Horoskopi i datës 12 korrik 2018

Dashi

Falë mbështetjes së yjeve sot do jeni shumë më të hapur dhe më të dashur me ata që ju rrethojnë. Do e keni të lehtë të dilni nga situatat delikate dhe mund të filloni edhe projekte të reja në fushat e tjera. Nëse keni një lidhje do e keni më të lehtë të flisni hapur për çështje delikate dhe më në fund do arrini t’i zgjidhni. Ju beqarët do jeni më të bindur  se personat që keni takuar së fundmi ju përshtaten më mirë kështu që mund të hidhni hapa. Në punë do dini të hidhni hapat e duhura dhe nuk do dorëzoheni asnjëherë pavarësisht lodhjes dhe pengesave që do ju dalin. Sektori i financave do jetë shumë më i mirë se dje.

Demi

Yjet do iu japin energjinë e duhur gjatë kësaj dite që ju të shkëlqeni sa më shumë. Financat do jenë edhe më të favorizuara. Gjendja do përmirësohet papritur dhe mezi do e besoni që do jeni në realitet. Nëse keni një lidhje do qëndroni më shumë kohë me partnerin, do e dashuroni atë pa dorashka dhe për gjithçka do bashkëpunoni fort. Sipas Dritare.net, edhe ju beqarët do jeni magnetikë dhe do tërhiqni cilindo person që i keni vënë syrin. Jeta profesionale nuk do jetë perfekte, por do lidhni kontakte me disa persona që shumë shpejt do ju ndihmojnë të arrini atë që keni ëndërruar.

Binjakët

Mos u ndikoni aspak nga të tjerët gjatë kësaj dite dhe merrni vendimet që mendoni se janë të duhurat. Nëse keni një lidhje duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të shmangur debatet. Përdoreni humorin që keni për të ndryshuar edhe ndonjë situatë të vështirë. Po e kaluat këtë ditë si duhet e ardhmja do jetë edhe më e mirë. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi të bëni atë që do ju sugjerojnë miqtë. Po shkatërruar një lidhje nesër ka për t’iu ardhur edhe juve radha. Në punë ndryshoni disa gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe flisni me shefat edhe për ndonjë kërkesë që keni. Kur të shpenzoni bëni llogari dhe mos e teproni.

Gaforrja

Mungesa e përqendrimit do ju sjellë probleme gjatë kësaj dite sidomos në planin profesional. Nëse keni një lidhje duke dashur të komandoni dhe të ruani kontrollin me çdo kusht mund ta acaroni partnerin. Ai do ketë nevojë për më shumë liri dhe pavarësi. Nëse jeni beqarë nuk do tundoheni aspak për të krijuar një lidhje dhe do refuzoni çdo lloj ftese që do ju bëhet. Në punë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do arrini dot te realizoni asnjë nga objektivat që i kishit vënë vetes. Në planin financiar mund t’iu duhet edhe të merrni edhe disa masa strikte që situata të normalizohet.

Luani

Sot më në fund do dilni nga situatat e vështira dhe do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Nëse keni një lidhje duhet vetëm të shtoni pak dozat e fantazisë dhe ta lini veten të lirë. Venusi do ju ndihmojë shumë dhe dita do kalojë për mrekulli. Partneri nuk do ngurrojë t’ua shprehë ndjenjat me çdo lloj mënyre. Ju beqarët nuk do e keni mendjen për të krijuar një lidhje, por do krijoni një ambient shumë të ngrohtë shoqëror dhe me miqtë do kaloni momente të bukura. Në punë do ju bëhen disa propozime sot dhe do ju duhet të mendoheni për të bërë zgjedhje. Për financat do përkujdeseni më tepër nga dje dhe gjendja ka për t’u përmirësuar.

Virgjëresha

Venusi do ju mbrojë mjaft sot sidomos në sektorin profesional dhe do ju sjellë shumë sukses. Do jeni fitimtarë në çdo iniciativë që të ndërmerrni. Nëse keni një lidhje, sado të ngarkuar të jeni, nuk do e lini pas dore partnerin dhe do e dashuroni pa dorashka. Dialogu dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë gjithë kohës. Ju beqarët duhet të largoni sa më parë turpin sepse do humbisni mundësi të vyera. Në punë nuk do jeni më të pavendosur dhe priten vetëm gjëra pozitive. Financat nuk duhet t’i  lini pas dore sepse situata mund të përkeqësohet më shpejt nga sa mund ta mendoni.

