Horoskopi i datës 16 prill 2018

Dashi


Sot Hëna e re do ketë më shumë ndikim në jetën tuaj. Ajo do ju largojë mërzitjen dhe do ju ndihmojë të ndiheni më të çliruar. Ditë pa probleme do jetë kjo e sotmja për ju qe jeni në një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me atë që keni në krah dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët duhet të jeni më realistë sepse nëse bëni gabime do vuani shumë gjatë më pas. Në punë do jeni më të organizuar dhe do bëni të pamundurën që të arrini sa më parë objektivat. Disa miq do i keni goxha mbështetje të fortë. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak sepse do dini t’i bëni mirë llogaritë.
Demi


Do keni imagjinatë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më të veçantë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e mrekullueshme. Do dini si ta mbani gjithë kohës pas vetes partnerin dhe do kënaqeni në praninë e njeri-tjetrit. Ju beqarët duhet të pranoni çdo ftesë dhe më pas duke parë e duke vepruar.. Askush nuk do iu detyrojë të bëni diçka që nuk do doni. Në punë Dielli do ju nxitë të jeni akoma më ambicioze. Nuk do ndaleni përpara pengesave dhe as pas kritikave që do merrni. Të ardhurat do jenë akoma më të mira se më parë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet e menduara.
Binjaket


Herë do jeni me humor të mirë e herë me humor të keq sot kështu që priten edhe mosmarrëveshje. Miqve do iu jepni rëndësinë më të madhe. Ju të dashuruarit mendojini mirë gjërat para se të veproni sepse mund të lindin probleme të jashtëzakonshme dhe situata mund të ndërlikohet. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa të reja. Prisni edhe disa kohë dhe keni për ta parë që çdo gjë do ndryshoje në mënyrë të befasishme. Në punë duhet të tregoheni shumë të duruar që të arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mos u dorëzoni që me sfidën e parë që do ju dalë. Në planin financiar do i keni të gjitha kushtet për ta përmirësuar situatën, por duhet të tregoni vendosmëri dhe durim.
Gaforrja


Sot nuk do ndiheni aspak të privuar për të shprehur ato që mendoni dhe do keni forcë të madhe bindëse. Nëse jeni në një lidhje do iu pëlqejnë ndryshimet dhe të rejat dhe do doni ta largoni rutinën sa më parë. Flisni me partnerin për këtë sepse së bashku do arrini edhe më shumë. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat më seriozisht dhe nuk do doni aventura pa të ardhme. Mundet edhe t’iu plotësohen dëshirat dhe do keni dashuri me shikim të parë. Jeta profesionale do jete e paqëndrueshme dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Mos kini besim absolut tek askush. Mos i lini gjërat të rrjedhin vetë në planin financiar sepse mund të keni probleme më pas.

Luani


Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë mjaft pozitiv për ju. Do arrini te përmbushni një pjese te objektivave dhe do ndiheni më të qetë. Lidhja me partnerin do jete me e këndshme. Do i kuptoni më mirë ndjenjat dhe synimet që ka ai për të ardhmen. Kjo do iu ndihmoje të merrni edhe vendime për të cilat keni kohë që mendoheni. Ju beqarët duhet të kërkoni në çdo cep për të gjetur personin e duhur. Mos filloni asgjë pa qenë të sigurte. Në punë nuk duhet të ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha vetëm që të arrini atje ku doni. Bëjeni çdo gjë në kohën e duhur. Mos e teproni me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë surprizë të keqe me financat.
Virgjëresha


Sot do kaloni edhe momente pozitive, por edhe nga ato negativat. Mundohuni që në çdo moment të qëndroni të qete dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ne jetën tuaj në çift do të mbizotërojë rutina dhe e zakonshmja. Klima e paqëndrueshme dhe mos kuptimi me njeri-tjetrin do iu trishtojë shpesh. Ju beqarët do keni dëshirë të keni vetëm aventura dhe jo dashuri afatgjata. Planetët do jenë në anën tuaj, por dijeni se kënaqësia nuk do jetë aq e madhe sa ju e prisnit. Në pune do merrni frytet e një pune të gjate e të lodhshme dhe do e kuptoni se gjithçka që keni bërë ja ka vlejtur. Do kujdeseni më tepër për financat dhe Neptuni do ua shpërblejë gjithë punën që keni bërë.
Peshorja

