Sot do fiksoheni edhe pas gjërave elementare dhe nuk do mund të bëni një jetë të qetë. Nëse jeni në një lidhje situata do jetë e paqëndrueshme. Mundohuni të zgjidhni me qetësi mosmarrëveshjet sepse po vepruat me inat dhe po e ngritët zërin do keni probleme akoma më serioze. Nëse jeni ende beqarë sot do ju shfaqet papritur një person i mrekullueshëm që do ua fitojë zemrën menjëherë. Përgatituni për një ditë plot kënaqësi. Në punë mos u hallakatni me detaje pa rëndësi, por fiksohuni tek thelbi i gjërave. Disa miq ka mundësi t’iu ndihmojnë. Financat do jenë të paqëndrueshme, por me pak guxim dhe këmbëngulje mund të arrini të vendosni ekuilibrin. Tentoni njëherë sepse nuk keni çfarë të humbni.
Demi
Hëna dhe Urani do bëjnë që sot të jeni gjithë kohës me humor të mirë. Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta ruani sa më të qëndrueshme marrëdhënien dhe mos i hidhni sytë gjetiu pasi nuk keni për të ndërtuar dot më një lidhje si kjo. Nëse jeni beqarë nuk do ketë gjëra serioze, megjithatë njohje interesante do ndodhin. Sikur edhe sa për të kaluar pak kohë ndryshe duhet të përfitoni prej tyre. Sipas Dritare.net, në punë gjithçka do fillojë qetësisht, por pas disa incidenteve me kolegët mund të mërziteni pamasë. Mos lejoni që ato t’iu shkatërrojnë gjithçka që keni ndërtuar. Financat do jenë mesatarisht të mira.
Binjakët
Besimi dhe filozofia do ju ndihmojnë të kaloni sfidat që do ju dalin para gjatë kësaj dite. Ju që jeni në çift do bëni projekte së bashku me partnerin dhe do e përmirësoni marrëdhënien. Nuk do mungojnë as çastet e lumtura në krahët e njëri tjetrit. Nëse jeni ende të vetmuar ka mundësi të ndodhin dashuri me shikim të parë. Mos lini asnjë mundësi t’iu ikë nga duart. Në punë fillimisht do keni dyshime nëse jeni të aftë për t’ia dalë mbanë në detyrën e re, por pas organizimit dhe përpjekjeve do arrini më të mirën. Paratë nuk kanë për të qenë të shumta kështu që mos shpenzoni pa kufi nëse nuk doni që buxheti të rrënohet.
Gaforrja
Hëna dhe Marsi do jenë ata që do ju drejtojnë në rrugën e duhur sot dhe do ua qartësojnë mendimet. Nga ana tjetër Venusi do iu garantojë ju të dashuruarve një jetë sentimentale harmonike dhe mjaft të bukur. Do ndiheni të lumtur pranë atij që keni në krah. Ju beqarët do përballeni me surpriza të këndshme nëse nuk neglizhoni ftesat për takime që do iu bëhen gjatë kësaj dite. Në punë do ecni gjithmonë me plane dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Buxhetin do e keni pak të vështirë ta përmirësoni sot, por me pak mundim dhe maturi do ia dilni mbanë të paktën ta mbani të stabilizuar.
Luani
Sot duhet të jeni gjatë gjithë kohës të kujdesshëm dhe të mos ua kini shumë besën personave që do ju qëndrojnë pranë. Nëse jeni në një lidhje nuk do ndodhë asgjë e veçante që duhet shënuar. Megjithatë dita do jetë e qetë dhe pa debate të forta. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi që një miqësi të kthehet në ndjenja të forta. Mos u druani aspak, por shprehini ato që ndjeni. Në punë pavarësisht vështirësive nuk duhet të dorëzoheni. Ju keni shumë aftësi kështu që mos lejoni askënd t’iu pengojë dhe t’iu prosvalë. Pamaturia në planin financiar do iu kushtojë shtrenjtë. Ulni sa të mundni shpenzimet.
Virgjëresha
Hëna do e bëjë ditën e sotme tejet pozitive dhe të begatë. Do jeni në humor dhe do buzëqeshni gathë kohës. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni edhe më mirë atë që keni në krah dhe do ia plotësoni dëshirat. Nga ana tjetër ai do iu përgatisë një surprizë që as që e kishit imagjinuar ndonjëherë. Nëse jeni beqarë do kenë disa takime. Merrini gjërat shtruar dhe njihuni sa më mirë me personat që do takoni. Në punë do i pëlqeni detyrën që do iu jepet dhe gjithçka do e bëni me pasion të madh. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë edhe më mirë sesa ju e kishit menduar.
