Horoskopi i datës 13 maj 2018

Dashi

Nëse i merrni gjërat me pozitivizëm dhe nuk e lëshoni veten gjithçka mund të zgjidhet sot. Jeta juaj në çift do shkojë shumë mirë dhe do kaloni momente shumë të bukura pranë atij që dashuroni. Ju beqarët mund të keni edhe takime me dikë që keni pasur një lidhje kohë më parë ose do tërhiqeni nga personat e martuar. Në punë do keni mjaft energji për të ecur para dhe do tejkaloni çdo pengesë. Idetë tuaja do jenë produktive dhe do iu sjellin sukses. Me financat punët do shkojnë shumë mirë dhe ju mund të filloni edhe një biznes vetjak ose do nënshkruani një kontratë të rëndësishme.

Demi

Marsi do bëjë të pamundurën që t’iu mbrojë sot nga ndikimet e këqija, por jo gjthmonë do ja dalë mbanë. Mundohuni të ruani një klimë të qetë në lidhjen tuaj dhe do ndiheni edhe vetë shume mirë. Nëse jeni të martuar do ndiheni mirë në familjen tuaj, por do fiksoheni pak pas televizorit. Ju beqarët do ngeleni me të njëjtin status, por do ja kaloni mirë në praninë e shoqërisë tuaj. Puna do shkojë më së miri dhe ju do mund të shtoni financat. Marrëveshjet apo projektet që do realizohen do vlerësohen mjaft nga të tjerët. Nëse keni makinën tuaj bëni kujdes sepse mund t’iu ndodhë ndonjë aksident. Financat do mbeten njësoj.

Binjakët

Përgatituni për një ditë të jashtëzakonshme sot dhe të mbushur me gëzim. Gjithçka do shkojë mirë në jetën sentimentale si për çiftet ashtu edhe për beqarët. Nëse jeni vetëm do keni shumë mundësi për takime interesante me persona të veçantë dhe do hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Mos u mendoni shumë gjatë, por dilni në takim. Më pas shikoni dhe veproni. Në pune do jeni të zotët të zgjidhni çdo problem që do iu dalë para. Askush nuk do mund t’ua kalojë. Financat nuk do jenë shumë të mira në pjesën më të madhe të kohës. Pa merak, gjithçka do rregullohet në momentin e duhur.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite duhet të dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen në mënyrë që të ndjeheni të lumtur. Nëse keni nevojë për ndonjë çmenduri të vogël në çift bëjeni pa ngurruar dhe tregohuni përherë të hapur më atë që keni në krah. Ju beqarët do keni shumë fat për të takuar personin që keni ëndërruar për shumë kohë kështu që zemra do ju ndihet e plotësuar. Për sa i përket punës dhe financave mos ua vini shumë veshin se çfarë do thonë të tjerët. Bëni atë që mendoni dhe do ja dilni mbanë. Merreni vetë çdo vendim të rëndësishëm. Në planin financiar do keni vështirësi të mëdha nëse nuk tregoheni aspak të kujdesshëm.

Luani

Vërini fre gojës gjatë kësaj dite sepse ajo mund të nxjerrë fjalë të gabuara. Bëni kujdes me ato që do thoni gjatë kësaj dite sepse një gabim i vogël mund të sjellë debate me partnerin. Temat delikate shmangini me çdo kusht. Jeta sentimentale për ju beqarët nuk do ketë të reja shumë të rëndësishme dhe kjo do iu mërzitë pak. Gjithsesi duhet të jeni pak më optimistë për të ardhmen. Nëse po kërkoni një punë përdorni internetin dhe do gjeni mundësi shumë të mira. Nëse punoni në një kompani serioze do merrni lajme të mira. Financat për fatin tuaj të mirë nuk do keni aspak përkeqësime, përkundrazi.

Virgjëresha

Buzëqeshja dhe optimizmi do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj dite. Më në fund nuk do ndieni më brenga e nuk do keni pengje. Për çështjet e zemrës dhe për dashurinë në përgjithësi kjo ditë do jetë shumë e favorshme. Shfrytëzojeni sa më shume. Qëndroni afër partnerit ose nëse jeni vetëm mos neglizhoni asnjë ftesë që do ju bëhet. Atë që keni në krah dashurojeni dikur të ishte dita juaj e fundit. Ju beqarëve do ju hapen horizonte të reja. Në jetën profesionale do keni një zhvillim shumë pozitiv dhe do bëni ndryshime të rëndësishme. Çdo gjë do jetë në favorin tuaj. Gjendja e financave ka për të qenë disi e destabilizuar kësaj dite. Kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Kjo javë do jete përgjithësisht e qetë. Ju të dashuruarit do e bëni çdo gjë me vetëdije dhe do mendoheni mirë para se të hidhni një hap. Mund të arrini edhe në dakordësi me partnerin për diçka që dikur keni debatuar aq shumë. Ju beqarët do e kërkoni më kot dashurinë sepse nuk do jeni aspak me fat. Shkëmbimi i ideve në jetën profesionale do iu ndihmojë së tepërmi. Nëse do keni ndonjë problem zgjidheni me maturi dhe tregojuni të tjerëve që e kanë gabim nëse mendojnë keq për ju. Me financat duhet të bëni kujdes. Kurseni pak më shume këtë muaj që të mos gjendeni më vone në vështirësi. Nëse për ndonjë arsye paratë ju dobësohen mundohuni të mos merrni shumë hua.

