Horoskopi i datës 16 shkurt 2019

Dashi

Ka shumë mundësi të ndiheni gjithë kohës në ankth gjatë kësaj dite dhe aspak të qetë. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni të vetmuar. Partneri nuk do ju kushtojë vëmendjen që ju keni pritur deri më sot. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do realizoni takime fantastike të cilat do iu çojnë drejt lidhjeve serioze. Në punë kreativiteti do jetë i jashtëzakonshëm, por kolegët nuk do ju lënë ta keni rrugën shumë të lehtë. Tregohuni të kujdesshëm dhe shmangini ata që shihni se ju duan të keqen. Në planin financiar duhet të bëni të pamundurën që t’i mbani të ardhurat sa më të mira. Do lodheni pak, por do ja dilni mbanë.

Demi

Në përgjithësi dita e sotme do jetë e suksesshme sidomos në sektorin profesional. Marsi do iu japë forcë dhe do ua konkretizojë ëndrrat. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe nuk do keni aspak turp të kërkoni falje. Ju beqarët do jeni të qartë dhe realistë prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Për punën ka për të qenë një ditë e shkëlqyer. Do keni ide të jashtëzakonshme dhe do dini si t’i bëni gjërat sipas radhës. Sipas Dritare.net, në planin financiar gjendja do jetë goxha e mirë dhe do mund të hiqni edhe disa para për të ardhmen.

Binjakët

Do jeni në humor të mirë dhe plot dëshirë për të jetuar gjatë kësaj dite. Gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si ju keni dashur. Ju të dashuruarit do jeni mjaft pasionantë dhe emocionet kanë për të qenë të njëpasnjëshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më tepër nga sa duhet dhe realiteti do ju duket më i trishte nga sa do e kishit menduar. Në punë planetët do bëjnë që të përshtateni me të gjitha situatat që do ju vijnë dhe rezultatet që do keni do bëjnë shumë xhelozë rreth jush. Marrëdhënien me paranë nuk do e keni të mire. Gjendja ka rrezik të ketë tronditje të mëdha.

Gaforrja

Hëna, Marsi dhe Urani do ju bëjnë me pozitivë gjatë kësaj dite dhe do dini të veproni shpejt në momentin e duhur. Ju të dashuruarit do kuptoheni shumë mire me njëri-tjetrin dhe së bashku do vendosni për ato që doni të bëni në të ardhmen. Ju beqarët do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër, por me shumë gjasë nuk keni për ta gjetur dot atë. Në punë do jeni inteligjentë dhe disi më të sigurt në vetvete. Sharmi juaj gjithashtu do ju bëjë të përfitoni akoma më tepër. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme edhe këto kohë. Do arrini t’i kryeni pa problem shpenzimet e nevojshme.

Luani

Dielli do jetë pozicionuar më së miri në qiellin tuaj gjatë kësaj dite kështu që keni për të kaluar një ditë të shkëlqyer. Për ju të dashuruarit d jetë dite e favorshme kjo e sotmja. Do jeni të qartë në mendime dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Edhe ju beqarët do jeni me më shumë fat se kurrë dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të mëdha. Komunikimi do privilegjohet në punë kështu që do e keni gjithçka shumë më të lehtë. Për shumë çështje do jeni në të njëjtën linjë me kolegët dhe shefat tuaj. Gjendja e financave do jetë e mirë deri në mesdite, por për shkak të disa shpenzimeve të pamenduara situata mund të ketë lëkundje.

Virgjëresha

Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite ju sërish nuk do e humbni energjinë dhe gjallërinë. Pengesat do mundoheni t’i kaloni pa u nxituar shumë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ngarkuar me punë dhe keni për ta lënë pas dore partnerin tuaj. Do bëni mirë të flisni me të dhe t’ia sqaroni gjithçka para se të keni probleme. Ju beqarët do keni vetëm disa takime normale dhe do mbeteni sërish vetëm. Në punë do jeni profesionistë dhe do i kryeni me saktësi të gjitha detyrat që do iu japin shefat. Në asnjë moment nuk do ankoheni për vështirësitë që do iu dalin. Në planin financiar gjithçka do ndryshojë për mirë falë mbështetjes së madhe që do iu japin disa familjarë.