Peshorja
Saturni do i vonojë gjërat sot dhe nuk do avanconi ashtu si keni ëndërruar. Duhet të bëni pak më tepër durim. Nëse jeni në çift, dita do jetë pak e trazuar sot. Kujdes mos tregoheni shumë posesivë sepse do lindin debate dhe zënka të shumta. Mos kërkoni të jeni ju që ta komandoni tjetrin, por mundohuni të ruani barazinë. Ju beqarët nuk duhet t’i shihni personat që do takoni si objekte kënaqësie sepse ashtu nuk do mund të filloni kurrë një lidhje të qëndrueshme. Në punë ka shumë mundësi që disa pakënaqësi ndaj shefave t’iu demotivojnë dhe t’iu nxitin të lini gjithçka në mes. Sipas Dritare.net, financat do jene problematike dhe ju nuk do mund të realizoni planet që kishit bërë.
Akrepi
Yjet do sjellin paqëndrueshmëri gjatë gjithë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mëngjesi ka për të qenë delikat dhe i mbushur me debate, por pas mesditës situata do përmirësohet. Do e keni më të lehtë të komunikoni me të. Nëse jeni ende vetëm, influenca e yjeve do sjellë takime të rëndësishme dhe dashuri me shikim të parë. Në fakt as vetë nuk ju kishte shkuar ndërmend se gjërat mund të ndryshonin kaq shpejt. Në punë mund të ketë ndryshime të vogla. Dëgjojini këshillat që do iu japin kolegët besnikë dhe familjarët. Në planin financiar nuk duhet të hidhni asnjë hap të nxituar sepse do keni shumë probleme më vonë.
Shigjetari
Falë përkujdesjes së planetëve sot do jeni shumë me guximtarë dhe do i konkretizoni ambiciet tuaja. Nëse jeni në një lidhje, do merrni vendime të rëndësishme dhe kjo do iu bëjë të ndiheni edhe më mirë. Personi që keni në krah do tregohet i dashur dhe i sinqertë me ju. Nëse jeni beqarët do kaloni gjithashtu një ditë interesante dhe me emocione. Përfitoni nga takimet që do realizoni. Dielli do ketë ndikim të shkëlqyer për aktivitetin profesional. Do dini të bëni zgjedhjet e duhura. Klima në planin financiar do jetë e favorshme. Mund të kryeni më në fund shpenzimet e nevojshme që do ua ndryshojnë jetën për mirë.
Bricjapi
Dinamizmi do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të zgjidhni disa çështje të lëna pezull. Ju të dashuruarit do keni një ditë të qetë dhe shumë pozitive. Nuk do mungojnë as momentet pasionante. Ju beqarët duhet të bëni pak më shumë durim për të bërë për vete personin që iu pëlqen. Mos hidhni hapa të nxituara gjatë kësaj dite sepse do dëmtoni veten. Në punë do jeni shumë të saktë dhe do hidhni hapat e duhura në çdo moment. Të gjithë do jenë të favorizuar, në çfarëdo fushe qofshin. Falë ndikimit të Diellit në planin financiar, fati do iu buzëqeshë. Blini ato që keni për të blere, por mos e teproni me shpenzimet.
Ujori
Sot do jeni gjithë kohës me nerva dhe nuk do bëni kompromis me askënd për asgjë. Nëse jeni në një lidhje, kontradiktat nuk do mungojnë asnjë moment. Tregohuni të matur dhe mos e teproni me ato që do thoni. Një fjalë e gabuar mund ta lëndojë thellësisht partnerin. Nëse jeni ende beqarë yjet do i keni në anën tuaj kështu që joshni, flirtoni dhe propozoni sepse do marrin pranime. Në punë do kapeni edhe për gjëra elementare me disa kolegë dhe kjo gjë do ju bëjë të mos përqendroheni dot. Me financat situata nuk do jetë aspak e mirë. Gjithsesi nëse merrni masa sa më parë mund t’ia dilni mbanë.
Peshqit
Ju sot do jeni shembull për të gjithë dhe personat që do ju rrethojnë do ju kenë zili ne çdo moment. Nëse jeni në çift do ia kaloni një ditë të mirë. Mirëkuptimi dhe toleranca do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Venusi, përendesha e dashurisë do ju mbështesë më së shumti ju beqarët. Njohjet dhe takimet do jenë tejet interesante. Përfitoni sa të mundni. Në punë ndryshe nga sa e prisnit problemet do ju zgjidhen sa hap e mbyll sytë dhe do ndiheni gati për të hedhur hapat e mëdha. Kujdes duhet të bëni në planin financiar. Mos dëgjoni këshillat e të tjerëve, por bëni atë që mendoni se është e duhura. /dritare.net