të shikoni programe gratis në biblioteka. Merruni me një hobi që s’kërkon materiale të shtrenjta. Po ashtu praktikoni më shumë aftësitë e gatimit.
Shigjetari- 21.11-20.12
Duhet të tregoheni më të vëmendshëm. Megjithëse gjithmonë jeni mburrur që jeni shpirt i lirë, keni pasur përkrahje të fortë nga miqtë dhe familjarët. Këta përkrahës nuk do të jenë më në dispozicionin tuaj siç kanë qenë. Mos e merrni si diçka personale. Mund të mësoni të shijoni vetminë. Kjo mund të jetë e vështirë për një person si ju. Por jepni vetes kohë të kultivoni edhe interesa të reja.
Bricjapi- 21.12-20.01
Një person pragmatist si ju preferon të mbështetet në fakte dhe dëshmi kur merr vendime. Databaza për të cilën keni nevojë nuk do të jetë në dispozicion dhe kjo do t’ju detyrojë të mbështeteni në intuitën tuaj. Duhet të ndiqni më shumë instinktin. Kthejeni vëmendjen te sinjalet e trupit. Stomaku do t’ju udhëzojë se në cilin drejtim duhet të shkoni. Kur është fjala për gjëra të dhimbshme, duhet të ndërroni fushën.
Ujori- 21.01-20.02
Do të viheni në krye të një grupi dhe kjo është paksa frikësuese. Keni frikë se mund të bëni ndonjë lëvizje të gabuar. Kur punoni në mënyrë të pavarur, ju jeni i vetmi person që duhet të përballeni me pasojat e veprimeve e tua. Por nuk është më njësoj, kur njerëzit janë duke u varur prej jush. Bëjeni mision që të jepni më të mirën për të gjithë njerëzit.
Peshqit- 21.02-20.03
Ambiciet janë në rritje. Jeni të përcaktuar të zbrazni potencialin. Do ta keni të vështirë të realizoni të gjitha qëllimet, por do t’ia dilni. Thjesht, duhet të bëni disa sakrifica personale. Përgatiteni edhe familjen tuaj për ndryshimet që do të vijnë. Nuk do të mund të kaloni kohë në shtëpi. Do të fitoni një diplomë, ose mundësi për të udhëtuar zyrtarisht.