Horoskopi i datës 17 prill 2018

 

Dashi

Sot do jeni shumë të dashur me të gjithë dhe do i ndihmoni ata që do kenë nevojë. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni e të mendoni se marrëdhënie e fortë është ajo kur dy palët qëndrojnë pranë në të mirë e në të keqe. Partneri do marrë një lajm të keq nga puna kështu që ju duhet të jeni mbështetja më e fortë. Ju beqarët do kërkoni një person disi të ndryshëm nga ju që do ju plotësojë. Ka mundësi që edhe të afroheni me një të tillë. Në punë do keni shpirtin e ekipit dhe do arrini cdo qëllim. Gjendja financiare d përmirësohet fala dashamirësisë së disa të afërmve.

Demi

Ka mundësi që të jeni disi provokues me të tjerët sot dhe kjo nuk do ju pëlqejë të gjithëve. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni shumë mirë pranë atij që doni. Në shumë momente do ju duket vetja sikur jeni pranë lidhjes ideale ashtu si e keni ëndërruar. Ju beqarët nuk do hezitoni të shprehni ndjenjat dhe mund te afroheni më shume me një person që ju pëlqen. Në punë, këmbëngulja do ju ndihmojë goxha, por idetë nuk do i keni shumë të mira. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë ashtu si keni menduar. Tregoni sa më shumë maturi me shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni keq shumë shpejt.

Binjakët

Do jeni gati për te ndërmarrë edhe sfida gjatë kësaj dite dhe forca do ju shoqërojë gjithë kohës. Për ju të dashuruarit pasioni do rikthehet edhe më fuqishëm. Do keni të njëjtat ide dhe mendime me atë që keni në krah, do i qëndroni atij besnike dhe shumë të dashura. Ju beqarët do keni dashuriçka të fshehta, por shume emocionuese. Në punë duhet të imagjinoni, te tentoni dhe të mos druheni të hidhni hapa. Nëse së fundmi keni kryer shpenzime goxha të mëdha gjendja e financave do ketë tronditje te forta. Ndaluni pak, reflektoni dhe merrni masa pa arritur gjendja në limitet e mundshme.

Gaforrja

Do keni zemër shumë të madhe gjatë kësaj dite dhe do falni papushim, Nga ana tjetër do iu vini kapat edhe problemeve që keni pasur me të afërmit. Nëse jeni në një lidhje, partneri nuk do iu besojë veshëve për ato që do i shprehni. Do dini si ta mbani atë pranë dhe ta dashuroni pa dorashka. Në orët e pasdites edhe ai do mendojë t’iu surprizojë. Beqarët nuk duhet te refuzojnë asnjë fesë sepse kanë për të humbur mundësitë më të mira në jetë. Në punë do viheni shpesh në dyshim midis arritjes së qëllimit dhe mos brengosjes së disa kolegëve të dashur. Mendohuni mirë para se të veproni në mënyrë që të mos bëni gabime. Shpenzimet duhen kufizuar sa më shumë.

Luani

Kjo ditë do jetë goxha më pozitive dhe do ndiheni më të lirshëm për të shprehur ndjenjat.  Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gati të merrni disa vendime të mëdha që do ua bëjnë ditët në vijim edhe më të bukura. Çastet intime do shumëfishohen dhe fjalët e ëmbla gjithashtu. Beqarëve do iu jepen mundësi për të filluar lidhje mjaft romaneske. Në pune do jeni të saktë dhe shumë seriozë. Do keni arritje dhe do merrni pafund përgëzime ne çfarëdo lloj fushe që të  veproni. Buxheti do vazhdojë të mbetet ende delikat kështu që duhet të mos rrisni në asnjë mënyrë shpenzimet.

Virgjëresha

Suksesi që keni arritur së fundmi do bëjë shumë persona xhelozë dhe disa madje do mundohen t;iu bëjnë keq. Bëjini sytë katër dhe mos ju besoni plotësisht të gjithëve. Nëse jeni në një lidhje mos prisni të shprehni ndjenjat në çdo moment dhe me çdo mënyrë që të mundeni. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të sigurt. Në punë do ju vënë përballë disa zgjedhjesh të vështira. Tregohuni të logjikshëm dhe aspak të nxituar. Financat do i menaxhoni me shumë saktësi dhe nuk do keni probleme. Shmangni vetëm dhëniet e huave edhe sikur personat të jenë të afërt.

