Dashi
21.03-20.04
Provoni të flisni më shumë për ndjenjat tuaja sot. Në këtë mënyrë do të zbuloni disa nga ndjenjat tuaja më të thella. Bashkëpunimi me miqtë dhe kolegët e punës nuk do të shkojë si duhet. Admirimi për një koleg të ri është i madh sidomos për shkak të stilit të tij të veshjes. Mos hezitoni t’i jepni komplimentet tuaja.
Demi
21.04-20.05
Dita do të jetë e mbushur me diskutime me të tjerët. Temë e këtyre debateve do të jenë pikëvështrimet e ndryshme për jetën. Mos u frikësoni t’u thoni me zë atë që mendoni vërtet. Nuk keni nevojë t’u përshtateni të tjerëve. Është koha të vini në pah vetëbesimin tuaj. Tani më shumë se kurrë do të keni mundësi të hulumtoni se çka sjell e tashmja.
Binjakët
21.05-20.06
Dikush po përpiqet t’ua kufizojë lirinë. Mos u sakrifikoni vetëm sa për t’ia bërë qejfin ndonjë miku, familjari apo të dashurit tuaj. Dita do të jetë e mbushur me sfida të vështira të këtij lloji. Sa i përket punës, nuk keni nevojë t’i vini interesat e të tjerëve para interesave tua. Nga fundi i ditës do t’ju paraqiten disa probleme të vogla familjare.
Gaforrja
21.06-20.07
Keni vizion të qartë sa i përket jetës suaj dhe kjo ditë do të jetë koha më e përshtatshme për të konkretizuar disa nga ëndrrat tuaja. Jeni person që i dini mirë rregullat e lojës dhe gjasat tuaja për të gabuar janë shumë të vogla. Shfrytëzoni këtë kohë, sepse keni fatin në anën tuaj. Nga mesi i ditës do të duhej t’u përkushtoheni disa detajeve specifike.
Luani
21.07-20.08
Megjithëse gjatë kësaj dite do të jeni shumë të zënë provoni të ndani kohë për veten. Është koha të zbuloni sekretin e një miku të vjetër. Mos u befasoni nëse kuptoni që qëllimet e tij ndaj jush nuk kanë qenë vetëm shoqërore. Fundi i ditës do t’ju gjejë me probleme të mëdha në punë. Kushtojuni më shumë vëmendje projekteve të mëdha.
Virgjëresha
21.08-20.09
Keni ndjenja të fota për një person, i cili për fat të keq nuk ndihet njësoj. Nuk është mirë ta mbani veten me shpresa të kota. Nëse këto ndjenja vazhdojnë të dominojnë do të përballeni me një situatë të rrezikshme dhe aspak të këndshme. Vini punën në plan të parë dhe nuk do të keni shumë kohë për t’u marrë me emocionet.
Peshorja
21.09-20.10
Gjërat e përbashkëta me një koleg të punës do të bëjnë të krijoni një lidhje të afërt me të. Por keni kujdes sepse mund të lëndoheni nëse qëllimet e tij nuk janë ato që po prisni. Të dy jeni shumë kreativë dhe do të krijonit një çift ideal por jo gjithçka që shkëlqen është ar. Bëhuni më të vendosur për dëshirat tuaja dhe mos hezitoni t’i shprehni.
Akrepi
21.10-20.11
Nëse jeni beqar gjatë kësaj dite do të merrni dy oferta. Zgjidhni atë që ju duket me më shumë shije e stil. Kujdesuni që të bëni zgjedhjen që dëshironi vetë pa u ndikuar nga mendimet e të tjerëve. Por mos i lini anash as angazhimet në punë. Mbrëmja do të jetë kohë ideale që t’i kushtoheni plotësisht dashurisë. Pranoni ftesën e partnerit, i cili do t’ ju befasojë me një udhëtim romantik.
Shigjetari
21.11-20.12
Në fillim të ditës do të duhej të merrni një vendim i cili mund të ketë ndikim të madh në jetën dhe në karrierën tuaj. Nuk do të ndiheni shumë në formë për të punuar por obligimet e mëdha që keni nuk ju lënë hapësirë të tregoheni përtacë. Jeta juaj private do të jetë shqetësimi kryesor. Mos dëgjoni shumë fjalët e njerëzve sepse mund të pësoni nga to.
Bricjapi
21.12-20.01
Gjatë ditës do të jeni më e ndjeshëm sa u përket emocioneve. Një person që ka shprehur interesim të thellë prej kohësh do t’ju vardiset pa ndalur. Ndodheni në situatë të vështirë sepse nuk e keni të qartë nëse ndjeni diçka për të. Mos merr vendime vetëm për hir të dhembshurisë. Nga fundi i ditës fokusohuni më shumë në angazhime familjare. Një çështje e lënë pezull, do t’ua marrë edhe mbrëmjen.
Ujori
21.01-20.02
Shmanguni rreziqeve të mëdha sado që mund t’ju duken sfiduese. Mos u sakrifikoni për hir të një kolegu, i cili nuk ka shumë respekt të madh për ju. Sa i përket jetës familjare, do të zbuloni një sekret të madh, i cili do t’ju lërë pa frymë. Nga mesi i ditës merruni me punë vullnetare. Duke ua zgjatur dorën të tjerëve, mund të fitoni lehtësim për veten tuaj.
Peshqit
21.02-20.03
Është koha që më në fund të përfundoni disa punë që keni nisur prej kohësh. Shfrytëzoni këtë ditë për të vënë rregull në jetën tuaj. Yjet do t’ju mbështesin sidomos sa i përket dashurisë. Do ta keni vështirë t’i rezistoni një personi tërheqës, i cili do t’ju dalë në rrugë. Mos bëni asnjë hap para se të kuptoni qëllimet.