Horoskopi i datës 23 shtator 2018

Dashi

Do ju mungojë pragmatizmi gjatë kësaj dite dhe humori do ju ndryshojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin si duhet. Do kapeni edhe për gjërat më elementare me partnerin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Pasditja do jetë më e nxehta nga të gjitha. Ju beqarët nuk do kënaqeni me njohjet që do realizoni dhe nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do ju duket sikur do ju kërkohet më shumë se të tjerëve dhe mundet edhe te debatoni me eprorët. Bëni kujdes sepse atyre nuk mund t’iu thuhen gjëra të tepruara. Financat do jenë po aq sa kanë qenë edhe dje.

Demi

Falë Diellit dhe Plutonit sot do arrini të bëni diferencën mes gjërave të kota dhe atyre që kanë rëndësi me të vërtetë. Nëse jeni në një lidhje do e afroni edhe më shumë pas vetes partnerit sepse do e kuptoni që nuk bëni dot as një minutë pa të. Mes jush do ketë edhe momente romantike e sensualë që do e bëjnë zemrën të rrahë shumë fort. Ju beqarët do e keni paksa të vështirë t’i shprehni ndjenjat dhe as sot nuk do arrini të filloni lidhje. Sipas Dritare.net, në punë nuk do jeni shumë të motivuar, por nuk do dorëzoheni asnjë moment. Financat do kenë disa përmirësime të vogla.

Binjakët

Me Hënën në krah do avanconi me hapa te vogla sot, por të sigurta. Keni mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe nuk do doni t’i përsërisni më. Ju që jeni në një lidhje do keni një marrëdhënie të adhurueshme sot. Çdo gjë do shkojë në perfeksion dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë përherë. Ju beqarët do bëni dhe do merrni deklarata dashurie. E pamundur të shmangni një fillim lidhjeje sot. Në punë do përballeni me sfida të vështira në disa momente. Durimi dhe këmbëngulja do ju bëjnë të mos dorëzoheni për asnjë çast. Në planin financiar duhet të rregulloni disa probleme urgjente.

Gaforrja

Planetët do i keni ndihmë të paçmuar gjatë kësaj dite. Falë tyre do dini të zgjidhni që të gjitha konfliktet që do ju dalin. Ju të dashuruarit do jeni edhe më bashkëpunues me partnerin dhe gjithçka do ju ecë në mënyrën më të mirë të mundshme. Respekti për njëri-tjetrit do jetë në kulm. Ju beqarët do tërhiqni shumë persona pas vetes dhe do e keni paksa të vështirë të vendosni se me kë do vazhdoni më tej. Në punë mësoni të keni paska më të duruar dhe keni për ta parë se çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Për të mos pasur probleme financiare shpenzoni, por me shuma të vogla e me llogari.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të vendosur dhe askush nuk do ju largojë nga objektivat që  keni vënë vetes. Nëse keni një lidhje sot do keni nevojë për më shumë qetësi në mënyrë që të arrini më lart në jetën profesionale. Partneri do ju mbështesë pamasë dhe do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë ka mundësi të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje në distancë. Në punë do bëni gjithçka që t’i arrini të gjitha objektivat që keni pasur dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, por disi më e mirë se dje. Mos filloni ende të bëni shpenzime për gjëra qejfi

Virgjëresha

Ka rrezik të mos i pranoni aftësitë që keni sot dhe mundet ta nënvlerësoni veten. Dielli dhe Saturni do jenë planetët me negativë. Nëse keni një lidhje do keni vetën debate pafund me partnerin. Asgjë nuk do funksionojë mirë dhe gjërat nuk do stabilizohen edhe pse do i pranoni fajet tuaja. Ju beqarët besojuni miqve tuaj më të mirë sepse ata do ju prezantojnë me persona vërtet interesantë. Në punë priten probleme. Mundet të vendosni edhe të ikni nga atje ku jeni për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Dijeni se më mirë se atje nuk keni për të gjetur. Financat do i përkeqësoni vete duke shpenzuar pambarimisht.

