Dashi
21.03-20.04
Pse duhet t’i mbani gjërat për vete kur ka aq shumë njerëz që dëshirojnë të flasin me ju? Nuk do të jetë e lehtë ta largoni veten nga një detyrë që u është besuar prej kohësh. Megjithëkëtë, asnjëherë nuk është mirë të përqendroheni vetëm në shqetësimet tuaja. Njerëzit e tjerë do të mund t’u ndihmonin në të ardhmen nëse u ofroni ndihmë tani. Mos i bëni njerëzit të ndihen sikur duhet t’ju largohen. Përgatituni t’i jepni hua një miku dhe kujtdo që ka nevojë për ndihmën tuaj.
Demi
21.04-20.05
Më në fund do të arrini marrëveshje me një person sa i përket një projekti të ri. E dini mirë se sa shumë angazhime do t’ju sjellë. Keni diskutuar dhe hulumtuar shumë për këtë çështje. Duket sikur të tjerët janë duke ua përkujtuar se çka u keni thënë atyre. A janë duke dëgjuar? Tani gjërat janë duke shkuar në mënyrën tuaj dhe nuk ka arsye të merreni me argumente të vjetra, të cilat dëshmojnë se keni pasur të drejtë.
Binjakët
21.05-20.06
Njerëzit e tjerë janë duke bërë marrëveshje për punë, përderisa e gjitha që dëshironi ju është të përjetoni një ditë të mirë në kompaninë tuaj. Pse duhet të ndiheni të obliguar të ecni tutje me idetë e tyre nëse nuk pajtohen me to? Përgatituni të justifikoheni. Caktojeni një drekë me një mik të dashur. Mos u ndieni fajtor nëse i lini anash të tjerët. Në vend të kësaj bëhuni mirënjohës që keni lënë një sipërmarrje që nuk ka qenë asnjëherë e duhura për ju.
Gaforrja
21.06-20.07
Përpjekjet tuaja për të përfunduar disa punë do të jenë të shkëlqyera. Kjo nënkupton se nëse nuk jeni të kënaqur me të arriturat dhe vendosni të provoni përsëri, përpjekjet tuaja nuk do të jenë më të mira sesa e para. Do të keni dëshirë të ndiheshit të lumtur me rezultatet fillestare dhe të mos kishit humbur kohë duke provuar përsëri. Nuk ka pasur asgjë të gabuar herën tjetër! Njerëzit e tjerë nuk janë kaq kritikë për punën tuaj, pse duhet ju ta bëni këtë?
Luani
21.07-20.08
Një atmosferë pozitive do të përfshijë të gjitha aktivitet në të cilat jeni angazhuar. Egoja juaj ka nevojë për rritje të vazhdueshme dhe do të keni disa shanse për të dëshmuar aftësitë tuaja prej udhëheqësi. Të tjerët mund të llogarisin në ju derisa janë duke realizuar plane. Mos harroni se nuk ka një person kur bëhet fjalë për ekipin, sepse mund të nxisni garë të madhe brenda grupit.
Virgjëresha
21.08-20.09
Provoni të shihni gjërat më të mira. Një mik juaji dëshiron të marrë përsipër një problem të cilin ka një grup njerëzish që po përpiqen ta zgjidhin. Disa këtë sjellje do ta shohin si arrogancë. Ju e dini nevojën e tij për të ndihmuar dhe do të dini se ai ka natyrë humanitare. Vërejtjet e pavend të të tjerëve mund t’ju shkaktojnë dëme. Askush nuk meriton kritika të padrejta kur është duke provuar të bëjë gjëra të duhura.
Peshorja
21.09-20.10
Kur njerëzit duan të bëjnë gjëra në mënyrë më të pazakontë ju zakonisht preferoni t’i lini, por pse e bëni? Nuk dëshironi të dëgjoni këshillën që u ofrojnë ata dhe bëheni të ashpër kur ata kundërshtojnë sugjerimet tuaja. Arsyeja për këtë situatë mund të jetë reagimi juaj. Nëse shfaqni interesim për metodat e njerëzve, do të thotë se u pëlqejnë më shumë sesa tuajat. Në vend se të kundërshtoni, më mirë është të bashkëpunoni. Në këtë mënyrë do të mësoni nga të tjerët.
Akrepi
21.10-20.11
Një dyshim i madh po ju ndalon të shkoni para me një transaksion financiar ose biznesi. Nuk duhet të frikësoheni për të bërë pyetjet që u shkojnë nëpër mendje. Shumë shpesh instinktet tuaja ju alarmojnë kur diçka shkon keq dhe duhet t’i besoni më shumë intuitës. Ekziston dikush që i besoni dhe do t’ju japë përgjigje të sinqerta për këto pyetje. Këto informata do t’ju ndihmojnë të bëni zgjidhjen finale. Nëse keni dyshime, bëjeni tani!
Shigjetari
21.11-20.12
Ndani disa momente për t’u marrë me implikimet para se të veproni për idetë tuaja. Shikoni fytyrat e njerëzve që keni përreth dhe do të shihni se nuk do të merrni përkrahjen që keni pritur. Planet duhet të modifikohen që t’i bëni më të pranueshme për të tjerët. Një koleg i ri është në disponim jo të mirë dhe duhet të angazhoheni shumë për t’i lënë përshtypje. Mos kurseni për të arritur gjërat që doni.
Bricjapi
21.12-20.01
Mendimet e ngurta dhe refuzimi i argumenteve do t’ju pengojnë të përjetoni disa eksperienca të mrekullueshme. Argumentimi nuk do t’ju shpjerë askund. Një dozë reflektimi do t’ju ndihmonte shumë për ta vërejtur se po veproni gabim. Jeni kufizuar me veten në disa drejtime sepse nuk dëshironi të veproni sipas dëshirave të njerëzve. Të tjerët janë të lumtur nëse ju bëheni pjesë e aktiviteteve të tyre. I vetmi njeri që po të ndalon të kënaqet jeni ju.
Ujori
21.01-20.02
Mendoni dy herë para se të lëshoni disa thashetheme, sepse mund të shndërrohet në kaos. Disa njerëz nuk e dinë as për kë flasin. Megjithëse mund të dëgjoni gjëra të pavërteta, është mirë të mbani emocionet e tuaja nën kontroll. Mund të jetë ide e mirë të veproni për vete derisa të tjerët merren me skandalin. Keni instinkt të jashtëzakonshëm për të përfituar nga një mundësi e mirë!
Peshqit
Mos ju ktheni vendimeve që tashmë i keni marrë! Dikush do t’ju ofrojë një marrëveshje më të mirë, por çka është ajo për ta? Ata dëshirojnë biznesin, paratë ose mbështetjen tuaj. Lëvizja juaj më sensibile do të ishte nëse i leni gjërat si janë. Tashmë keni kaluar mjaft kohë për të fituar para dhe jeni i lumtur me to. Nëse bëni hapa që iu kthejnë në të kaluarën do të pakësoni gjasat për sukses.