Horoskopi i datës 22 maj 2018

Dashi

Nëse keni vendime të rëndësishme për të marrë sot është momenti i duhur. Dielli do favorizojë mjaft objektivitetin. Nëse keni një lidhje jo çdo moment do jetë i qetë. Shpesh do ndiheni të mërzitur dhe do keni vështirësi. Mendohuni dhe hidhni hapat e duhura në favor të dy palëve. Për ju beqarët mund të ketë vetëm mundësi për dashuriçka të ndërlikuara dhe asgjë më shumë sesa aq. Në punë do bini në sy për sjelljen dhe përgatitjen. Do çmoheni edhe për motivimin dhe këmbënguljen për  të arritur atje ku doni. Në planin financiar gjendja nuk do jete as e shkëlqyer, por as shumë e keqe.

Demi

Planetët mund të jenë në kundërshti me njëri-tjetrin gjatë kësaj dite kështu që duhet të veproni përherë me takt dhe delikatesë. Nëse jeni ne një lidhje humori do ju ndryshoje vazhdimisht dhe në disa momente mund të kapeni për gjëra elementare me partnerin. Pasditja në veçanti do jetë e paqëndrueshme. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do jeni në humor për të takuar persona të rinj dhe nuk ka sesi ta ndryshoni statusin. Në punë nuk do ju pëlqejë aspak që dikush t’iu kundërshtojë dhe do debatoni me cilindo. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qetë dhe pa ndonjë vështirësi të madhe.

Binjakët

Dialogu nuk do jetë aq i thjeshtë gjatë kësaj dite. Në disa momente dol urreni qe te tjerët t’iu kundërshtojë dhe mund të nxirrni edhe thonjtë. Nëse jeni ne një lidhje prej vitesh tashmë tentoni të rivendosni komunikimin nëse nuk doni që pak nga pak marrëdhënia mes jush të ftohet plotësisht. Nëse jeni beqarë tregohuni më të çlirët dhe shprehini sa më parë ndjenjat. Për punën nuk do jetë një ditë e thjeshtë kështu që duhen bërë sytë katër në çdo moment. As mos abuzoni me ngarkesën, as mos i lini gjërat pas dore. Shpenzimet duhet t’i kryeni me përkujdes që gjendja të mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

Sot do i shprehni ndjenjat me pasion dhe entuziazëm prandaj dhe gjerat do ju ecin aq mire. Nëse keni një lidhje reshtni së e krahasuari marrëdhënien tuaj me çiftet e tjera që keni rreth e rrotull sepse nuk keni as kushtet dhe as tipet e njëjta me ta. Nëse ende nuk keni filluar dot një lidhje sot do jeni me humor shumë më të mirë dhe më të hapur ndaj takimeve. Në mbrëmje do bindeni për dikë dhe do filloni të mendoni seriozisht për një lidhje. Në punë do jeni ambiciozë dhe do kërkoni gjithnjë e më shumë nga vetja. Edhe buxhetin do e menaxhoni me përkujdes dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Luani

Gjërat nuk do funksionojnë si duhet sot për juve që jeni në një lidhje. Tregohuni më të duruar nëse doni të mos keni probleme edhe më serioze. Nëse keni një lidhje, ndryshimet e shpeshta te humorit do bëjnë që të kapeni pas gjërave më të vogla, Vështirësitë mes jush dhe partnerin do jenë të mëdha dhe sensualiteti thuajse do mungojë tërësisht. Ju beqarët duhet të tregoheni edhe më të duruar sepse sot do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë. Në punë nuk do jeni aspak të organizuar dhe çdo gjë do ju shkojë ters,. Për fat financat nuk do kenë probleme shumë serioze.

Virgjëresha

Dielli do fillojë të ketë ndikim në jetën tuaj sot dhe së bashku me Marsin do bëjë që karriera juaj të jetë në qendër të vëmendjes. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju kritikojë për disa gjëra dhe me të drejtë. Pranojini edhe ju fajet dhe keni për ta parë sa mirë do ju shkojnë gjërat tani e tutje. Ju beqaret do ndiheni më të bindur se personat që keni njohur së fundmi ja vlejnë dhe do i shprehni edhe ndjenjat. Në punë nuk do kënaqeni me pak dhe do bëni akoma më shumë përpjekje. Talenti juaj do vihet edhe më në pah. Financat nuk do jenë të përkryera, por të mjaftueshme për shpenzimet e domosdoshme.

