Sot dita nuk do jetë shumë e mirë për ju. Nuk do jeni shume prezentë për ata që kanë nevojë për ju dhe do merrni disa kritika. Nëse keni një lidhje partneri do ju kritikojë për mos qenien të drejtpërdrejtë kur i flisni. Nga ana tjetër ato orë që do kaloni me të mundohuni të bëni edhe lëshime e të mos kapeni për gjëra elementare. Sipas Dritare.net, ju beqarët do adhuroni të qëndroni vetëm edhe sot kështu që do i mbyllni dyert e zemrës. Në punë, metodat tuaja të punës do jenë në kundërshti me ato që ju kanë sugjeruar shefat kështu që debatet do jene të vazhdueshme. Në planin financiar do rrezikoni shumë nëse shpenzoni pa llogari.
Demi
Hëna do ketë ndikimin më të madh gjatë kësaj dite dhe do jeni më të butë dhe më të ndjeshëm. Bashkëpunimi i saj me Saturnin do ju bëjë edhe më të pjekur. Nëse jeni në një lidhje do arrini t’i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe më pas do e kaloni ditën qetësisht. Perspektivat duken goxha të mira. Ju beqarët do i lini pas krahëve marrëdhëniet pa të ardhme dhe sot do hidhni hapat e para drejt dickaje shumë serioze. Në punë çdo gjë do e bëni me qetësi dhe pasi ta programoni me kujdes. Asgjë nuk do ju shkojë keq. Me shpenzimet do ju duhet edhe më shumë diplomaci.
Binjakët
Do shkëlqeni pafund gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do ju ecë ashtu si e kishit menduar. Saturni do ju bëjë edhe më të mençur dhe me reflektues. Nëse keni një lidhje do flisni më hapur me partnerin dhe do ja shprehni atij dëshirat që keni. Ai do mundohet t'ua bëjë qejfin sa më shumë. Ju beqarët do keni njohje vërtet shumë të veçanta dhe jeta mund t'iu ecë në atë drejtim që keni ëndërruar aq shumë. Në punë nuk do i arrini dot të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes dhe mund të mërziteni. Pranojeni mbështetjen e miqve. Buxheti do jetë i jashtëzakonshëm kështu që mos u mërzitni aspak.
Gaforrja
Disa nga vendimet tuaja nuk do jenë shumë të mira sot. Tregohuni disi më të duruar dhe prisni pak sa t'iu ndriçohen plotësisht idetë. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni më të gatshëm për të bashkëpunuar me partnerin tuaj dhe për t'iu gjetur përgjigje të gjitha pyetjeve që keni pasur. pasditja do jetë shumë më aktive. Nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita e zgjedhjeve të rëndësishme. Afroni edhe personat që në pamje duken të ndryshëm sepse edhe me ta mund të filloni lidhje emocionuese. Në punë po nuk reflektuat mirë do bëni gabime të mëdha. Në planin financiar do jeni shumë të qartë dhe nuk do gaboni.
Luani
Sipas Dritare.net sot do ndiheni më të sigurt në vetvete dhe kjo gjë do ju ndihmojë të ndiheni gati për t'u përballur me çdo lloj sfide profesionale. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju qëndrojë gjithë kohës pranë, do ju ledhatojë, do ju dashurojë dhe do ju bëjë të ndiheni më të përkëdhelurit në botë. Ju beqarët më mirë lërjani gjërat rastësisë dhe keni për të pasur më shumë fat. Në punë mos lejoni t'iu bëhet asnjë padrejtësi dhe mos u ndalni para asgjëje. Ju keni cilësi të vyera dhe mund të arrini gjithçka. Buxheti do jetë më i mirë, por ju sërish do dini si ta menaxhoni gjendjen që të mos keni vështirësi.
Virgjëresha
Dita do fillojë pozitivisht sot, por Dielli në disa momente do ndërhyjë dhe mund t’ua ndërlikojë gjërat. Nëse keni një lidhje do argëtoheni pafundësisht dhe do i merrni gjërat akoma më seriozisht. Besimi në vetvete do jetë një pikë shumë e fortë që do ju ndihmojë të ecni përpara përherë. Ju beqarët do jeni në kërkim të personave shumë seriozë, por për fat të keq sot nuk do mund t’i gjeni. Në punë do keni disa vështirësi për t’u marrë vesh me disa kolegë dhe nuk do i realizoni dot që të gjitha objektivat. Financat do jenë më të mira se disa ditë më parë.
