Horoskopi i datës 21 maj 2018

Dashi

Sot do jeni mjaft aktivë dhe plot ide të mira. Do i ndihmoni pafund ata që ju rrethojnë dhe do ndiheni edhe vetë të plotësuar. Nëse jeni në një lidhje nuk do ju pëlqejnë disa gjëra që do ju thotë partneri dhe mund të mërziteni me të. Më e mira do jetë të flisni sa më hapur dhe të sqaroheni njëherë e përgjithmonë. Keni për t’i kuptuar gabimet reciproke dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni beqarë dhe ju pëlqen tej mase dikush mos u mendoni shumë, por hidhuni në veprim menjëherë. Në punë tregohuni vigjilentë dhe mos e humbisni besimin tek vetja. Xhelozisë së të tjerëve mos ja vini veshin. Në planin financiar mund t’iu dalin të papritura nëse nuk merrni masa.

Demi

Mërkuri dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite prandaj do i shihni gjërat me më shumë optimizëm. Do ndiheni rehat dhe do i rregulloni edhe mosmarrëveshjet familjare. Nëse jeni në një lidhje mundohuni t’i kushtoni më tepër kohë dhe vëmendje partnerit tuaj pasi në të kundërt ai do fillojë të largohet dhe do ndiheni akoma më keq nga më parë. Për ju beqarët, sipas Dritare.net, disa pjesëtarë të familjes do kenë ndikim shumë të madh dhe do ju krijojnë kushtet e duhura për të filluar një lidhje. Në punë do i bëni gjërat me përtesë, por deri në fund të ditës do i realizoni objektivat. Në planin financiar do bëni të pamundurën ta përmirësoni situatën.

Binjakët

Sot për fat të keq nuk do e keni shumë të lehtë të ruani dialogun e mirë me të tjerët dhe kjo ka për t’iu sjellë probleme. Nëse jeni në një lidhje bëni shume kujdes me xhelozinë pasi po e tepruar do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar. Ju beqarët do tregoheni më të emancipuar dhe do jeni gati edhe për ndonjë flirt momental. Në punë, ata që fillojnë aktivitetin shume shpejt apo ata që punojnë natën do kenë më shumë vështirësi se të tjerët dhe nuk do arrijnë atje ku duhet. Shpenzimet mund të dobësohen vetëm nëse mbyllni sytë dhe shpenzoni kuturu.

Gaforrja

Kjo e sotmja do jetë plotësisht ndryshe nga ajo që keni kaluar më parë. Edhe pse nuk do kërkoni asgjë ndryshim, nuk do e shmangni dot marrjen e një vendimi të madh. Nëse jeni në një lidhje dashurojeni partnerin ashtu si ta ndjeni e mos mendoni si mund të jetë e ardhmja, Jetoni momentin dhe kënaquni sa më shumë. Ju beqarët nuk do filloni dot një romancë sot sepse angazhimet nuk do ju lënë aspak kohë. Në punë të gjithë do kenë nevojë për idetë dhe mbështetjen tuaj prandaj do duan t’iu mbajnë afër. Ju për vete do i arrini qëllimet. Me shpenzimet mos u tregoni kapricozë dhe nuk do keni probleme.

Luani

Ka rrezik që gjatë ditës së sotme të përballeni me disa të papritura që do ju stresojnë pafund. Asgjë nuk do ju ec ashtu si keni dashur. Nëse jeni në një lidhje dhe keni planifikuar çdo gjë ka mundësi që gjithçka të rrëzohet dhe të fillojnë problemet mes jush dhe partnerit. Shpesh do ndiheni të pafuqishëm për ta ndryshuar situatën. Ju beqarët do preferoni një marrëdhënie harmonike dhe pa të meta, çka nuk do mund t’iu realizohet sot. Në punë mund të acaroheni me disa kolegë të cilët i keni pasur gjithmonë inat. Për çdo gjë ata do ju shkojnë kundër. Me financat duhet të bëni më shumë ekonomi dhe të merrni masa.

Virgjëresha

Për kënaqësitë tuaj më të madhe Venusi do ua bëjë ditën të jashtëzakonshme sot. Marrëdhënia me të tjerët do jetë e ngrohtë dhe ju do ndiheni mjaft optimistë për të ardhmen. Nëse keni një lidhje do arrini t’i shprehni akoma më shumë ndjenjat dhe d ndiheni në çdo moment shumë të lumtur. Buzëqeshja do jetë mbizotëruese dhe do ju zbukurojë akoma më shumë. Ju beqarët do jeni ende të paqartë në mendime dhe nuk do besoni plotësisht tek dashuria. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do ndiheni gati të hidhni hapa. Në punë më në fund o ju aprovohet një projekt i rëndësishëm. Edhe financat do mbeten të mira.

