Historia e trishtë e parodistit të Vlorës: Nuk flet dot më

Të ftuar në emisionin, “Xing me Ermalin”, së fundmi kanë qenë, dy humoristët e njohur të grupit, parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.

Në emision mungonin dy parodistët e tjerë, Muhamet Aliko dhe Mane Lumani.

Parodistët shprehen se, Mane Luamni,  ka vite që nuk flet, për shkak të një operacioni në grykë. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse, nuk e kemi parë së bashku më dy parodistët e tjerë.

 “Ishte viti 2004 dhe ndodheshim në Amerikë për turne.

Mane u vizitua në një klinikë private dhe u konstatua që kishte një masë në fyt dhe duhej të operohej patjetër.

I hoqën komplet të gjithë kordat. Mane nuk flet më.

Gëzon shëndet të plot dhe nuk mungon në shfaqjet tona.

U trondit kur e mori vesh, ishte moment i vështirë. Kur doli nga doktori ishte shumë i shqetësuar. I kishin thënë që kishte tumor”, treguan Afrimi dhe Agroni./K.C/Dritare.net

LEXO DHE :  Këshilltarët e Hasit, banalë si Bujar Nishani!


Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.