Historia përsëritet/ Edhe babai i pilotit "hero" në Kolumbi vdiq në një aksident ajror
E Mërkurë 30 Nëntor 2016, 11:11
Dritare.net
Miguel ‘Micky’ Quiroga, 54 vjeçar, ishte duke fluturuar me aeroplanin Bolivian Lamia, kur ai u rrëzua në Kolumbi, ku humbën jetën 71 persona, mes tyre edhe pjesëtarë të ekipit të futbollit ‘Chapecoense’ të Brazilit. Tragjedisë fatmirësisht i shpëtuan vetëm 6 persona. Babai i Micky, Orlando Quiroga, humbi jetën në vitin 1963, në një kohë kur Micky ishte vetëm një vjeç. ‘Daily Mail’ shkruan se Micky pavarësisht se nuk e njohu atë, eci në gjurmët e të atit.