Horoskopi i datës 22 korrik 2018

Dashi

Sot do vendosni të besoni tek fati, të jeni të lumtur dhe të mos i bëni më vetes pyetjet që ju bllokojnë. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju çojë mbi re sot. Ai do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë të ndiheni si asnjëherë më parë. Nëse jeni beqarë do jeni më të vendosur për të dalë nëpër takimet ku do ftoheni dhe do i shtoni mundësitë për të filluar një lidhje. Në punë do jeni pak përtacë dhe mezi do i përfundoni edhe gjërat që keni nisur prej kohësh. Për fat do keni pranë kolegë të mirë që do ju ndihmojnë tej mase. Financat nuk do jenë të këqija, por as në gjendje të përkryer sa ju mund të shpenzoni pafundësisht.

Demi

Gjatë kësaj ditë do jeni gjithë kohës në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Gjithçka do ecë më së miri, vetëm duhet të tregoni pak më shumë kujdes me shpenzimet. Nëse jeni në një lidhje do përjetoni emocione shumë të veçanta dhe pasioni do ndizet flakë. Edhe nëse keni pasur ndonjë debat do e zgjidhni sa hap e mbyll sytë. Sipas Dritare.net, për ju beqarët çdo gjë ka për të qene ndryshe sot sepse që në mëngjes do merrni një propozim fantastik dhe emocionues. Në punë Neptuni dhe Plutoni do jenë garantuesit e arritjeve tuaja. Mund të nënshkruani edhe një kontratë shumë të rëndësishme. Sektori financiar duhet menaxhuar më me kujdes.

Binjakët

Gjatë kësaj dite yjet do iu japin mundësinë të vini pikat mbi “i” sidomos për planin profesional dhe atë sentimental. Mund të bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do jeni shpesh here të turbullt në mendime dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Bëni kujdes me fjalët sepse edhe ato mund ta përkeqësojnë marrëdhënien më tepër. Ju beqarët do reflektoni me kujdes dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Në punë do ndodhin ndryshime shumë të mëdha. Do jeni më kurajozë dhe nuk do i trembeni asgjëje. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por as shumë e keqe.

Gaforrja

Të gjitha përpjekjet që keni bërë kohët e fundit për ta përmirësuar jetën në tërësi do japin frytet e veta sot. Nëse keni një lidhje do jeni shumë më shprehës dhe të dashur me atë që keni në krah. Do merreni vesh për çdo gjë dhe nuk do konfliktoheni aspak me njëri-tjetrin. Nëse jeni ende beqarë vetmia do mbarojë sepse në mos do filloni lidhje afatgjatë do jeni gati për aventura kalimtarë. Në punë do ndodhin ndryshimet e shumëpritura për të cilat ishit munduar aq shumë. Do arrini edhe të negocioni me disa kolegë dhe do bëni më të mirën. Sektori financiar do jetë jashtëzakonisht i kënaqshëm.

Luani

Gjatë kësaj dite do keni nevojë të afroheni me rrënjët tuaja, të forconi identitetin dhe ta bëni jetën sa më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do kujdeseni mjaft jo vetëm për partnerin, por edhe për ambientin në tërësi që ai të jetë sa më i ngrohtë. Në disa momente do jeni edhe diplomatë për të shmangur debatet. Nëse jeni beqarë nuk do dilni shumë hapur, por ama do keni ndjenja të forta për dikë dhe me mënyrat tuaja do mundoheni t’ia shprehni. Për punën do jetë një ditë e këndshme. Klima do jete e ngrohtë dhe do arrini të merreni vesh me gjithë kolegët prandaj do ja dilni mbanë. Buxheti do jetë i mjaftueshëm sa për të kryer të gjitha shpenzimet e domosdoshme.

Virgjëresha

Besojini intuitës gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e fortë do merrni surpriza të njëpasnjëshme nga ai që keni në krah. Sot do e kuptoni më mirë sesa shumë ju adhuron ai. Ju beqarët mos kërkoni të bëni çdo gjë sipas mendjes dhe as nuk duhet të mendoni se të gjithë duhet t’iu përulen pasi keni për të gabuar rëndë. Nëse jeni në kërkim të një punë mund të merrni një përgjigje pozitive me email. Nëse jeni në një pozicion të mirë do ju bëhet një propozim edhe më i rëndësishëm. Sektori i financave nuk do jetë perfekt, por goxha më i mire se dje.