Peshorja

Sot do jeni pafundësisht ambiciozë dhe do ëndërroni edhe më shumë nga sa mund të arrini. Nëse jeni në një lidhje mendimet tuaja nuk do jene sinkron me ato të partnerin dhe në disa momente mund të keni edhe kontradikta së bashku. Gjithsesi do keni një cilësi: do flisni hapur për çdo brengë që do keni. Ju beqarët do adhuroni edhe aventurat kalimtare kështu që sot edhe të doni nuk do mbeteni më vetëm. Sipas Dritare.net, në punë gjërat d avancojnë edhe më shumë, vetëm se nuk duhet të bëni gabimin që të ndiqni me sy mbyllur ato që do ju thonë kolegët. Për të përmirësuar financat mos bëni çdo lloj sakrifice sepse do pendoheni.

LEXO DHE :  Të gjithë e humbën momentin e ëmbël mes Ariana Grandes dhe Nicki Minaj në MTV

Akrepi

Sot do ngrini disa pikëpyetje për jetën tuaj dhe nuk do guxoni të hidhni asnjë lloj hapi. Mos ju besoni shumë atyre që do iu sugjerojnë zgjidhje të shpejta. Nëse jeni në një lidhje klima ka për të qenë shumë e ngrohtë në mëngjes, por në mesditë një gjest i partnerit do ju bëjë të dyshoni. Ju beqarëve nuk do ju mungojnë mundësitë për takime, por gjithsesi mirë është të mos nxitohen për asgjë. Në punë nuk do ju mungojnë mundësitë për të ecur edhe më përpara. Jepini vetes më shumë kurajë dhe mos dyshoni për aftësitë që keni. Në planin financiar disa miq do ju mbështesin gjitha kohës.

Shigjetari

Dielli nuk do ndikojë shumë pozitivisht tek ju gjatë kësaj dite. Do jeni goxha të ngarkuar dhe nuk do gjeni dot kohë për veten. Do ju duhet patjetër më shumë organizim. Nëse jeni në një lidhje mos e lini shumë pas dore partnerin sepse disa persona të tjerë po presin rastin që t’ua rrëmbejnë nga duart. Për ju beqarët do jetë një dite e qetë dhe pa ngjarje me rëndësi. Në punë vetëm duke bashkëpunuar me kolegët mund të keni arritje sepse vetë nuk do jeni të zotët. Do ju mungojë takti dhe durimi. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë mirë është të tregoheni të kujdesshëm për të mos pasur probleme as më vonë.

Bricjapi

Planetët do ua ndriçojnë jetën sot dhe mund të ketë edhe disa ndryshime që do ju mbushin me optimizëm. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni atë që mendon partneri vetëm duke e parë me sy dhe zemra do ju rrahë fort kur ai të përgatitet t’iu bëjë propozimin e jetës. Ne disa momente mund të keni edhe surpriza prej tij. Edhe ju beqarët do takoni personin, i cili do ju tërheqë mjaft fizikisht dhe moralisht. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për çdo hap që do hidhni. As energjia nuk do ju mungojë aspak. Financat do fillojnë të normalizohen pak nga pak kështu që do jeni më të qetë.

Ujori

Qoftë në dashuri apo në punë, duhet të përgatiteni për  zhgënjime e tension gjatë kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jetë e stuhishme dhe nuk do kenë të ndalur problemet e vështirësitë. Për asnjë moment nuk do ndiheni të qetë. Ju beqarët do njihni persona të rinj, por me asnjë nuk do mund të filloni dot një lidhje ashtu si e keni menduar. Gjithsesi mirë është të mos shmangni miqësinë me ta. Në punë do hasni vështirësi gjithë kohës dhe ndonjëherë do ju duket sikur shefat ua bëjnë për inat që iu japin detyra të tilla. Me financat vazhdoni të tregoheni të matur që paratë të mjaftojnë edhe për nesër.

Peshqit

Harmonia do mbizotërojë sot në jetën tuaj dhe do mund të çliroheni nga të gjitha pengjet dhe meraket që keni pasur më parë. Nëse keni në një lidhje, sipas Dritare.net, do jeni shumë bashkëpunues me partnerin dhe çdo gjë do e bëni duke folur hapur me njëri-tjetrin. Kjo do ju afrojë edhe më shumë dhe do e bëjë lidhjen më serioze. Ju beqarët nuk keni pse të mendoheni gjatë para se të bëni zgjedhje sepse yjet do i keni gjithë kohës në krah dhe do ju ofrojnë mundësitë më të mira. Në punë çdo gjë do jetë rutinë, por për fat nuk do keni vështirësi si dikur. Në planin financiar rrethanat do krijohen të tilla që ju nuk do keni probleme.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.