LEXO DHE :  Treni tërheq zvarrë makinën, vdesin tre persona në Shkup


Sot duhet patjetër të shmangni çdo lloj debati apo mosmarrëveshjeje me ata qe keni ne krah ose me të afërmit sepse do ju turbullohet gjithë jeta. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të ndërmerrni rreziqe sepse dita do jete paksa delikate. Tregohuni më tolerante dhe nuk do keni surpriza të këqija. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare në mënyrë te papritur. Studiojini mire personat pastaj vendosni për te ardhmen. Në pune do ju konkretizohen të gjitha planet dhe do merrni edhe disa shpërblime. Më të privilegjuarit do jenë ekonomistët dhe arkitektët. Financat do përmirësohen. Do ketë hyrje të papritura parash në arkën tuaj, por mos i harxhoni ato pa masë.
Akrepi


Javë plot ngjyra do jetë kjo për të gjithë, por siç do ekzistojnë nuancat e këndshme nuk do mungoje as grija dhe e zeza. Ju që jeni në një lidhje do mendoni se nuk keni përfituar shumë nga koha e beqarisë dhe do tentoni aventura. Ju që jeni ende vetëm do e vuani aq shume këtë situate saqë do e mbyllni me dy dyer zemrën tuaj. Do jeni të dëshpëruar. Yjet nga ana tjetër ju këshillojnë të tregoheni më të hapur sepse do ketë edhe takime. Në pune do jeni ambicioze në maksimum dhe do ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Keni për t’ia dalë mbanë edhe pse do lodheni pak. Tregohuni më strikte me menaxhimin e financave që mos bini në humnerë.

Shigjetari


Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj gjëje që gjithçka te ece sa me mire. Do ndërtoni ura lidhëse edhe me disa persona që më pare nuk i keni pëlqyer aspak. Nëse jeni në çift dhe keni një lidhje të fortë, do të dyfishohet pasioni ndërmjet jush dhe partnerit. Nëse lidhja juaj ka probleme atëherë duhet të luftoni shumë që t’i bëni ballë tradhtive. Klima për ju beqaret do jetë e ngrohtë. Përfitoni sa më tepër për të realizuar njohje të reja. Në punë do ju bëhet një propozim interesant nga i cili duhet të përfitoni sa më shumë. Urani do iu bëjë të tregoheni të matur me financat dhe do iu ndihmojë të filloni një projekt të ri në jetën profesionale.
Bricjapi


Ky ka për të qenë një ditë përgjithësisht pozitive dhe pa probleme për ju. Do jeni gjithmonë optimiste dhe entuziaste. Do lundroni në një det të qetë dhe të ngrohtë nëse jeni në një lidhje. Marsi do iu nxitë të jeni më tolerante dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj. Tensioni nuk do mbizotërojë në asnjë moment. Për sa iu përket ju beqarëve, është Hëna ajo që do sjellë surpriza mjaft të këndshme. Përfitoni sa të mundni. Në punë duhet të jeni dyfish të matur këtë javë sepse po filluan problemet nuk keni për ta mbaruar në kohë një projekt të dhënë. Urani do iu ndihmoje të përmirësoni ekuilibrin financiar. Gjithsesi mirë do jetë mos shpenzoni pa limit.
Ujori


Gjatë kësaj dite Dielli do e ngrohë jetën tuaj dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Do jeni tolerante, të kuptueshëm dhe bashkëpunues me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje qetësia do mbizotërojë në lidhjen tuaj. Nuk do ketë shumë pasion, por as zënka nuk do ketë. Thjesht një e përditshme pa ndonjë histori të veçantë. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni joshës dhe mjaft të kërkuar nga seksi tjetër. Takimet që do bëni do jenë mjaft premtuese. Në pune do ecni para me hapa më të shpejta. Të gjithë do mahniten me ato që do arrini. Edhe pse do keni shumë dëshire për shpenzime nuk duhet të abuzoni. Buxheti do jetë i lëkundur!
Peshqit


Kjo do jetë një ditë goxha e ngarkuar me punë dhe angazhime të tjera, megjithatë ju do arrini ta menaxhoni kohën dhe nuk do i lini asnjë çast pas dore ata që keni në zemër. Jeta në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Nëse më parë keni pasur vështirësi do keni mundësi të pajtohen dhe t’i rregulloni problemet. Beqarët, falë Venusit do shkëlqejnë dhe vështirë se do kalojnë diku pa tërhequr vëmendjen. Në punë duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe duhet të tentoni të provoni fusha të reja. Mos e lini veten të rrezoheni nga një problem financiar që mund t’iu dalë para. Luftoni fort me dëshirën për shpenzime.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.