Dashi
21.03-20.04
Jeni duke u treguar shumë i ashpër me veten tuaj, sepse nuk është e mundur të parashikohen veprimet e të dashurit të zemrës. Njerëzit janë të ndryshëm në situata të ndryshme. Herë pas here, mënyra e veprimit që prisni nga dikush mund të jetë krejtësisht e gabuar. Në vend se të ndiheni të mërzitur nga kjo, lejoni që të krijoni hapësirë në lidhjen tuaj. Një mik ose i dashur do të kërkojë më shumë pavarësi. Tash ose më vonë do t’ju duhet ta lini të shkojë. Lëreni të lirë. Nëse i duheni do t’ju kthehen përsëri shpejt.
Demi
21.04-20.05
Do ta keni të vështirë të mendoni ndryshe për një person të cilin ende e konsideroni se është i juaji. Së paku ju keni ende kontrollin sa i përket anës pronësore. Disa marrëdhënie që kanë qenë shumë me vlerë në të kaluarën kanë ndryshuar dhe ju keni filluar ta kuptoni këtë. Ato nuk do të jenë njëjtë asnjëherë. Nëse jeni ndarë nga partneri, është koha ta lini të shkojë. Pranoje se ka shkuar nga jeta juaj. Nuk mund të kapeni pas së kaluarës gjithmonë.
Binjakët
21.05-20.06
Ju nuk mund të rrini duke e parë një mik tuajin që abuzohet nga një person i fuqishëm. Në jetën tuaj nuk ka vend për keqpërdorime e korrupsion. Inkurajoni njerëzit që të luftojnë për të drejtat e tyre. Do të keni disa vështirësi dhe ju vetë e dini. Duhet që të gjithë të jeni të gatshëm të luftoni. Gjëja e fundit që duhet ta mbani mend: keni nevojë për siguri absolute para se të veproni.
Gaforrja
21.06-20.07
Jeni në një udhëkryq, njëra rrugë ju shpie drejt dështimit e tjetra ju ngrit te yjet. Frika mund të ndikojë që t’ju zmbrapsë. Njoftimi me njerëz të rinj dhe shkelja në vende që s’keni qenë më parë po ju shkakton nervozë. Në një kohë si kjo, ju duhet të shikoni vetveten dhe të hulumtoni frikën e thellë që s’po ju lë të qetë. Mund të bëni një hap të madh nëse hiqni dorë nga disa zakone. Është koha të ridefinoni ambiciet dhe qëllimet tuaja.
Luani
21.07-20.08
Nëse dëshironi të zbuloni më shumë për veten tuaj duhet të hulumtoni besimet tuaja dhe t’i shqyrtoni hollësisht ato. Disa nga ato janë krijuar që në fëmijëri pa iu pyetur pse? Para se të hulumtoni për një kuptim të thellë, analizoni vlerat tuaja të tanishme. Punoni mbi një bazë të fortë. Gjetja e dëshmive për pikëpamjet tuaja mund t’ju duket e pamundshme. Një ushtrim i shpirtit do t’ju ndihmojë. Shqyrtimi i disa pyetjeve mund të jetë lehtësues që të gjeni kuptimin. Keni filluar të njihni më shumë veten tuaj.
Virgjëresha
21.08-20.09
Një projekt i ri ka nisur me një start spektakular. Një person që beson në talentin tuaj është duke iu dhënë përkrahje. Duhet të kryeni disa telefonata për personat e interesuar. Askush nuk mund t’ua vërë në lëvizje besimin tuaj . Një sens i papërshkrueshëm i optimizmit do t’ua ngrejë vetëbesimin dhe puna do të finalizohet me rezultatet të mira. Gjithçka po bie në vend të duhur, sikurse e keni ditur edhe vetë!
Peshorja
21.09-20.10
Ka pasur aq shumë spekulime për ngjarjet e fundit që e pamundësojnë të vlerësohet e vërteta. Jo të gjithë janë të besueshëm. Mund të ndiheni se po merrni vlerësimin për kualitete tuaja. Do të jetë e lehtë të vëreni kur dikush nuk ua thotë të vërtetën e plotë. Do të impresiononi të gjithë duke përfshirë edhe shefin tuaj me aftësinë për të lexuar mes rreshtave. Jeni duke hapur rrugë të reja për diçka të re.
Akrepi
21.10-20.11
Si mund t’ia bëni me dije dikujt se nuk jeni të kënaqur me sjelljet e tyre? Duke argumentuar me ta? Duke iu bërtitur? Të rrini me turinj të varur? Të gjitha këto mund të jenë ide të mira por asnjëra nuk mund të kryejë punë. Ajo që duhet të bëni është të jeni të qetë dhe të provoni që të flisni arsyeshëm me ta. Mbani mend: nuk keni nevojë të viheni në situata që iu bëjnë të ndiheni keq. Por nuk është ide e mirë që t’i shmangeni kthimit në shtëpi deri në momentin e fundit të mundshëm.
Shigjetari
21.11-20.12
Shigjetari (21.11-20.12) Nuk është egoizëm nëse e lejoni partnerin tuaj të ketë më shumë liri. Jeni duke u ndier keq sepse ju pretendoni se kjo është në dobi të tij, kur në fakt të dy keni nevojë për pavarësi. Asgjë nuk mund ta shkatërrojë një marrëdhënie që ka bazë të fortë. E gjitha që duhet të bëni është të pranoni si ndiheni dhe të tjerët do të iu japin më shumë hapësirë. Problemet që keni pasur së fundi do të vazhdojnë t’ua qesin ndërmend se keni nevojë për ndryshime në jetën dhe marrëdhënien tuaj.
Bricjapi
21.12-20.01
Duket ide e mirë të filloni angazhimin në disa shoqata sociale pas të gjitha atyre gjërave që keni përjetuar kohëve të fundit. Mund të silleni si altruist që jeni, por çfarë të mire po iu sjell kjo? Nuk është e shëndetshme që vazhdimisht t’i vini nevojat e njerëzve tjerë para nevojave tua. Paaftësia juaj për t’u përqendruar në diçka për disa minuta do t’ju bëjë nervoz. Kjo po ndodh sepse keni qenë të fokusuar për t’ua bërë qejfin të tjerëve. Është koha që t’ia bëni vetes qejfin.
Ujori
21.01-20.02
Shefi ose një koleg juaj mund të kenë arsye të ndryshme për të refuzuar një kërkesë që u keni bërë. Është e mundur që ata dinë diçka që ju nuk dini. Ka edhe të tjerë si ju që po presin që t’ua zgjasin dorën. Mendojeni se ka justifikime për veprimet e tyre. Interaksioni në punë është shumë i komplikuar tani. Kjo do të shpie në disa ndryshme dhe është mënyra që të hapen diskutimet.
Peshqit
21.02-20.03
Pavarësisht një varg pengesash, ju jeni të përcaktuar të ndiqni ëndrrat tuaja. Kjo është e mirë për ju! Financat mund të luajnë rol të rëndësishëm për disa veprime në fusha të tjera. Nëse qëllimi juaj është më shumë për të përfituar aventurë sesa para, do të gjeni mënyrën që ta realizoni. Jeni i përcaktuar t’ia dëshmoni vetvetes se edhe me më pak para mund të filloni jetën që e dëshironi.