Peshorja
Inteligjenca dhe aftësia juaj për të komunikuar do jenë aleatët më të mirë për të kaluar një dite të mirë. Saturnin do e keni gjithë kohës në krah dhe nuk do ju ndodhin aspak probleme. Ju të dashuruarit në mëngjes do jeni pesimistë, por pas disa fjalëve të ëmbla që do iu thotë partneri zemra do fillojë t’iu ngrohet pamasë. Orët e pasdites do jenë të veçanta e të mbushura me surpriza. Ju beqarët duhet të tregoheni të sinqertë dhe të vërtetë me ata që do iu joshin pasi vetëm kështu mund të hidhni më pas hapa të sigurta. Në punë nuk do keni vështirësi, por as arritje të mëdha. Tregohuni sa më të duruar. Financat do kërkojnë etëm pak më shumë objektivitet që të jenë të qëndrueshme.
Akrepi
Për çdo hap që do hidhni duhet të reflektoni disa herë sot pasi vetëm kështu do shmangni problemet e vështirësitë. Nëse jeni në një lidhje do ndani aktivitete të përbashkëta me partnerin dhe kjo do ju afrojë akoma më shumë. Me qetësi dhe këmbëngulje do ja dilni mbanë me sukses. Ju beqarët do keni shumë pretendentë sot dhe do ju rritet goxha mendja. Kujdes sepse edhe mund të gaboni. Në punë nuk do keni shumë besim tek vetja dhe ka mundësi të mos i arrini ato që doni. Nuk do i dëgjoni as këshillat e kolegëve. Buxheti nuk do jetë i keq nëse arrini të shpenzoni me limit.
Shigjetari
Sot do i kushtoni më shumë rëndësi shoqërisë dhe ka mundësi të mos keni kohë për gjërat e tjera. Ju të dashuruarit nuk do keni një ditë perfekte dhe të mbushur me emocione, megjithatë gjërat do ecin në rregull dhe nuk do hasni probleme serioze. Dëgjojini me kujdes këshillat e më të mëdhenjve. Ju beqarët do keni nevojë të josheni nga të tjerët edhe pse në fakt nuk do ndiheni gati të pranoni ftesa. Kujdes sepse disa mund të mërziten dhe nuk do keni më mundësi t’i afroni. Në punë jo se nuk do jeni të zotët, por zënkat me kolegët do ua prishin humorin dhe dëshirën për të ecur përpara. Në planin financiar do ketë disa përmirësime të vogla.
Bricjapi
Hëna dhe Saturni së bashku do ju nxitin të reflektoni edhe më shumë sot. Vërtet mund të kaloni disa vështirësi të vogla, por do ja dilni në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje mos bëni shumë pyetje, por dashurohuni ashtu si ta ndjeni. Në mbrëmje mund të kaloni edhe disa momente romantike. Ju beqarët do mendoni shumë dhe nuk do dini as se ku jeni. Për fat të keq nuk do e fillojnë as sot lidhjen e menduar. Sipas Dritare.net, në punë me pak mundim dhe mbështetje do i arrini që të gjitha objektivat e do ndiheni krenarë për veten. Edhe në planin financiar do planifikoni gjithçka para se të shpenzoni.
Ujori
Dashuria do jete shumë e privilegjuar gjatë kësaj dite. Për fushat e tjera Saturni do ju nxitë të reflektoni dhe të merrni masat e duhura. Nëse jeni në një lidhje edhe sikur të mos bëni asnjë përpjekje gjërat do ju ecin për mrekulli. Buzëqeshja do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët nuk duhet të harxhoni kohën kot me flirtime, por duhet të vendosni të hidhni hapa me ata persona që kanë kohë qe ju pëlqejnë dhe ju kanë qëndruar pranë edhe në momente të vështira. Në punë mund të ndiheni në ndonjë moment të dekurajuar megjithatë nuk do e lëshoni veten. Me shpenzimet s gjithmonë duhet bërë kujdes.
Peshqit
Gjërat në përgjithësi do ju ecin mirë gjatë kësaj dite. Vetëm nëse bëni ndonjë gafë të tepruar gjërat mund të marrin tatëpjetën. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia do forcohet akoma më shumë. Do i konkretizoni disa nga ëndrrat më të mëdha dhe do ndiheni të plotësuar. Zemra ka për t’iu rrahur akoma dhe më fort. Ju beqarët do jeni me shumë fat gjithashtu dhe do e gjeni personin që keni kërkuar prej kohësh. Në punë duhet thjesht të mos nxitoheni e të tregoheni më të duruar që të arrini atje ku dëshironi. Asgjë nuk do jetë e pamundur. Në planin financiar do e rruani përherë kontrollin dhe nuk do keni vështirësi.