Horoskopi i datës 16 maj 2018

Dashi

Plutoni do ju detyrojë të ndryshoni disa zakone gjatë kësaj ditë në thuajse të gjitha fushat. Do bëheni edhe më ambiciozë nga më parë. Nëse jeni në një lidhje duhet sa më parë të hiqni dorë nga kokëfortësia sepse përndryshe keni për të pasur probleme serioze. Vetëm kështu mund të kaloni një mbrëmje të këndshme. Ju beqarët do joshni edhe pa dashur vetë, por nuk do jeni gati të filloni një marrëdhënia. Në punë, personaliteti i fortë do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme të hershme. Me më shumë reflektim dhe reagim të kujdesshëm keni për të arritur majat. Edhe financat do jenë më të mira.

Demi

Bashkëpunimi i Diellit me Hënën do bëjë që jeta juaj të jetë e mrekullueshme sot. Do jeni magnetikë, të përshtatshëm dhe optimistë. Nëse keni një lidhje ka mundësi të bini dakord për gjithçka dhe mund të merrni edhe vendimet e duhura. Nuk do ketë aspak re në qiellin tuaj të dashurisë. Ju beqarët do jeni plot sharm dhe do arrini të bëni për vete cilindo person që do ia vini syrin. Dita do përfundoje ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do keni edhe më shumë sukses nga sa kishit menduar. Nuk do keni druajtje as për të shprehur idetë tuaja. Financat fatmirësisht do fillojnë të normalizohen pas periudhës shumë të vështirë.

Binjakët

Hëna e re do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj sot dhe do jene financat ato që do privilegjohen më tepër nga të gjitha. Nëse jeni në një lidhje nuk do i shmangni dot debatet, por për fatin e mirë gjithçka do përfundojë si duhet. Durimi dhe heshtja do ju ndihmojnë mjaft. Ju beqarët do filloni të ndieni shumë për një mik të afërt që në fakt e ka tashme një lidhje. Më mirë mbajini ata sa më larg që të mos bëni gabime. Në punë yjet do ju ndihmojnë dhe do keni ndryshime goxha pozitive. Do jeni përherë më të mirën nga vetja. Financat nuk kanë qenë ndonjëherë më të mira sesa sot.

Gaforrja

Sot do keni ë shumë shpresa për të ardhmen dhe do e shihni gjithçka me optimizëm. Nga ana tjetër do jeni mjaft të ndjeshëm dhe të dashur. Nëse keni një lidhje mundohuni të ruani njëfarë pavarësie sepse do ndiheni edhe më mirë. Debatet shmangini sa më shumë që të mundeni, por nga ana tjetër nëse fillojnë mundohuni t’i zgjidhni me qetësi e jo me nxitim. Nëse jeni beqarë ka mundësi që të vendosni të qëndroni të tillë edhe sot. Në punë vetëm duke ndjekur strategji strikte e duke bërë kujdes mund të arrini ta mbani situatën nën kontroll. Edhe financat do kërkojnë maturi, pavarësisht se situata do jetë më e konsoliduar.

 

Luani

Mërkuri do ju bëjë të mos reflektoni gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini t’i kuptoni gabimet qe do bëni. Kokëfortësia shpesh ju ka çuar në rrugë të gabuar. Ju të dashuruarit do kërkoni ta kontrolloni atë që keni në krah dhe nuk do arrini dot të keni një marrëdhënie të qetë. Gabimet do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët nga ana tjetër do keni disa komplekse që do ju pengojnë të afroheni me ata që ju pëlqejnë. Në punë gjërat nuk do ju ecin sipas planeve. As me kolegët nuk do arrini dot të merreni vesh dhe të gjithë do ju braktisin. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak kështu që ato do dobësohen.

Virgjëresha

Sot do jeni më bindës dhe më të vëmendshëm. Rrezet e diellit do fillojnë të futen paska në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do adhuroni të rrëzoni disa kode dhe zakone të partnerit, por do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Për fat ai do jetë me humor të mirë dhe nuk do ua prishë për asgjë. Ju beqarët do takoni persona tërësisht të ndryshëm nga vetja, por me ta mund të fillojnë së shpejti lidhje vërtet të bukura. Në punë nuk do ju mungojnë aspak idetë, por thjesht do ju duhet pak më shume guxim. Pranojeni mbështetjen e kolegëve ose familjarëve. Financat do jenë mjaft interesante.

