Horoskopi i datës 14 korrik 2018

Dashi

Sot Hëna do ju nxitë t’i përkushtoheni më shumë familjes. Do jeni shumë të lidhur me rrënjët tuaja dhe do e kuptoni mirë se pa to nuk do ishit personi që jeni. Nëse keni një lidhje nuk do kaloni vështirësi të mëdha, por mos shpresoni as për momente të mbushura me ndjenjat dhe përkëdheli. Ju beqarët do meditoni shumë dhe nuk do hidhni hapa derisa të qartësoni mendimet. Në punë do jeni të organizuar dhe do i keni përcaktuar më së miri objektivat në mënyrë që të mos ju dali probleme më pas. Sektori i financave nuk ka për të qenë i keq kështu që tregohuni më të lirshëm me shpenzimet.

Demi

Dite e mbushur me shumë vështirësi ka për të qenë kjo e sotmja sidomos për planin familjar. Nëse jeni në një lidhje do përballeni me një ambient të turbullt e të mbushur me debate të njëpasnjëshme. Po nuk u treguat të kujdesshëm dhe herë pas here diplomatë situata do vijë gjithmonë duke u përkeqësuar më shumë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do takoni një person që do ju dojë me të vërtetë shumë që në fillim, por do jeni në dyshim dhe të pabindur për të hedhur hapa., Në punë do keni konflikte edhe me kolegët e rinj çka do ju bëjë të merrni kritika dhe ulje në pozicionin që keni. Sektori i financave do vazhdoje të jetë i trazuar.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do prisni më kot gjërat që nuk do mund të vijnë. Nëse keni një lidhje diskutimet me partnerin ka rrezik të dalin jashtë kontrollit dhe mund të ndiheni keq. Edhe ai që keni në krah do jetë i ndjeshëm dhe mund të përlotet nga zënkat. Nëse jeni ende beqarë asgjë nuk ka për të ndryshuar edhe pse disa persona do mundohen t’iu krijojnë kushte për të realizuar takime. Në punë nuk do arrini dot të frymëzoheni sepse kolegët do ju mbajnë me muhabet dhe do ju shpërqendrojnë tërësisht. Nëse doni që financat të mbeten të mira nuk duhet të tundoheni për të shpenzuar pambarimisht.

Gaforrja

Neptuni nuk do jetë planet shumë i favorshëm sot prandaj mirë është të jeni sa më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje do keni nevojë të papërmbajtshme për të bërë ndryshime, por për të mos gabuar më mirë të flisni me partnerin. Po ratë në të njëjtat mendime bëni atë që dëshironi në të kundërt prisni edhe pak kohë. Ju beqarët do filloni disa aventura shumë të bukura dhe do ndiheni mirë. Në punë nuk do i keni gjërat e lehta. Nuk do arrini dot t’i qartësoni mendimet dhe për pasojë nuk do veproni dot. Paratë do jenë në një gjendje shumë më të mirë se më parë.

Luani

Sot Hëna do ju nxitë të jeni më të hapur dhe do i zgjidhni edhe disa çështje delikate që ju kanë munduar pafund. Priten ndryshime shumë të mëdha që do ju qetësojnë shpirtin dhe mendjen. Nëse keni një lidhje do mbani përgjegjësi për gjithçka që keni bërë dhe do i pranoni gabimet. Marsi do ju nxitë të shprehni më tepër ndjenjat dhe do bëni edhe disa gjeste romantike. Ju beqarët do e keni të nevojshme të qëndroni në qetësi sot dhe të mos hidhni asnjë hap. Në punë ambicia do shtohet edhe më shumë ashtu si sensi i organizimit. Do dini si të reagoni shpejt edhe në rastet e vështira. Sektori i financave do jetë i privilegjuar dhe gjendja do jetë shumë e mirë.

Virgjëresha

Sot do jeni shumë të pasigurt dhe do hezitoni për çdo gjë. Në mbrëmje nervozizmi do rritet edhe më tepër. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme nuk do dini çfarë vendimesh të merrni dhe çfarë rruge të zgjidhni. Kjo ndodh për shkak të pasigurisë dhe debateve që keni pasur së fundmi. Ju beqarët do doni të joshni, por nga ana tjetër kur t’iu afrohet dikush nuk do keni guxim t’ia shprehni ndjenjat apo të bëni ndonjë gjest. Në punë, mjedisi yjor, ka për të sjellë shumë tronditje dhe vështirësi. Kolegët do i keni kundër dhe ata do nxitin shefat t’iu kritikojnë. Për të riorganizuar buxhetin duhet të prisni edhe pak ditë.

