Sot do kaloni një ditë tejet intensive dhe përgjithësisht pozitive, por nuk do mungojnë as momentet stresuese. Nëse jeni në një lidhje duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës në çift pasi po e latë pas dorë për jetën profesionale keni për t’u penduar rëndë. Nëse jeni vetëm do keni më shumë mundës për të realizuar takime nëse i dëgjoni miqtë dhe pranoni të dilni me personat që do ju njohin ata. Sipas Dritare.net në punë do keni diskutime serioze me shefat dhe për ju do fillojë një etapë shumë më e begatë. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni sepse po e lëshuar dorën do ju fillojnë problemet.
Demi
Urani do jetë planeti që do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës sot dhe do ju sjellë gjallëri pafund. Do jenë të pakta momentet kur do ndiheni nervozë. Nëse keni një lidhje nuk do mund të qëndroni në një vend, por gjatë gjithë kohës do doni të bëni ndryshime dhe gjëra të reja. Partneri do ju bëjë të njihni një tjetër lloj pasioni që do e adhuroni pafund. Nëse jeni ende beqarët ka mundësi të keni dashuri platonike pa konkretizuar asgjë. Në punë nuk do ju mungojnë për asnjë çast energjitë dhe do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur sa më lart. Me shpenzimet do jeni shumë ë të matur dhe do dini t’i hidhni hapat me maturi.
Binjakët
Sektori i financave ka për të qenë shumë delikat sot dhe kjo mund t’iu mërzitë, por nga ana tjetër kjo do bëjë që ju të mendoheni më shumë për të kërkuar mundësi të reja për t’ua dalë mbanë. Nëse jeni në një lidhje bashkëpunimi në çift do jetë i mrekullueshëm dhe do gjeni zgjidhje për çdo problem që keni pasur, pasditja ka për të qenë edhe më harmonike. Ju beqarët duhet të mendoheni gjatë lara se të hidhni hapa sepse jo të gjitha mundësitë e sotme do jenë të mira. Në punë mund t’iu ndodhin edhe disa incidente të vogla, por nuk duhet të mendoni negativisht. Ruani qetësinë dhe mos mendoni më të keqen.
Gaforrja
Dita e sotme duket goxha e mirë që në orët e para të mëngjesit. Ju do ndiheni më optimistë për të ardhmen dhe nuk do mendoni aspak gjëra të këqija. Nëse keni një lidhje si ju ashtu edhe partneri do bëni të pamundurën për të arritur lumturinë. Do keni imagjinatë të zhvilluar dhe durim të paimagjinueshëm. Ju beqarëve do ju plotësohen disa nga ëndrrat më të bukura dhe zemra do ju rrahë akoma më fort. Në punë do reagoni atëherë kur askush nuk do e presë dhe do arrini majat në gjithçka. As financat nuk do jenë të këqija, pavarësisht se mund të bëni shpenzime më tepër.
Luani
Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek jeta juaj sot dhe do ju bëjë t’i mendoni mirë fjalët para se t’i thoni. Ju të dashuruarit mund të jeni pak nervozë orët e para, por me kalimin e kohës gjendja do përmirësohet. Do e merrni gjithçka me optimizëm dhe do keni një pasdite të animuar. Ju beqarët duhet të dilni, të shkoni në vente të ndryshme dhe duhet të mos mbylleni në shtëpi. Vetëm duke vepruar kështu do mund të takoni persona interesantë. Në punë, strategjitë që do ndiqni dhe hapat që do hidhni do nxisin admirimin e të tjerëve. Edhe rivalët më të fortë do bëjnë një hap prapa. As buxheti nuk do jetë i keq sepse do dini t’i menaxhoni gjithë kohës të ardhurat tuaja.
Virgjëresha
Hëna do jetë në kundërshti me Plutonin gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që tensioni të mbizotërojë sidomos në rrethin shoqëror dhe atë sentimental. Sipas Dritare.net Nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita më e favorshme për të dalë në një darkë e për të folur seriozisht. Duhet patjetër të sqaroni problemet serioze që keni pasur së fundmi. Duke i shtyrë edhe ë tepër situata do ndërlikohet. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe të paarsyeshëm prandaj mund të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse në punë punoni me përkushtim dhe largpamës çdo gjë do ju shkojë më së miri. Financat nuk do jenë shumë keq.
