Horoskopi i datës 20 prill 2018

Dashi

Planetët do ju bëjnë edhe me optimistë për të ardhmen sot dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni në një lidhje Mërkurë do bëjë që të kaloni momente të paharusheme pranë partnerit. Ndjenjat do jenë të forta dhe mund të bëni edhe projekte më afatgjata sot. Nëse ende jeni beqarë, ka mundësi që një miqësi e vjetër të shndërrohet në diçka më të bukur. Në punë, për t’i përfunduar sa më shpejt ato që keni nisur nuk do bëni aspak pushime dhe nuk do hallakateni. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer kështu që nuk duhet të hezitoni të kërkoni edhe ndihmë nga të afërmit.

Demi

Hëna do favorizojë komunikimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj dite. Të dyja këto do bëjnë që gjithçka t’iu ecë sa më mirë. Për ju që jeni në një lidhje kjo e sotmja do jetë një ditë e shkëlqyer. Do ndiheni aq mirë pranë partnerit saqë do falënderoni yjet për këtë dhurate që iu kanë bërë. Ju beqarët mund të filloni të pëlqeni persona të ardhur nga jashtë dhe që kanë tjetër pikëpamje për jetën. Në punë do gjeni mënyrën për ta kërkuar atë që doni dhe shefat nuk do mund t’ua refuzojnë dot. Për asnjë moment nuk do ndiheni të bllokuar. Në planin financiar instinkti nuk do ju çojë në rrugën e gabuar. Gjendja do jetë goxha e mirë.

Binjakët

Për shkak të ndikimit të keq të hënës sot ka rrezik të influencoheni shumë nga të tjerët. Mësoni ndonjëherë të thoni edhe jo. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që sot të fillojnë debatet e forta për disa çështje shumë delikate. Tregohuni ë diplomatë dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Për ju beqaret do fillojë një dashuri e madhe dhe tejet emocionuese. Në punë do keni ide brilante, do jeni shumë korrektë dhe askush nuk do mundet dot t’iu pengojë në projektet që keni filluar. Në çdo profesion që të jeni do ndiheni shumë të nevojshëm për të tjerët. financat kohët e fundit nuk kanë qenë shumë të mira kështu qe\ë sot duhet të merrni masa më strikte.

Gaforrja

Nuk do jeni shumë të hapur sot dhe shpesh do bllokoheni në çdo fushë. Gjërat për fat të keq nuk do ju ecin si i kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme kjo dite do jetë përgjithësisht e mirë. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni dhe mund të merrni disa vendime të rëndësishme. Ju beqarët nuk do jeni gati për aventura kalimtare dhe do preferoni të prisni edhe pak derisa të gjeni dashurinë e madhe. Në punë do jeni shumë të ngarkuar dhe shpesh nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Pranojeni pa u menduar dy here ndihmën e kolegëve sepse vete nuk do arrini askund. Me paratë nuk do bëni çmenduri dhe për fat të mirë gjendja nuk do ketë tronditje.

 

Luani

Sot do keni nevojë jetike të bëni ndryshime dhe të përjetoni emocione të reja. Ka mundësi që të ndërmerrni edhe ndonjë sfidë.  Për ata që janë në një lidhje dita do fillojë qetësisht, por pas mesdite situata do nxehet e pasioni do shtohet dhe emocionet do bëhen të forta. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Ju beqarët më mirë t’i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të vështira të ditëve më parë. Edhe miqtë do i ndihmoni pa u menduar dy herë. Buxheti ka për të qenë aq i mirë sa do mund të shijon kënaqësi të reja.

Virgjëresha

Herë pas here gjërat mund t’iu ndërlikohen sot, por me humor dhe qetësi do arrini të kaloni gjithçka. Jeta juaj në çift ka për të qenë rutinë dhe në shumë momente do mërziteni. Nëse nuk bëni diçka për ta ndryshuar situatën gjërat do përkeqësohen më vonë. Ju beqarët do jeni më të hapur, do realizoni takime pafund, por nuk është e sigurt që do ta gjeni “gurin e çmuar”. Në punë do jeni shumë të menduar dhe nuk do gaboni asnjë çast. Disa miq mundet edhe t’iu provokojnë apo t’u shtyjnë në drejtime të gabuara, por nuk do ja dalin dot. Sektori i financave ka për t’u përmirësuar më shumë nga sa mund ta kishit imagjinuar edhe vetë.

