Kombinimi i mirë i yjeve dhe bashkëpunimi i tyre me njëri tjetrin do bëjë që sot të arrini të gjitha objektivat. Ju të dashuruarit do jeni energjikë dhe pozitivë prandaj do arrini të krijoni një ambient të ngrohtë pranë atij që doni. Në rastet e nevojshme do jeni edhe shumë mbrojtën ndaj tij. Ju beqarëve do ju duket sikur do rilindni sepse zemra do fillojë të rrahë sërish pas shumë kohësh. Në punë do dini si të ruani qetësinë edhe në rastet kur do gjendeni përballë problemeve. Arsyeja do jetë ajo që do ju drejtojë gjithmonë. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm dhe kjo do shpërblehet në ditët në vijim.
Demi
Ditë e ndriçuar më mirë do jetë kjo e sotmja. Do kuptoni disa paqartësi dhe do mbaroni disa punë të nisura më herët. Nëse jeni në një lidhje Plutoni do ju bëjë të dashuroheni plot pasion. Ndjenjat do jenë të thella nga të dyja palët dhe këtë do e shprehni edhe me vepra. Ju beqarët do keni më shumë kohë të lirë sot dhe do keni mundësi të realizoni akoma më shumë njohje. Lëreni zemrën të flasë. Në punë do i shprehni hapur mendimet dhe cilësitë më të vyera do vihen në pah. Ne planin financiar, recetat e përdorura prej kohësh për një gjendje më të mirë do funksionojnë edhe sot.
Binjakët
Ditë e mbushur me momente të ngrohta do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më mirë se dje dhe do sqaroheni për disa keqkuptime. Shqetësimet dhe stresi do jene thuajse inekzistente. Ju beqarët do joshni pa e kufizuar veten dhe askush nuk do ju rezistojë dot. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për vlerat që keni dhe do dini si të veproni në çdo lloj situate. Gjithsesi mirë është që të mos tregoni plotësisht të sigurt në vetvete pasi do kritikoheni nga kolegët. Buxheti ka rrezik të ketë goxha tronditje. Nuk do dini të shpenzoni me llogari dhe nuk do bëni ekonomi.
Gaforrja
Kureshtarë për jetën dhe për të tjerët, sot do keni etje për të mësuar sa më shumë gjëra dhe për të qenë të hapur ndaj perceptimeve të reja. Venusi do ketë ndikim shumë të mire në jetën tuaj në çift. Çdo moment do jetë shume i përshtatshëm për të shprehur ndjenjat dhe për të dashuruar me pasion. Ju beqarët qe jeni në kërkim të shpirtit binjak do e takoni atë në mënyrë rastësore dhe të papritur. Në punë zbulimi i mjeteve të reja për të arritur objektivat do jetë shumë i kënaqshëm. Pavarësisht vështirësive do ja dilni mbanë në çdo sektor që të jeni. Ne planin financiar do keni surpriza te këndshme. Të ardhurat do të shtohen ndjeshëm dhe ju do jeni të qetë.
Luani
Sot do rilindë dielli për ju dhe do ndiheni shumë më të qetë. Pas disa momenteve jo shumë të këndshme që keni kaluar kohet e fundit në jetën në çift, sot do filloni ta përforconi lidhjen. Mbajini gjithë kohës këmbët në tokë dhe mos ëndërroni me shume sesa duhet. As ju beqarët nuk duhet të filloni aventura pa baza të mira sepse do lëndoheni. Shikojeni me kujdes çdo mundësi që do iu jepet. Në punë ka rrezik të mos përshtateni dot lehtësisht me mjedisin e ri ku do ndodheni, por nuk duhet të mërziteni. Të gjitha kalojnë vështirësi fillimisht. Beni sa më shumë ekonomi të mundni që situata financiare të jetë e stabilizuar. Ju i keni të gjitha aftësitë dhe mundësitë për ta bërë këtë.
Virgjëresha
Sot do jetë ecja përpara ajo që do ju motivojë gjatë gjithë kohës. Nuk do preferoni të qëndroni në një vend apo të bëni të njëjtat gjëra përherë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni nevojë për një shkop magjik sot që ta bëni marrëdhënien me partnerin sa më emocionuese. Çdo gjë sot do jetë siç e keni ëndërruar. Ju beqarët duhet ta lini pas krahëve të shkuarën dhe duhet të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për njohje pasi ato do iu sjellin kënaqësi të mëdha. Në punë fillimisht do keni dyshime nëse mund ta realizoni një projekt të ri, por me guxim dhe këmbëngulje do ja dilni. Për financat do jetë ditë e mbushur me surpriza.