LEXO DHE :  Këshilli Kombëtar i PD, Basha: Jashtë liste ish-deputetët e vetëdeklaruar!

Peshorja

Sot do jeni më të çliruar nga ato që ju kanë peshuar shumë deri më sot dhe do ecni përpara. Konfigurimi i mrekullueshëm i yjeve do zgjidhe çdo problem që ju keni pasur me partnerin. Durimi do jetë një pikë e forte që do ju ndihmoje në këtë plan. Ju beqarët do jeni të vëmendshëm ndaj flirteve të çdokujt dhe do pranoni të dilni me ata që do iu pëlqejnë më tepër. Profesionalisht do dëshironi të bëni ndryshime të mëdha. Do lodheni pak, por do arrini atje ku doni. Në planin financiar, të gjitha përpjekjet dhe maturia që keni treguar së fundmi, do japin rezultatet e veta.

Akrepi

Planetët do ua shtojnë dëshirat për të ecur gjithnjë e më përpara dhe për të hapur porta të reja në planin personal dhe miqësor. Do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla të jetës tuaj në çift sot dhe çdo gjë me partnerin ka për të ecur për mrekulli. Ju beqarët do merrni, por edhe do bëni deklarata të forta dashurie. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar njëherë e mirë në jetën tuaj. Në punë do ju duhet të investoni më shumë kohë dhe mund për të përballuar çdo lloj sfide që do ju dalë përpara. Financat mund të përballen me një problem të vogël që për disa orë do ju turbullojnë paksa.

Shigjetari

Ka shumë mundësi që sot të mësoni një të vërtetë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni nga partneri gjëra që ai nuk mund t’ua japë dot dhe shpesh do mërziten. Mundohuni të jeni më realistë sepse përndryshe nuk do arrini gjë. Ju beqarët do keni plot mundësi edhe për t’u argëtuat, por edhe për të filluar lidhje vërtet serioze. Në punë, nëse jeni pjese e kompanisë së një të afërmi duhet të mësoni të notoni vete. Mos shpresoni gjithmonë për mbështetjen e të tjerëve. Financat mund të përkeqësohen shumë nëse jepni borxhe dhe nuk mendoheni para se të shpenzoni.

Bricjapi

Sot jeta juaj do ngjaje me një lule dielli dhe ju do drejtohen gjithmonë në pjesën ku shkëlqen më shumë. Mërkuri do ndikojë mjaft pozitivisht tek jeta juaj në çift dhe do ju afrojë më tepër me atë që keni në krah. Ju beqarët do vazhdoni të joshin këdo që do ju dalë përpara dhe kjo mund t’iu çojë edhe në rrugë të gabuar që do dëmtojnë të  ardhmen. Në punë duhet të mbroni çdo mendim që do keni edhe sikur të gjithë t’i keni kundër. Në fund të fundit do keni të drejtë në ato që do thoni. Në planin financiar, disa fatura të papaguara prej kohësh mund t’iu sjellin disa probleme të vogla.

Ujori

Ardhja e personave të rinj në jetën tuaj do ju bëjnë të ndiheni edhe më mirë sot. Do ndodhin gjera vërtet interesante sot. Ditë shumë e mirë ka për të qenë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Edhe pa folur shumë do merreni vesh me atë që keni në krah. Ju beqarët do preferoni të keni thjesht flirte me disa persona dhe asgjë më shumë sesa kaq. Në punë gjithashtu do keni ndryshime shumë pozitive. Do arrini çdo qellim ne çdo fushe ku do operoni. Gjithsesi ekonomistet dhe mësuesit do jenë më të privilegjuarit. Shpenzimet që do kryeni bëjini gjithmonë me llogari dhe duke i shkruar pasi ashtu do jeni më të ndërgjegjshëm.

Peshqit

Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju bëhen dhe mos mendoni gjithë kohës se partneri dëshiron diçka nga ju në këmbim të surprizës së bërë. Asgjë nuk do jetë ashtu si duhet. Nëse jeni ende beqarë do jeni sipërfaqësorë dhe mund të pranoni të dilni me dikë pa u menduar gjatë. Në punë do jeni më aktivë, por frika nga gabimi do ju stepë paksa për të çuar deri ne fund objektivat. Nëse keni për të bërë shpenzime apo për të shlyer borxhet sot është koha e përshtatshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.