LEXO DHE :  BE është armike! Ja si i përgjigjen zyrtarët e Evropës, Donald Trump!

Peshorja

Sot do jetë një ditë vendimtare për ju sidomos për sektorin sentimental dhe jetën intime. Nëse keni një lidhje mahniteni partnerin dhe bëni gjithçka mundeni që çdo çast të duket si një magji. Çdo çast te lire kushtojani atij që keni në krah dhe keni për ta parë që marrëdhënia juaj do bëhet edhe më e fortë. Ju beqarët ka rrezik të keni disa keqkuptime me personat që pëlqeni dhe në vend të hidhni hapa para do ftoheni edhe më shumë me të. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe askush nuk do ju ndalë për të arritur atë që keni planifikuar. Financat mund të kenë edhe disa vështirësi, por do arrini ta mbani qëndrueshmërinë.

Akrepi

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

Shigjetari

Sot do jeni gjithë kohës në kërkim të një jetë ideale dhe të mbushur me qetësi, por bujaria do jetë pika e dobët. Nëse keni një lidhje bëjini sytë katër dhe mos besoni verbërisht tek ato që do iu thotë partneri. Dashurojuni me të, por ruani gjithmonë një fije mosbesimi për ato që do ju thitë. Nëse jeni ende në kërkim të partnerit ideal, sot të gjitha kushtet do jene në favorin tuaj. Në punë do jeni më të hapur dhe do i dëgjoni këshillat që do iu japin të tjerët. Në këtë mënyrë do arrini edhe më lart. Me financat tregohuni të kujdesshëm që nesër mos keni të papritura.

Bricjapi

Sot do jetë një ditë vërtet e bukur dhe pa probleme për ju. Gjithçka ka për t’iu ecur mirë dhe nuk do ndiheni në siklet asnjë çast. Nëse keni tashme një lidhje ndjenjat për njëri-tjetrin do jenë reciproke  dhe do ndiheni të plotësuar pranë partnerit. Ai do jetë edhe më romantik nga sa mund të kishit menduar. Nëse ende nuk e keni gjetur princin e kaltër mundësitë e sotme do jenë fantastike dhe nuk duhen humbur. Në punë do jeni mjaft kreativë, guximtarë dhe gati për te ndërmarrë sfida të reja. Financat do jenë gjithashtu të kënaqshme dhe nuk do ndiheni keq për asnjë çast.

Ujori

Sot do i shprehni akoma më shumë ndjenjat dhe do mundoheni t’i bëni ata që keni pranë të ndihen më mirë. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni së bëri surpriza për partnerin dhe ai do ju dashuroje me më shumë pasion. Çdo çast pranë tij do jetë si në një ëndërr të bukur. Në mbrëmje mund t’iu ndodhë edhe diçka që as e kishit imagjinuar të ndodhte kaq shpejt. Zemra do rrahë si asnjëherë më parë. Ju beqarët nuk do e keni prioritet ndryshimin e statusit, por çdo gjë do ju ndodhë si me magji. Në punë ndryshime do ketë, por të gjitha do jenë në favorin tuaj. Financat do kalojnë një periudhe goxha të vështirë.

Peshqit

Perspektivat duken goxha të mira sot për ju, por gjithsesi duhet të keni vullnet dhe dëshirë për t’u bërë gjërat si duhet. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia më partnerin do funksionojë më mirë se me parë. Do hiqni dorë nga disa zakone të këqija dhe do i prani edhe kritikat e partnerit. Ju beqarët do prekeni nga një sëmundje e mirë e zemrës, e cila quhet dashuri. Shumë gjëra do i shihni ndryshe që sot. Në punë asgjë nuk do ju pengojë të realizoni të gjitha planet që keni bërë. Me shpenzimet mos e ekzagjeroni që të mos keni probleme në vazhdimësi. Duhet pasur kujdes përherë./ Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.