Historia e vrasjes së Flamur Pislit, që mori peng autobusin me grekë

Flamur Pisli nuk ka histori të ngjashme me Kostandin Kacifen. Ai nuk qëlloi policinë shqiptare.

Ishte emigrant në Greqi. Punoi dhe nuk u pagua. Kur kërkoi hakun e punës, u denoncua nga pronari, u shoqëria në polici ku u torturua dhe dhunua seksualisht, siç u mësua me pas.

Flamur Pisli në datën 28 maj 1999 mori peng një autobus grek. E solli deri në Elbasan, aty ku në Krrabë u qëllua dhe u vra.

LEXO DHE :  Sot 5 muajshe, Hilary Duff nxjerr videon kur lindi vajzën!

Bashkë me të vdiq edhe një peng. Nuk e vrau Flamuri, por policia shqiptare.

Ndërhyrje joprofesionale te policisë shqiptare e quajti policia greke këtë ndërhyrje fatkeqe për emigrantin e pafat shqiptar.

Dosja Flamur Pisli u mbyll. Askush nuk kujtohet më për të.

E rikujtuam sot jo për ngjashmëri vrasjesh, por për faktin që i lidh; i vrau policia shqiptare, njërin  se qëlloi policinë, tjetrin se mori peng një autobus me greke./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.