Peshorja

Marsi dhe Saturni do sjellin momente të ftohta dhe të nxehta. Shumë gjëra do ndërlikohen dhe do doni t’i jepni njëherë e mirë fund çdo gjëje. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni të duruar dhe të mos ja vini veshin ndonjë fjalë më tepër të partnerit. Nëse ai e tepron dhe bën gjëra të papranueshme më mirë përfundoni çdo gjë. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet të jeni të kujdesshëm sepse disa persona do ju gënjejnë për të përfituar nga ju dhe për t’iu rrëmbyer gjërat më të shtrenjta. Në punë do ushtroni aktivitetin në kushte shumë të vështira dhe nuk do arrini as në mesin e asaj që keni menduar. Financat nuk do jenë të mjaftueshme dhe nuk do arrijnë as për gjërat më të domosdoshme.

LEXO DHE :  Babai i Meghan Markle: Vajza ime po mbulon stresin me buzëqeshje

Akrepi

Sot do zgjidheni me humor më të mirë dhe do mundoheni t’i vini gjërat në vijë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë më të gatshëm për të folur pa dorashka me partnerin, për të zgjidhur problemet dhe për të rikthyer ngjyrat si dikur. Edhe partneri nga ana tjetër do mendojë t’iu kënaqë sa më shumë. Për ju beqarët është koha e përshtatshme për të bërë deklarata dashurie kështu që mos humbisni asnjë rast. Në punë mbajini larg vetes kolegët xhelozë sepse ata do fusin hundët tek projektet që keni nisur dhe mund t’iu prishin gjithçka. Yjet parashikojnë një ditë pozitive. Në planin financiar nuk do jetë e nevojshme të kufizoheni shumë.

Shigjetari

Sot do ndiqni rrugën që keni ndërmarrë dhe nuk do hasni asnjë lloj pengese. Nëse keni një lidhje do merrni shume dashuri dhe ngrohtësi nga partneri. Ai do lërë edhe veten dhe çdo gjë tjetër pas dore vetëm për t’iu përkushtuar dhe për t’iu bërë të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët nuk do mërziteni asnjë moment sepse do realizoni njohje të reja mjaft interesante. Për të marrë vendime nuk duhet të nxitoheni. Në punë do gjendeni edhe ne pozita të vështira, por me pak mundim dhe përkrahje do i realizoni objektivat. Në planin financiar Hëna do sjellë përmirësime të pabesueshme.

Bricjapi

Sot edhe sikur të doni të tregoheni indiferentë ose të mbyllur nuk do mundeni dot. Nëse keni një lidhje do mrekulloheni nga disa gjeste të partnerit dhe nuk do mbani më inat as për ndonjë problem që keni pasur më parë. Pas mesditës do i shtoni dozat e fantazisë si ju ashtu dhe partneri dhe do kaloni çaste fantastike. Ju beqarët nuk e keni marrë ende veten nga një zhgënjim dhe nuk do preferoni të hidhni ndonjë hap pavarësisht mundësive që do iu jepen. Në punë gjeni mundësinë për të folur me shefat për disa ide inovative që do keni sepse keni për të përfituar shumë. Financat do fillojnë të kenë përmirësimet e para.

Ujori

Mëngjesi do jetë i qetë sot, mesdita disi më e zhurmshme dhe mbrëmja e kënaqshme. Ju të dashuruarit mund të keni kundërshtime për gjëra të vogla, por asgjë alarmuese. Nëse keni gjëra të paqarta flisni hapur dhe mos mbani gjëra përbrenda. Për ju beqarët ka mundësi që të vijë papritur një dashuri e madhe, e cila do ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. E gjithë bota do duket me ngjyra tashmë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe nuk do bini pre e ndonjë intrige të kolegëve. Do i përmbushni me përpikmëri të gjitha ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë të këqija, por mos i shlyeni sot borxhet. Prisni edhe pak sa të vijë një moment më i mirë.

Peshqit

Hëna dhe Dielli do krijojnë një ambient shumë të bukur gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të plotësuar se më parë. Nëse keni një lidhje do jeni në harmoni me partnerin, do dashuroheni, do përkëdheleni dhe do i shprehni ndjenjat pafundësisht. Mbrëmja pastaj do jetë fantastike dhe plot shkëlqim. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni indiferentë edhe sikur personat që do iu joshin të mos duken shumë të përshtatshëm. Ndonjëherë gjërat ndryshe duken dhe ndryshe janë. Në punë do ju pushtojë dinamizmi dhe do realizoni projekte fantastike. Mbështetjen e shefave do e keni përherë. Në planin financiar prindërit do ju gjendjen pranë për të mos ju lënë të gjendeni në situata të këqija. /dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.