Peshorja
Sot do keni ide shumë të mira, por nuk do arrini dot t’i vini në zbatim sidomos në punë. Në mbrëmje priten edhe konflikte me njerëzit që keni pranë. Nëse keni një lidhje sugjeroni sa më shumë që të mundeni sepse partneri ka mundësi t’ua plotësojë shumicën prej tyre. Bëni vetëm kujdes mos tregoni sekretet tuaja tek të tjerët sepse kjo do ju sjellë debate të forta. Ju beqarët nuk do lini mundësi t’iu ikë nga duart dhe ka gjasa ta plotësojnë zemrën. Në punë mund të keni goxha debate e kontradikta me eprorët dhe do shpërqendroheni tërësisht. Me paratë tregohuni sa më vigjilentë dhe nuk do keni probleme.
Akrepi
Ambienti do jetë i tillë sot që do ju bëjë mjaft nostalgjikë. Në disa momente mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse jeni në një lidhje gjatë gjithë kohës do ju pushtojë pesimizmi dhe nuk do doni të dilni nga shtëpia apo nga mjedisi ku ndodheni. Dëgjojeni partnerin dhe shoqërojeni atë atje ku do ju ftoje pasi do ndiheni më mirë. Ju beqarët do keni ide të gabuara për disa persona dhe do hidhni hapa të gabuara. Në punë nuk do mund t’iu realizohen të gjitha planet dhe ky do jetë si një dështim për ju. Sektorin e financave do e keni më tepër kujdes dhe do dini ta mbani situatën të stabilizuar.
Shigjetari
Mërkuri dhe Urani do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua ndryshojnë tërësisht ditën. Në punë sidomos do keni më shumë fat. Gjithçka do jetë në avantazhin tuaj. Nëse keni një lidhje në mëngjes do e kritikoni partnerin për disa gjëra dhe atij mund t’i mbetet qejfi megjithatë pas mesditës gjërat do rregullohen. Do i kuptoni gabimet dhe do gjeni mënyrën më të mirë për të kërkuar falje. Ju beqarët më në fund do keni një takim serioz që do ua ndryshojë tërësisht jetën. Në punë do ju bëhen edhe propozime të jashtëzakonshme që nuk duhet t’i humbni. Dite me shumë fat për këtë plan. Paratë nuk do jenë të shumta, por të mjaftueshme.
Bricjapi
Mërkuri do ju bëjë shumë të matur gjatë kësaj dite dhe gjithashtu mjaft reflektues. Nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur për rezultatet. Nëse keni një lidhje flisni sa më qartë me partnerin dhe pyeteni për disa çështje që nuk jeni të qartë. Vetëm kështu do shmangen problemet dhe mosmarrëveshjet. Ju beqarët nuk do keni dëshirë të bëni gabimet e së shkuarës dhe do jeni shume të matur me hapat. Për çdo propozim do mendoheni gjatë para se të thoni fjalën e fundit. Në punë çdo gjë ka për t’iu ecur mirë dhe në qetësi të plotë. Financat mundet edhe të tronditen pak, por ju do merrni menjëherë masat e duhura.
Ujori
Sot nuk do përshtateni lehtësisht me situatat që do ju krijohen dhe në shumë momente mund të ndiheni keq. Nëse jeni në një lidhje asnjë përpjekje nuk do jetë e mjaftueshme sot për të arritur lumturinë. Kërkoni më shumë nga vetja dhe pranojini edhe gabimet e së shkuarës. Ju beqarët do i keni idetë shumë më të qarta se më parë dhe do e dini shume mirë kë të joshni. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë. Në punë do jeni të kujdesshëm, nuk do përfitoni nga dobësitë e kolegëve dhe do jeni elokuentë. Sipas Dritare.net me paratë do keni disa probleme të vogla, por asgjë për të vënë alarmin menjëherë.
Peshqit
Ka mundësi që sot të ketë disa konflikte të vogla me disa persona për çështje interesi, megjithatë ndryshe nga sa do ju duket në fillim çdo gjë do ndryshojë si me magji. Bëjini sytë katër dhe mos kini besim tek askush. Nëse jeni në një lidhje do gjendeni përpara një dileme dhe nuk do arrini dot të bëni një zgjedhje. Partneri gjithashtu nuk do dojë t’iu lëndojë dhe do tregohen shumë i dashur. Nëse jeni beqarë mos bëni çdo gjë që do ju propozohet, por dhe as mos qëndroni të mbyllur. Në punë shumë gjëra do ju ecin keq dhe nuk do dini ku të mbështeteni. Shpenzimet do vazhdoni t’i kryeni pa llogari dhe situata financiare do jetë problematike.