Sot do luftoni fort me mërzitjen, hipokrizinë dhe të keqen. Nga ana tjetër nuk do lejoni askënd të ndërhyjë tek jeta juaj. Për ata që janë në një lidhje kjo do jetë një ditë me fat. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë të gjitha problemet që keni pasur dhe do ndiheni më të çliruar. Ju beqarët nuk do ndiheni aspak gati për të ndryshuar statusin dhe do preferoni të qëndroni ashtu si jeni. Në mbrëmje do takoni disa miq dhe do kaloni këndshëm me ta. Në punë do jeni më ambicioze dhe do bëni gjithçka të jetë e mundur që të arrini ku doni. Me shpenzimet duhet të jeni të kujdesshëm dhe të organizuar sepse atëherë kur nuk do e prisni mund t'iu dalin probleme.
Demi
Pritet që kjo të jetë një ditë goxha e animuar, por nuk do mungojnë as mërzitjet dhe nevrikosjet. Për anën sentimentale ju beqarët do favorizoheni më shumë sesa ju që jeni në një lidhje. Ju të vetmuarit do e gjeni më në fund personin me të cilin do kaloni jetën ndërsa ju të tjerët do keni një ditë tërësisht normale. Duhet të prisni edhe pak dite për të pasur ndryshimet e ëndërruara. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t'i shihni gjërat më me optimizëm. Mundet edhe të ngriheni edhe në detyrë. Në planin financiar do vendosni rregull dhe gjendja do fillojë të normalizohet.
Binjaket
Ditë e jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Juve që jeni në një lidhje do i keni planetët aleate shumë të forte dhe emocionet kanë për të qenë super të forta me kalimin e orëve. Ju beqarët duhet t'i bëni sytë katër gjatë gjithë kohës pasi personi ideal do shfaqet kur më pak do e prisni. Qielli do hapet dhe dielli do ndriçojë edhe më tepër. Në punë mos mendoni se nuk ja dilni dot dhe mos u dorëzoni pa lëvizur njëherë gurët që keni në dorë. Me shpenzimet tregohuni të matur nëse nuk doni të gjendeni në situata të vështira. Po e kaluat ditën sot pa probleme e nesërmja do jetë akoma dhe më e mirë.
Gaforrja
Sot duhet të jeni më të vendosur. Largoni nga vetja personat që iu bëjnë të vuani dhe të dilni nga ambientet ku nuk ndiheni rehat. Nëse jeni ne një lidhje mundet edhe të mërziteni në disa momente sepse ka për të qene një ditë rutinë dhe pa ndonjë emocion të veçantë. Ju beqarët nga ana tjetër do realizoni njohje që në mëngjes dhe do keni një ditë fantastike. Shumë gjera kanë për të qenë shumë më ndryshe për ju. Në pune do ketë disa ndryshime pozitive. Mund t’iu propozohet edhe ndonjë ngritje në detyrë që duhet menduar me kujdes. Në planin financiar situata do jetë më e qëndrueshme se më pare, por jo aq e mirë sa e keni dashur.
Luani
Edhe pse shpesh do jeni enigmatikë dita e sotme duket goxha pozitive. Do kënaqeni dhe do kënaqni njëherësh. Për të dashuruarit do jetë një ditë mjaft e veçantë. Do merrni disa vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Ju beqarët nuk do jeni ende të sigurt për hapat që duhet të hidhni dhe do hezitoni të veproni. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe edhe sikur gjendja të jetë e qëndrueshme sepse nuk është ende momenti i duhur.
Virgjëresha
Ka shumë mundësi që sot të përkushtoheni me mish e me shpirt tek jeta juaj sentimentale. Ju të dashuruarit do jeni mjaft sensuale dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet tej mase. Ju beqarët do keni një ditë të veçantë dhe të mbushur me emocione të jashtëzakonshme. As vete nuk e kishit imagjinuar se gjithçka do ju ndryshonte kaq shpejt. Në punë ka rrezik të përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë e disa mundet edhe t’iu tallin. Buxhetin duhet ta organizoni më mire në mënyrë që gjendja të ketë akoma më tepër përmirësime.
