Historike: Kroacia në finale të kampionatit botëror

Kroacia ka arritur finalen e parë në histori të futbollit të saj, pasi ka mposhtur Anglinë në vazhdime me rezultat 2-1.

Kombëtarja nga Ballkani e pa vetën duke humbur qysh në minutën e 5, të takimit pasi anëtari i Tottenham Hotspur, Tripper, realizoi një gol fantastik në minutën e pestë të takimit dhe kështu përfundoi pjesa e parë, shkruan Dritare.net

Në pjesën e dytë, Kroacia u fut fuqishëm në takim dhe në minutën e 68, Ivan Persic, barazoi rezultatin me kokë, me këtë rezultat përfunduan 90 minutat e ndeshje

LEXO DHE :  Proteston për kompensimin e tokës, ish- i përndjekuri lidhet me zinxhirë

Në 30 minutat e shtesës Kroacia arriti që përmes sulmuesit Mario Mandzukic të shënoi për 2-1 dhe të dërgoi në finalen e madhe të 15 korrikut shtetin e tij.

Kroacia në finale do të takohet me Francën, kombëtare kjo e cila e kishte eliminuar Kroacinë në vitin 1998, në gjysmëfinale të kampionatit botëror.

Ky pa dyshim është arritje më e madhe në sport nga shteti kroat ka arritur në histori të saj./D.m-dritare.net

3 Comments

  1. Kete kampionat boteror do ta quaja SHEMBJA E IDHUJVE… URIME MIQEVE TANE KROAT DHE SHQIPETAREVE QE JETOJNE ATJE,KUPA ESHTE E JUAJA. Ja c’te bejne vendet e vogla pa Ronaldo, Mesi, Neimar etj.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.