LEXO DHE :  Universiteti i Mjekësisë heq tarifat e shërbimeve, për studentët

Peshorja

Yjet do iu krijojnë mundësinë të bëni një bilanc të përgjithshëm të jetës sot. Herë pas here do keni nevojë të meditoni. Nëse jeni në një lidhje do kaloni disa momente delikatë që do ju futin në mendime. Për çdo gjë përdorni dialogun dhe mos mbani të fshehta. Ju beqarët do i bëni që të gjitha përpjekjet për ta joshur atë që pëlqeni dhe do kërkoni të filloni menjëherë një lidhje serioze, por për fat të keq nuk do ju realizohen dëshirat. Sipas Dritare.net, në punë do lodheni shumë, por do arrini përfundimisht të bëni ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar, por u treguat të matur dhe të kursyer me shpenzimet, situata do mbahet nën kontroll.

Akrepi

Duke marrë shumë mbështetje nga Jupiteri energji, sot do merrni disa propozime të veçanta për sa i përket dashurisë dhe punës. Nëse jeni në një lidhje do afroheni edhe më shumë me partnerin dhe mund të filloni edhe disa projekte te përbashkëta që do ju afrojnë me tepër me njëri-tjetrin. Ju beqarëve do ju shfaqet një person në momentin që nuk e prisni dhe jeta ka për të marrë një drejtim shumë më të bukur. Në punë marrëdhënia me kolegët nuk do jetë e shkëlqyer, por gjithsesi goxha më e mirë se më parë. Ata nuk do ju pengojnë të realizoni të gjitha detyrat. Në planin financiar do keni disa tronditje të vogla, por pa pasoja.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në kërkim të qetësisë dhe harmonisë. Nëse jeni në një lidhje do doni të merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe do luftoni me mendimet e këqija që mund t’iu lindin në kokë. Pasditja dhe mbrëmja do jenë vërtet ashtu si i keni ëndërruar. Ju beqarët nuk duhet t’i fshihni më ndjenjat që keni për dikë. Shprehini dhe do merrni përgjigje pozitive. Në punë do jeni shumë të përqendruar tek objektivat që i keni vënë vetes  dhe do dini si t’i kanalizoni të gjitha energjitë. Financat do jeni shqetësimi juaj më i vogël.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite dhe do jeni shumë të kujdesshëm dhe do i kaloni pa shumë mundim të gjitha pengesat që ju kanë dalë. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafundësisht ndjenjat dhe do i jepni rëndësi më tepër edhe jetës intime. Disa nota pikante do ju bëjnë mirë të dyja palëve. Për ju beqarët gjërat nuk kanë për të funksionuar shumë mirë, megjithatë disa njohje do ndodhin. Në punë fillimisht gjërat do ju duken të vështira, por me kalimin e orëve dhe falë përkrahjes së kolegëve çdo gjë do shkojë më së miri. Buxheti do jetë aq i mirë sa mund të përfitoni të shlyeni edhe disa borxhe të vjetra.

Ujori

Sot do keni përshtypjen se mund të realizoni çdo gjë që dëshironi dhe do merrni vendime shumë të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do e mbroni partnerin nga çdo gjë dhe do i ofroni dashuri të pakushtëzuar. Nuk do jeni më impulsivë si dikur dhe do rregulloni edhe disa probleme të vogla. Nëse jeni beqarë do gjendeni përballë situatash shumë të favorshme dhe mund ta ndryshoni statusin më shpejt nga sa mendonit. Në punë do e bëni çdo gjë me pasion dhe gjithçka do ju ecë më së miri. Gjendja e financave do ketë ndryshime të mëdha dhe do ndiheni më te qetë kur të shpenzoni.

Peshqit

Imagjinata do ju ndihmojë shumë gjatë kësaj dite, ndërkohë në karrierë do keni fat me shumicë. Ju te dashuruarit do keni nevojë te bëni ndryshime në shtëpi për t’u ndier më mirë. Partneri do jetë ne dispozicionin tuaj dhe do ua plotësoje çdo dëshirë. Ju beqaret do i bëni sytë katin në çdo vend ku do shkoni dhe diku do e gjeni princin e kaltër. Në punë do ndodhin gjëra shumë të rëndësishme. Mbajeni telefonin pranë sepse do ju bëhen propozime shumë të rëndësishme. Mund të behët fjalë edhe për një detyrë jashtë shtetit. Për financat gjithmonë të qëndrueshme duhet të mendoheni para se të shpenzoni. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.