Sot bashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, lajmëronte se më së fundi ka dokumentin që dëshmon se nuk është i dënuar në Gjermani dhe për këtë publikonte dëshminë e penalitetit të tij të marrë nga Ministria Federale e Drejtësisë.
Vetë Roshi shkruante se e ka marrë dokumentin me të dy emrat që ka përdorur, dhe kështu sipas tij bien poshtë pretendimet e Shqupit dhe të kopjeve pa ngjyrë.
Por historia e tij mbetet ende e paqartë po aq sa në fillim, për mos thënë më e komplikuar.
Së pari, Elvis Roshi nuk ka sqaruar se derisa nuk paska qenë i dënuar në Gjermani, pse ka deklaruar që ka qenë i ndaluar dhe pastaj i dëbuar? Çfarë kuptimi ka kjo që një herë deklaron se ka qenë i dënuar, pastaj thotë se nuk ka qenë. Kur gënjen ai?
Së dyti, pse dokumenti përmban emrin Elvis Ervin Roshi, dhe nuk ka sjellë dy dokumente, përkatësisht për Elvis Roshin dhe Ervin Roshin. Pasi Elvis Ervin Roshi mund të mos ketë qenë i dënuar në Gjemani, por ky nuk është as Elvis Roshi dhe as Ervin Roshi që ne njohim.
Nëse vërtet Elvisi tanishëm do të sqarojë ujërat, duhet të sjellë dëshmi për personin për të cilin është dhe atë që ka qenë.
Së treti, organet shqiptare duhet të bëjnë hetime nëse krimi për të cilin është dënuar zoti Roshi, është një krim federal, dhe si i tillë gjykohet nga një gjykatë federale dhe rezulton i rregjistruar në rregjistrat federalë, apo është një krim i cili gjykohet nga një gjykatë landi, dhe si i tillë ai është i pastër për federatën por i dënuar në landin e Bavarisë.
Vetëm pasi të sqarohen këto pyetje, Elvis Roshi mund të thërrasë fitore. Pasi deri tani, vetëm sa ka ngatërruar punë, në vend se të sqarojë./dritare.net
src="https://www.cdnimpuls.com/dritare.net/media/ea0dc7a966b82b16008381d6ecd79c67.jpg" alt="yy" width="150" height="150" class="alignnone size-thumbnail wp-image-27538" />