LEXO DHE :  Saranda tre orë pa drita, mbesin në ashensorë dy turistë të huaj

Akrepi

Ankthi dhe meraku nuk do ju lënë shumë të qetë sot. Sado që të mundoheni nuk do i mposhtni dot ato. Për sa i përket dashurisë mos e lini stresin të ndikojë tek lidhja juaj sepse do shkatërrojë çdo gjë që keni ndërtuar deri më sot. Nëse jeni vetëm mundohuni të kapni çdo mundësi që do iu jepet për takime. Mund të gjeni edhe personin e duhur. Bashkimi bën fuqinë. Mbajeni parasysh këtë këshille për jetën profesionale dhe do keni suksesin e dëshiruar. Çdo koleg do jetë i dobishëm. Financat nuk do jenë aspak të mira dhe kjo do vështirësojë gjithë jetën. Shpenzoni me kursim sepse do ngeleni pa gjë në xhep.

Shigjetari

Jeta sentimentale nuk do ketë shumë ndryshime këtë muaj. Mundohuni me çdo kusht të shmangni mosmarrëveshjet me partnerin që të jetoni të qetë. Do i besoni shumë vetes dhe nuk do keni besim tek ata që iu rrethojnë. Disa miq do kenë nevojë për ndihmën tuaj. Mos ua kurseni sepse edhe ju duhen ata për të realizuar një projekt profesional. Ju beqarët do keni njohje shumë të veçanta, por nuk do bindeni plotësisht sa për të filluar një lidhje. Për punën mos u shqetësoni sepse nuk do keni asnjë vështirësi. Me financat mund të keni disa vështirësi të vogla, por me durim dhe përkujdes çdo gjë do rregullohet dalëngadalë.

Bricjapi

Kjo ditë do jetë shume euforike për ju. Do i shijoni deri në fund kënaqësitë që do iu japë dashuria. Edhe problemet e vogla që mund t’iu dalin do i kaloni lehtë dhe do gjeni zgjidhjen e duhur. Ju beqarët as mos tentoni të joshni gjatë kësaj dite sepse nuk do jeni me fat për ta ndryshuar statusin. Ne jetën profesionale do bëni shumë hapa përpara. Kësaj here miqtë do jenë një pike e fortë tek e cila ju do mbështeteni për të arritur suksesin. Do jeni të qartë në atë që do bëni dhe mjaft realistë. Ata që kane një biznes do dinë mirë të menaxhojnë financat dhe do bëjnë investimet e duhura. Shumë shpejt do merrni edhe frytet e gjithë mundit.

Ujori

Jo çdo gjë do ju ecë sipas planeve sot dhe shpesh do ndiheni si të përhumbur. Në jetën sentimentale nuk do jeni shumë të qartë. As vetë nuk do e dini se çfarë doni vërtet dhe kjo do iu futë në melankoli. Duhet të jeni më të kuptueshëm dhe të hapur me partnerin. Ju beqarët duhet të bindni njëherë veten për ato që doni të bëni e më pas të veproni. Në këtë mënyrë nuk do pendoheni. Klima do jetë shumë e favorshme për jetën profesionale. Do jeni mjaft kreativë dhe do arrini atje ku keni menduar. Më shumë fat do kenë artistet dhe stilistet. Financat do vijnë duke u përmirësuar nga java në javë dhe ju mund të bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Peshqit

Përgatituni për një ditë plot ngjyra sot. Gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si kishit dëshiruar gjithmonë. Ju çiftet do kaloni një ditë shumë të bukur gjatë së cilës zemra do iu rrahë edhe më fort. Partneri do dijë si t’ua bëjë qejfin. Ju beqarët do krijoni shoqëri të reja të cilat mund të kthehen edhe në dashuri. Zgjidhni personin e duhur që të ndiheni edhe më mirë. Jeta profesionale do shkojë më mirë sesa e kishit menduar. Do ecni para në karrierë dhe buxheti do rritet mjaft. Do iu jepet më në fund mundësi për të bërë edhe investime e do shlyeni edhe borxhet./Dritare.net/

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.