LEXO DHE :  Foto/ Këta zogj janë vërtet krijesa misterioze

Peshorja

Urani dhe Jupiteri do ju bëjnë të pandalshëm gjatë kësaj dite dhe do viheni më në veprim. Nëse keni një lidhje, pak nga pak do arrini ta bindni partnerin për t’ua plotësuar një dëshirë të madhe. Pas mesditës emocionet do shtohen më tepër. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do keni turp dhe mund të bëni edhe vetë deklarata dashurie. Gjëra të paimagjinueshme do ju ndodhin gjatë kësaj dite. Në punë ka mundësi t’iu kërkohet të ndërroni pozicion. Fillimisht nuk do ju pëlqejë, por keni për ta parë që do jeni më mirë atje. Financat do përmirësohen edhe më shumë nga sa mund ta kishit planifikuar.

Akrepi

Hëna dhe Jupiteri do kundërshtojë njëri-tjetrin sot dhe do ndiheni të trazuar e në ankth. Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë ndonjë gjë ë jashtëzakonshme. Përfitoni nga qetësia që do mbizotërojë për të karikuar bateritë dhe për ta bërë të nesërmen më të mirë. Ju beqarët do merrni goxha ftesa dhe do ju tejçohen mesazhe, megjithatë mirë është të prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Reflektimi do ju bëjë shumë mirë. Në punë nuk do dorëzoheni përballë vështirësive që do ju dalin e madje do keni kurajë të provoni edhe gjëra të reja. Paratë do mbeten në gjendjen që kanë qenë.

Shigjetari

Sot do jeni shumë më realistë dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje, duke filluar nga mesdita, gjërat do përmirësohen jashtëzakonisht. Do mendoni t’i bëni edhe surpriza, njëri-tjetrit e madje mund të gatuani edhe pjatat e preferuara të secilit. Ju beqarët nuk do dini të humbni në dashuri dhe sot do filloni lidhjen e ëndrrave. Në punë do ju duhet të bëni një riorganizim të projektit të nisur. Mos ua tregoni eprorëve pa qenë plotësisht të bindur. Në planin financiar do arrini t’i mbani të ardhurat nën kontroll dhe do e frenoni veten për të shpenzuar.

Bricjapi

Sot nuk dini të bëni zgjedhje dhe do ndiheni shpesh të paqartë në mendime. Nëse keni një lidhje dhe doni që gjithçka të ecë mirë me atë që keni në krah, duhet të logjikoni dhe të pranoni gabimet e bëra. Nëse reflektoni më shumë do kuptoni më mirë çdo gjë. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe do bini menjëherë pre e disa flirteve. Ka mundësi që sot të mos hidhni hapat e duhura. Në punë, pas disa ditëve të ndërlikuara, do vijë një fazë më e qetë. Do i përfundoni pa probleme disa detyra të dhëna. Sektori financiar do jetë më i privilegjuari dhe gjendja do jete e kënaqshme.

Ujori

Do jeni shumë praktikë gjatë kësaj dite dhe do e merrni çdo gjë me lehtësi. Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë asnjë lloj konflikti. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin dhe marrëdhënia juaj do forcohet akoma më shumë. Për të mirën e të dyja palëve mendoni të dilni për ndonjë darkë. Ju beqarët do e kuptoni se personi që keni afruar disi së fundmi nuk ju pëlqen vërtet dhe do vendosni të mos shoqëroheni më. Në punë nuk do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Do ju duhet të përballeni edhe me sfida të vështira në disa momente. Me financat do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime menaxhimi.

Peshqit

Hëna do ju bëjë më të kthjellët gjatë kësaj dite dhe do keni ide brilante. Do ju duhet të bëni pak më shumë kujdes me kokëfortësinë. Nëse keni një lidhje mund ë keni edhe keqkuptime me partnerin, por nëse duroni dhe i merrni me qetësi keni për ta parë që ato do zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët vetëm sa do vrojtoni dhe do piketoni, pasi në ditën në vijim do veproni. Në punë Mërkuri do ju nxitë të reflektoni sa më shumë dhe të merrni fjalën pa druajte kur të keni diçka për të thënë. Priten zhvillime pozitive. Me financat bëni kujdes me llogaritë sepse do humbisni shumë. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.