Peshorja
Hëna do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj sot dhe do ju bëjë më dinamike. Do ndiheni në formë të shkëlqyer për të hedhur edhe hapa te reja në çdo fushë. Fale ndikimit të madh të Diellit në jetën tuaj në çift, sektori i dashurisë do shkojë më së miri. Do flisni pa druajtje dhe do arrini te bashkëpunoni për gjithçka. Ju beqaret nuk do jeni më konfuzë për hapat që duhet të hedhin dhe do dinë çfarë zgjedhjesh të bëjnë pas ftesave që do marrin. Në punë do i kryeni me seriozitet të gjitha detyrat që do iu jepen dhe do merrni përgëzime nga eprorët. Sektori i financave do kërkojë se tepërmi vëmendjen tuaj. Mos shpenzoni pa u menduar sepse do bëni gabime të pafalshme.
Akrepi
Sot nuk do jeni shumë të motivuar dhe herë pas here do ndiheni të mërzitur. Nëse jeni në një lidhje duhet ta bazoni më tepër atë tek sinqeriteti dhe besnikëria. Gjithë përpjekja do iu kompensohet. Venusi do ua ndryshojë ditën ju beqareve pas mesditës. Do jeni të rrethuar nga persona interesante të cilët duhet t’i njihni më mirë. Në punë mund të keni ndryshime në postin tuaj dhe gjithçka do ju duket akoma më e vështirë. Mirë është që as të mos nxitoheni dhe as të mos dorëzoheni. Gjykoni mirë para se të hidhni çdo hap në planin financiar. Nuk është momenti i duhur për të ecur me sy mbyllur sepse do pengoheni.
Shigjetari
Fale ndikimit të njëhershëm të Marsit dhe Plutonit sot do bëni çdo gjë që të mundeni për të rënë në sy dhe për të arritur atje ku dëshironi. Do bëni çmos që lidhja juaj me partnerin të shkoje më së miri. Ai do iu tregoje edhe disa sekrete të vogla të cilat më parë nuk kishte guxuar. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni dhe nuk do kërkoni të krijoni me çdo kusht një lidhje. Në punë do iu jepen detyra me shumë përgjegjësi. Pranojini sepse me maturi dhe pak përpjekje do arrini rezultate të shkëlqyera. Influenca e planetëve në planin financiar do jetë kontradiktore. Edhe pse të ardhurat do të rriten dëshira juaj për të bërë shpenzime do jetë e madhe.
Bricjapi
Ka rrezik që disa mosmarrëveshje t’iu mërzitin pa masë gjatë kësaj dite dhe do ju duket sikur asgjë nuk do mund të rregullohet më. Mos e lëshoni veten menjëherë dhe nëse keni gabuar bëjeni ju hapin e parë. Jeta ne çift do te dominohet nga rutina. Mundohuni te ruani sa me shume ekuilibrin. Shmangni çdo debat dhe konflikt për gjëra të kota. Nëse prisnit me padurim të takonit shpirtin binjak do jeni te favorizuar. Mundësitë do jene te mira e te shumta. Në punë nuk do jeni aspak të sigurt për hapat që duhet të hidhni dhe mund te keni edhe debate me kolegët apo eprorët. Shmangni me çdo kusht operacionet e mëdha financiare nëse nuk doni të keni probleme shumë të mëdha. Maturia do ishte mirë të ruhej gjithë kohës.
Ujori
Sot dielli do rilindë në jetën tuaj dhe buzëqeshja do fillojë të rishfaqet. Pasi iu keni bërë ballë provave të vështira kohet e fundit, planetët sot do iu sjellin paqen në çift. Do ndiheni shumë mirë pranë atij që dashuroni dhe do e shfrytëzoni ditën deri në momentin e fundit. Ju beqarët do keni shumë dëshira, por vetëm një pjesë do iu plotësohen. Ka rëndësi që do takoheni me dikë interesant. Në punë ambienti do jetë i ngrohtë dhe do ju realizohen të gjitha planet. Do jeni me fat, por edhe bujaria dhe mirësia do ju bëjnë të fitoni pikë. Menaxhojeni me shumë kujdes buxhetin sot nëse nuk doni të keni probleme më vonë.
Peshqit
Sot do jeni si një elektron i lirë dhe do bëni çdo gjë ashtu si do ju vijë për momentin. Pasionin në çift do të ndizet edhe më tepër sepse të dy palët do fantazoni dhe do ndiheni gati për eksperienca të reja. Do kaloni momente të shumta intimiteti dhe do dashuroni si adoleshente. Ju beqaret do jeni magnetike dhe do keni mundësi të bëni për vete goxha persona. Kujdes me financat. Në punë mos u tregoni shumë autoritarë me vartësit dhe mos debatoni për gjëra pa vlerë me eprorët. Ruani qetësinë dhe çdo plan do ju realizohet. Edhe pse situata është e mirë, gabimet më të vogla do ua ndërlikojnë gjithçka. Maturia duhet të bëhet pjesë e çdo momenti./dritare.net