LEXO DHE :  10 vjet burg për ata që e shpërndajnë videon e sulmit në Zelandën e Re

Peshorja

Edhe pse do keni dëshirë shumë të madhe për pavarësi gjatë kësaj dite sërish do arrini të vetëpërmbaheni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bekuar nga yjet. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme kështu që duhet t’i shfrytëzoni sa të mundeni. Ju beqarët do keni një ditë normale e pa takime të veçanta. Duhet të bëni edhe pak më tepër durim që të ndryshoni statusin e të filloni një lidhje emocionuese. Në punë Mërkuri do favorizojë komunikimin. Do e keni më të lehtë të flisni me shefat si dhe me kolegët për ndonjë ndihmë që do ju duhet. Sipas Dritare.net, financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi dhe nuk do ndodhë asnjë problem.

Akrepi

Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe shfrytëzojeni çdo moment pasi nuk pritet të ndodhë asgjë e keqe.  Për ju të dashuruarit do mbizotërojë ekuilibri, qetësia dhe mirëqenia gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë saqë hera herës do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me një person që do ua prezantojnë miqtë. Sido që të jetë merrini gjërat shtruar. Në punë do jeni shumë të frymëzuar sidomos nëse keni një punë që e ushtroni edhe nga shtëpia. Do ju lindin ide brilante që do ju sjellin shpejt edhe përfitime. Gjendja e financave do konsolidohet. Do filloni edhe disa projekte të rëndësishme dhe do ndiheni mjaft të qetë.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme do jeni më dinamikë, më të vendosur, por paksa impulsivë. Këtë gjë duhet ta menaxhoni paksa më mirë që të mos ju lindin probleme. Ju të dashuruarit do jeni bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lirë atë. Kujdes sepse ai mund të përfitojë nga kjo dhe t’iu hipe në qafë. Ju beqarët nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse do e këndoni veten më tepër nga sa mund ta keni imagjinuar. Në punë Mërkuri do nxitë shkëmbimet intelektuale dhe bashkëpunimet. Do ecni me ritme të shpejta dhe do keni imagjinatë më të zhvilluar. Në planin financiar do fryjë një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

Bricjapi

Dita e sotme nuk do jetë shumë e kënaqshme gjatë kësaj dite, por fatmirësisht disa familjarë do ju ndihmojnë të rregulloni një pjesë të problemeve. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni më impulsivë dhe kjo do i shtojë debatet dhe mosmarrëveshjet në çift. Mundohuni ta kontrolloni sa më shumë veten. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat shtruar dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Shumë shpejt kanë për të dale mundësi të shkëlqyera edhe për ju. Në punë gjërat do vijnë pak nga pak duke u rregulluar, por duhet të jeni më të duruar dhe të dini ta kontrolloni veten. Financat mbajini gjithë kohës nën kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze më pas.

Ujori

Gjatë kësaj dite keni për të marrë lajme shumë të bukura dhe do ndiheni vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Nëse jeni në një lidhje do arrini ta përmirësoni jetën tuaj dhe do ndiheni të qetë pranë partnerit. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do bini në dashuri me një të afërm te miqve dhe do keni disa ndryshime në jetën tuaj. Ndihmesa e miqve do jetë padiskutim e rëndësishme. Në punë do jeni shumë më të organizuar dhe do merrni kohë para se të hidhni hapat përfundimtare. Gjithçka për ju ka për të qenë e jashtëzakonshme. Me financat duhet të tregoheni sa më të kursyer në mënyrë që të mos ju lindin aspak probleme.

Peshqit

Falë Uranit që do e keni gjithë kohës në krah sot nuk do ju mungojë as energjia dhe as entuziazmi. Ka mundësi që të gjitha dëshirat t’iu realizohen një e nga një. Ju të dashuruarit shfrytëzojeni sa të mundni ditën e sotme sepse jo gjithmonë do ju shfaqen mundësi të tilla. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Ju beqarët do përjetoni kënaqësi pafund falë disa personave që i keni njohur rishtazi. Në punë Urani dhe Dielli do ju shtojnë idetë dhe do arrini të gjeni zgjidhje edhe për çështjet më delikate që dikur iu janë dukur të paarritshme. Në planin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa për ta ndryshuar sa më parë gjendjen sepse në të kundërt do keni probleme serioze. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.