Peshorja
Sot nuk do rini të mendoheni më, por do hyni në veprim. Nuk do hezitoni, por do i hidhni hapat me shumë siguri. Jetën tuaj në çift do e mbroni nga çdo gjë gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Shumë persona do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t'ua prishin harmoninë. Ju beqarët do keni një ditë goxha të mërzitshme pasi do lodheni së kërkuari princin e kaltër dhe sërish nuk do e gjeni personin ideal. Në punë do ju duhet të luftoni fort e madje të qëndroni edhe me orare të zgjatura në mënyrë që të arrini objektivat. Nuk do jetë e lehtë, por në fund do ja dilni. Buxheti do jetë i mirë nëse tregoni kujdes dhe nuk shpenzoni për gjëra të panevojshme.
Akrepi
Sot do jeni shumë kërkues dhe nuk do ndaleni përpara asgjëje. Gjithë kohës do jeni aktivë. Ju beqarët, edhe pse nuk do keni shumë kohë të lirë, mundohuni të mos e lini pas dore atë që keni në krah. Flisni hapur dhe shpjegojani ato që ndieni dhe situatën në të cilën ndodheni. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta gjeni personin e përshtatshëm, por miqtë nuk do iu lënë për asnjë moment vetëm. Në punë do keni energjinë e duhur për të filluar projekte gjigande të cilat shpejt do ju sjellin edhe përfitime. Buxheti nuk do jetë ashtu si keni dashur sepse së fundmi nuk keni ditur t'i bëni llogaritë para se të shpenzoni.
Shigjetari
Sot humori do ju ndryshojë herë pas here dhe shpesh do jeni në dyshim për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit duhet të jeni shumë të kujdesshëm sepse çdo fjalë e gabuar mund të sjelle probleme serioze. Ju beqarët vërtet mund të lodheni pak, por në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Për ju shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe. Në punë duhet ta keni gjithë kohës situatën nën kontroll sepse po filluan problemet do jetë e vështirë të arrini në kohë objektivat. Gjendja financiare nuk do jetë e keqe megjithatë nëse tregoheni pak më të kujdesshëm me shpenzimet situata ka për të qenë edhe më e mirë.
Bricjapi
Dite plot aksion do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do provoni eksperienca të reja dhe çdo çast ka për të qenë shumë më interesant se më parë. Do përjetoni kënaqësi shumë më të pafuqishme. Ju beqarët nuk duhet të mundoheni të joshin persona që janë tashmë në lidhje sepse jo vetëm që do iu bëjnë keq atyre, por nuk do fitojnë asnjë të mirë për veten. Në punë do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni në situata delikate. Në planin financiar vështirësitë do vazhdojnë ende sepse nuk dini si t'i menaxhoni paratë qe keni. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si keni dashur.
Ujori
Sot do kaloni probleme të vazhdueshme dhe në disa momente do ndiheni si të përhumbur. Ka rrezik që situata në jetën tuaj në çift të ndërlikohet edhe më tepër gjate kësaj dite. Do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do doni të hapni rrugë për asnjë moment. Ju beqarët nuk do arrini dot ta afroni pas vetes atë që pëlqeni dhe kjo do iu mërzitë tej mase. Duhet të prisni edhe goxha kohë që situata të ndryshojë. Në punë, po nuk u treguat të logjikshëm dhe po shpenzuat pa kujdes do keni tronditje serioze. Për fat të mirë financat kanë për të qenë më të qëndrueshme. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni në këtë sektor.
Peshqit
Hëna dhe Urani do ndikojnë njëherësh në jetën tuaj sot. Ata do sjellin vetëm begati dhe hare. Ditë shumë e bukur do jetë kjo e sotmja për ju që jeni në një lidhje. Partneri do kujdeset edhe për detajet më elementare, kështu që nuk do keni për çfarë te shqetësoheni aspak. Ju beqarët nuk duhet ta mbani mendjen tek dashuria sepse ajo nuk do vijë në një moment tjetër kur do jetë edhe më i përshtatshëm. Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por me pak maturi mund t'i mbani të stabilizuara.