Historia e Urës së Zogut/ Të pathënat e ndërtimit të saj

Nga Sokol Kika

Menjëherë pas rikthimit në pushtet, Ahmet Zogu i kushtoi një vëmendje të veçantë ndërtimit të një ure mbi lumin Mat. Kishte ekzistuar një urë e ndërtuar nga austriaket por që ishte shembur me tërheqjen e tyre rreth fundit të 1918-ës. Me anën e një ndihme financiare nga Italia, u fillua në vitin 1926 ndërtimi i kësaj ure, që  u kushtëzua të ndërtohej nga një firmë italiane (pak a shumë e njëjta skemë që përdoret sot me cooperazione tecnica italiana).

Në fillim të majit 1927-të ura ishte pothuajse e përfunduar, ndërkohë që Ahmet Zogu e ndiqte personalisht, herë pas here, ndërtimin e saj. Ura ishte me një arkitekturë moderne dhe sot me të drejtë konsiderohet si objekt monumental në ruajtje, por Ahmet Zogut nuk i pëlqeu, pasi iu duk e ngushtë dhe e shtrenjtë për këtë gjerësi. Ai kishte jetuar për disa vjet në Vjenë, gjatë Luftës së I-re Botërore dhe kishte parë ajkën e inxhinierisë monumentale të kohës.

Kur erdhi koha për ta marrë në dorëzim urën e përfunduar, Ahmet Zogu dërgon Abdurraman Krosin (Lalë Krosi), person i besuar i Zogut, pasi kishte qenë si një lloj kujdestari në rininë e tij të hershme në Stamboll, por që në fakt ishte i pashkolluar dhe shquhej për sjelljen e tij të vrazhdë.

LEXO DHE :  Foto/ Sekretari i Ramës dhe deputeti socialist pushime së bashku

Lalë Krosi, hijerëndë, i shoqëruar me xhandarë dhe i vetëm me një bastun në dorë, shkon për të kontrolluar cilësinë e urës. Në çdo 10 metra godiste me bastun trarët metalikë të urës dhe thoshte :  qeder ;  qeder  …  (turqisht: shumë keq, e prishur). Italianet që po e shihnin nuk po i besonin syve. Pagesa e tyre nga Italia bëhej pasi të merrej në dorëzim nga pala shqiptare.

Me anën e punëtoreve dhe specialistëve shqiptarë, u ndërmjetësua, nëpërmjet firmës italiane dhe Ahmet Zogut duke u rënë dakord  për kthimin nga ana e tyre e një sasie parash. Zogu dërgon përsëri Lalë Krosin për ta marrë në dorëzim urën, i cili përsërit të njëjtin ritual por ketë herë duke thënë : sagllam,  sagllam  …(turq:  në rregull, saktë).

Siç duket edhe nga kjo ndodhi, Ahmet Zogu e dinte mire se , për të qeverisur mirë Shqipërinë, duhet, jo vetëm aspiratë perëndimore por edhe dinakëri orientale./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.