Historia e shqiptarit që çoi “Çaj Mali” në Itali

Nga Enkeleda Bodini

Ermir Lushnjari është një shqiptar që jeton në Itali prej 20 vjetësh.

Fillimi i një jetë të re jashtë vendit nuk është aspak e lehtë, dhe i tillë ka qenë fillimi edhe për Ermirin. Ai ka punuar fillimisht marangoz për 11 vjet, e ndërsa viteve të fundit të punës si marangoz po ju vinte fundi, Ermiri po ndiqte edhe shkollën e lartë.


Arsimin e lartë e ka kryer në degën juridik duke u bërë me profesion, avokat. Gjatë viteve të shkollës Ermiri pati mundësinë të njihte mjaft të huaj që vinin nga vende të ndryshme të botës dhe jetonin me dëshirën e madhe për të marrë shtetësinë Italiane.

Ermiri në ndryshim nga emigrantët e tjerë nuk e ka pasur të vështirë marrjen e shtetësisë , sepse prindërit e tij jetonin në Itali, dhe kjo gjë i ka lehtësuar punën. Por Ermiri nuk u mjaftua me shtetësinë e tij, duke parë dëshirën e madhe të shumë shqiptarëve dhe të huajve për t’u bërë shtetas italianë, mendoi të gjente një mënyrë për t’i ndihmuar.

Ai u bë avokat në fushën e emigrimit, dhe duke qenë në përballje të përditshme me emigrantë e duke i ndihmuar për shtetësi , mendoi që gjithë këtë proces të komplikuar ta përmblidhte në një aplikacion të vetëm, falas.
Ideja për një aplikacionin që të ndihmon të huajt në Itali për gjetjen e çdo informacioni në lidhje me marrjen e shtetësisë italiane, informacione për dokumente, kosto dokumentesh, zyrat përkatëse ku duhet të drejtoheni, etj, u vendos në funksion në muajin shkurt.

LEXO DHE :  Si të mobilojmë banjën sipas kulturës aziatike?

Përpara hapjes së aplikacionit Ermiri ka pyetur shumë shqiptarë dhe të huaj nëse e kuptonin gjuhën e ligjit apo kishte nevojë për thjeshtëzim. Çdo kërkesë për thjeshtëzim është marrë parasysh tregon Ermiri për dritare.net.
Sot, në Appstore apo Playstore mund të gjeni në gjuhën italiane aplikacionin “Çaj Mali”, falas.


I pyetur nga dritare.net pse ky emër, Ermiri është përgjigjur: “ Çaj Mali, sepse si çaji që është i lehtë për t’u përgatitur dhe shumë efektiv. I njëjtë është dhe aplikacioni i lehtë për t’u përdorur dhe shumë efektiv”.
Deri më tani është shkarkuar nga 500 përdorues dhe kërkesa është e lartë tregon Ermiri për dritare.net
Aplikacioni përfshin 4 faza dhe bën të mundur që një person të mos shkojë në shumë zyra apo të kërkojë thellë në Google, për të marrë një informacion, por thjesht të shkarkojë Çaj Mali nga cilido vend i botës dhe cilido celular.


Aplikacioni është pa pagesë, sepse kështu mund të ndihmohen bashkëatdhetarët. Ndryshe ç’ndihmë do qe./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.