Peshorja

Sot do ketë ndryshime ne jetën tuaj. Bëjini sytë katër dhe mos u nxitoni. Nëse jeni në një lidhje, por u treguat inatçinj dhe po mbajtët mëri edhe për gjëra elementare nuk do i keni punët mirë me partnerin. Duhet ta kuptoni se jeta mund të ketë edhe vështirësi, por gjërat duhen marrë me pozitivizëm. Sipas Dritare.net, nëse jeni beqarë nuk do ju mungojë aspak vullneti për të joshur dhe për të bërë për vete ata që pëlqeni. Në punë, përveç vetes, mos i besoni asnjë personi tjetër. Disa kolegë ndryshe nga sa do ju përgëzojnë e do ju thonë, prapa krahëve do ju shajnë dhe do mundohen t’u prishin planet. Financat do mbeten njësoj si dje.

LEXO DHE :  Historia e njeriut që çliroi Tiranën

Akrepi

Sot nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe do ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë. Nëse keni bërë gabime dhe tashme i keni kuptuar, kërkoni sa më parë falje. Ju të dashuruarit flisni drejtpërdrejt me partnerin nëse doni t’i tejçoni mesazhe, jo të përdorni miqtë apo telefonat. Kujdes duhet të bëni edhe me xhelozinë e pajustifikuar. Nëse jeni beqarë nuk do arrini të merrni ftesa dhe vetë nuk do keni qejf të joshni. Në punë do vazhdoni do bëni gabime dhe nuk do i pranoni. Kjo mënyrë të sjelli do i ndërlikojë gjërat akoma më shumë. Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm kështu që prisni edhe pak për të blerë atë që doni.

Shigjetari

Sot do jeni në humor të shkëlqyer, do qeshni gjithë kohës dhe do mundoheni të përçoni gëzim tek të gjithë. Nëse jeni në një lidhje shfrytëzojeni kohën e lirë për të qëndruar me partnerin sepse afrimiteti do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme dhe do ju shtojë emocionet. Ju beqarët do jeni një tërheqje shumë të madhe për një të afërt të miqve, por do keni turp që t’ia thoni. Në punë do jetë Marsi ai që do ju ndriçojë idetë dhe do ju shtyjë të hidhni hapat e duhura. Në çdo profesion do keni sukses. Financat nuk do jene as të shkëlqyera as të këqija. Vendosni pak disiplinë me shpenzimet sepse do ju bëjë mirë.

Bricjapi

Mëngjesi nuk do fillojë shumë mirë sot, por me kalimin e orëve do ndërgjegjësoheni dhe do i ndreqni gabimet e bëra. Nëse keni një lidhje dhe e keni mërzitur pa të drejtë partnerin, do gjeni mënyra të veçanta për t’i kërkuar falje sa më parë. Mbase me fjalët nuk do jeni të mirë, ama me gjestet po. Ju beqarët nuk do e harroni dot një person që keni parë ditët e fundit dhe do kërkoni kudo për të. Në fakt, për të thënë të vërtetën, mundësitë për ta gjetur nuk do jenë shumë të mëdha. Në punë. Në shumë momente do jeni të shpërqendruar, megjithatë deri në mbrëmje do dini si të vendosni gjithçka në vijë, Gjendja e financave do mbetet e trazuar.

Ujori

Do zgjoheni gjithë pozitivizëm sot dhe do mendoni t’i bëni gjërat ashtu si t’iu vijë. Nëse keni një lidhje do bini dakord me partnerin për ta marrë jetën me qetësi dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Do duroni edhe ndonjë ndryshim humori të atij që keni në krah dhe do hapni rrugë. Ju beqarët duhet të mendoni më shumë për të ardhmen dhe pse jo të pranoni edhe disa ftesa që iu japë bërë për njohje. Askush nuk do ju detyrojë për asgjë prandaj nuk keni çfarë të humbisni. Në punë do keni shumë bashkëpunëtorë dhe arritjet do jenë më të mëdha nga sa e kishit imagjinuar. Financat nuk do kenë përmirësime, por të paktën do merrni masa që të mbeten të stabilizuara.

Peshqit

Neptuni dhe Hëna do ju shtojnë imagjinatën gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje kjo gjë do e përmirësoje goxha marrëdhënien. Do provoni gjëra të reja dhe kur t’iu propozojë diçka partneri do pranoni ta ndiqni pa u menduar gjatë. Ju beqarët do hyni në një etapë shumë të bukur e cila do ua drithërojë zemrën dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim. Nëse jeni në një punë të re apo sapo keni nisur një projekt të ri, do ja merrni dorën dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni në fushën e financave apo menaxhimit do keni edhe më shumë sukses. Ne planin financiar do jeni ambiciozë dhe nuk do kënaqeni me aq para sa do keni nëpër duar. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.