Historike: Kroacia në finale të kampionatit botëror
Dritare.net
Kombëtarja nga Ballkani e pa vetën duke humbur qysh në minutën e 5, të takimit pasi anëtari i Tottenham Hotspur, Tripper, realizoi një gol fantastik në minutën e pestë të takimit dhe kështu përfundoi pjesa e parë, shkruan Dritare.net
Në pjesën e dytë, Kroacia u fut fuqishëm në takim dhe në minutën e 68, Ivan Persic, barazoi rezultatin me kokë, me këtë rezultat përfunduan 90 minutat e ndeshje
Në 30 minutat e shtesës Kroacia arriti që përmes sulmuesit Mario Mandzukic të shënoi për 2-1 dhe të dërgoi në finalen e madhe të 15 korrikut shtetin e tij.
Kroacia në finale do të takohet me Francën, kombëtare kjo e cila e kishte eliminuar Kroacinë në vitin 1998, në gjysmëfinale të kampionatit botëror.
Ky pa dyshim është arritje më e madhe në sport nga shteti kroat ka arritur në histori të saj./D.m-dritare.net