LEXO DHE :  “Dukesh si 40-vjeç”, vajza e Majlinda Bregut revoltohet me komentuesin, ndërhyn dhe e ëma

Peshorja

Ditë e mbushur me gjallëri, alegri dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja. Do keni dëshirë të lëvizni, të njihni vende të reja dhe të eksperimentoni. Ju të dashuruarve sado që t’iu joshin dhe t’iu bëjnë propozime interesante, nuk do tundoheni aspak dhe as që do ju shkojë ndër mend ta tradhtoni partnerin. Ju beqarët do ndiheni gati për të bërë ndryshime në jetën tuaj dhe do i pranoni disa ftesa që do iu bëhen. Në punë do zotëroni një energji të paimagjinueshme dhe mund të arrinin ndryshime radikale që do i lënë të gjithë me gojë hapur. Financat do i mbani goxha të mira edhe pse do arrini të kryeni shpenzimet e menduara.

Akrepi

Ka mundësi t’i shihni gjërat në mënyrë sipërfaqësore sot dhe nuk do ju shkoni asnjëherë deri në fund gjërave. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë përgjithësisht e ekuilibruar. Nuk do keni probleme të mëdha, por as nuk do përjetoni ndonjë pasion të zjarrtë. Ju beqarët do jeni të shqetësuar për një çështje pune dhe nuk do e kenë në mendje kërkimin e dashurisë. Në punë do kaloni vështirësi njëra pas tjetrës, por për fat të mirë disa miq të vjetër nuk do ju lënë në baltë. Shpenzimet e mëdha lërini për më vonë nëse nuk doni të leni probleme serioze.

Shigjetari

Sot do jeni të paqëndrueshëm dhe gati për të ndërmarrë çdo lloj sfide. Nuk do qëndroni asnjëherë në një vend. Ju të dashuruarit do jeni shumë impulsivë dhe pa dashje mund ta lëndoni atë që keni në krah. Kini të paktën kurajën të kërkoni falje. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet të pranoni çdo ftesë. Disa mund të jene intrigante dhe me dy fytyra. Në punë ka mundësi të  ndryshoni disiplinë dhe do e hidhni çdo hap të mirë llogaritur. Shpenzimet kryejini pasi të keni bërë mire llogaritë. Në këtë mënyrë do shmangni çdo të papritur të pakëndshme.

Bricjapi

Nëse nuk merrni drejtimin e jetës tuaj në dorë gjërat kanë për të marrë shpejt tatëpjetën. Yjet do kenë ndikim shumë negativ tek jeta juaj në çift dhe po nuk u treguat të matur në çdo moment mund të fillojnë debatet. Sido që të vijnë punët, e mira është të toleroni herë pas here. Ju beqaret do jeni shumë të përqendruar tek puna dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Në punë do keni më shumë besim tek vetja dhe do dini çfarë hapash të hidhni për të arritur rezultatin më të mirë. Në planin financiar do jetë Saturni ai që do sjellë fat dhe do e stabilizojë situatën.

Ujori

Hëna do e bëjë edhe më dinamik shpirtin tuaj kreativ sot. Do keni kontakte të mira, reale dhe virtuale. Ju të dashuruarit do kaloni momente fantastike dhe emocionet kanë për të qenë të shumta. Momentet romantike nuk do mungojnë për asnjë moment. Edhe nëse jeni beqarë keni për të kaluar një dite fantastike. Zemra do ndihet mirë dhe do rrahë më fort se kurrë. Në punë do jeni mjaft kreativë dhe do arrini majat në fushën ku veproni. Në planin financiar, sido që të jetë situata, nuk keni për të pasur probleme apo vështirësi sepse do dini si të menaxhoni gjithçka.

Peshqit

Sot yjet do ju mbushin me mendime pozitive dhe ide fantastike për ta bërë jetën më të bukur. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë jashtëzakonisht e favorshme. Do kaloni plot çaste të ngrohta me atë qe keni ne krah, do bashkëpunoni për çdo gjë dhe do gjeni mirëkuptim për gjithçka. Ju beqarët do kenë një takim të papritur, por vendimtar. Në punë do kërkoni ta përmirësoni projektin që keni nisur dhe kolegët do ju mbështesin. Buxheti nuk do jetë i keq, por ai mund të përmirësohet tej mase nëse shfrytëzoni mundësitë dhe pranoni propozimet për punë./ Dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.