LEXO DHE :  Gjermania një ekip i dobët për Meksikës, ja pse u dorëzuan gjermanët!

Peshorja

Si në planin sentimental ashtu edhe në atë miqësor sot do përballeni me luftëra egosh që do ua prishin marrëdhëniet Nëse keni një lidhje, sipas Dritare.net, nuk do merrni aq dashuri e ngrohtësi sa keni menduar kështu që shumicën e kohës do ndiheni të brengosur. Do keni edhe më shumë dyshim nëse do doni të hidhni hapa më tej apo jo. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura kalimtarë prandaj duhet të mendohen mirë nëse do hedhin hapa apo jo. Në punë nuk do e keni shumë të lehtë të vazhdoni përpjekjet ndërkohë që të tjerët rrinë, por ky është fati juaj. Në planin financiar duhet të reflektoni para se të shpenzoni.

Akrepi

Sot do jeni luftarakë dhe do përballeni me këdo që do ju dalë përpara. Në fakt ashtu  si do veproni keni për të pasur edhe probleme. Nëse keni një lidhje mos bëni gabim të harroni data të rëndësishme sepse partneri do mërzitet tej mase. Kuptojini sinjalet që do iu japë ai. Nëse ende jeni vetëm nuk do keni as sot fat për ta gjetur dashurinë, por kohën e lirë më mirë kalojeni duke lexuar. Në punë do keni temperament të fortë dhe nuk do ndaleni përballë problemeve apo sfidave. Meqë buxheti do jetë më i mirë bëhuni gati të shlyeni disa fatura.

Shigjetari

Sot gjërat do ju ecin goxha mirë dhe do merrni aprovimin për të filluar një projekt të rëndësishëm. Nëse keni një lidhje do merrni ftesa interesante nga partneri dhe në mbrëmje do kaloni momente shumë te bukura. Një darkë e menduar me kujdes, muzikë në sfond dhe zemra do rrahë shumë fort. Ju beqarët do mbështeteni shumë nga miqtë dhe do mund ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Sytë do ju shkëlqejnë sapo ta shihni atë, ndërkohë që zemra d e dijë se është ai i duhuri. Në punë do ndiheni paksa të lodhur, por nuk do e lëshoni veten. Kjo është gjeja më e mirë që do bëni. Financat vështirë se do i mbani të stabilizuara.

Bricjapi

Venusi do ua turbullojë disi ditën sot. Duhet ta pranoni më në fund se në dashuri asgjë nuk mund të matet dhe duhet të keni më shumë besim tek ai që keni në krah. Jeta juaj në çift do fillojnë të zbukurohet dhe të ecë drejt gjërave akoma më serioze. Do keni ide brilante edhe si ta surprizoni tjetrin. Nëse jeni beqarë përdorni algoritmin që njihni për të gjetur dashurinë sepse ai nuk do gabojë. Në punë do jeni shumë të paqartë në mëngjes, por në fakt është dita kur duhet te merrni disa vendime.

Ujori

Sot do e urreni që dikush t’iu drejtojë dhe t’iu thotë çfarë të bëni. Më mirë shpreheni hapur këtë gjë dhe nuk do keni probleme. Nëse jeni në një lidhje do grindeni me partnerin sepse ai do kërkojë t’iu mbajë gjithë kohës pas vetes. Pavarësisht se ai do e bëjë nga dashuria konfliktet kanë për të qenë të forta. Ju beqarët nuk do mendoni se është momenti për të ndryshuar statusin dhe do qëndroni në qetësi. Në punë mos ja hidhni gjithë fajin vetes për problemet që do ju dalin sepse nuk do jetë ashtu. Buxhetin duhet ta mbani akoma më shumë nën kontroll për të mos pasur vështirësi.

Peshqit

Mundohuni t’i kontrolloni emocionet tuaja gjatë kësaj dite në mënyrë që të mos ju lindin aspak probleme dhe të mos qaheni më vonë. Nëse jeni në një lidhje do i dini shumë mirë recetat për ta bërë marrëdhënien tuaj të mrekullueshme, por nuk do tregoheni shumë të duruar dhe do thoni gjëra të pamenduara. Jo çdo gjë do shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas Dritare.net ju beqarët duhet të jeni më të disponueshëm për takime të reja nëse doni të ndryshoni statusin. Në punë d ndodhin disa vonesa dhe do dalin edhe pengesa që nuk do ju çojnë atje ku keni dashur. Për financat këshillohuni me familjarët.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.