Historia e librit më të famshëm japonez, për fëmijë

Tregimet e Eiko Kadono nuk kanë fund, ajo ka botuar rreth 200 vepra origjinale duke përfshirë këtu libra, tregime për të rritur e fëmijë, antologji të eseve etj. Por, puna e saj më e famshme dhe e lexuar është padyshim “Shërbimi i dërgesave të Kikit” apo “Majo no Takkyubin”, në japonisht.

Image result for Kiki's Delivery Service.

Është botuar fillimisht në vitin 1985, tregimi rrotullohet rreth Kikit, një magjistare që udhëtonte me fshesën e saj, e shoqëruar dhe nga macja e zezë Jiji. Kiki ishte një 13-vjeçare që përpiqej të gjente vendin e saj në botë duke ndjekur profesionin e shtrigave, pavarësisht vështirësive.

Janë shitur rreth 1.7 milionë kopje të librit vetëm në Japoni dhe është përkthyer në nëntë gjuhë.

Muajin e kaluar 83-vjeçarja Eiko Kadono u nderua me çmimin Hans Christian Andersen i dhënë nga Bordi Ndërkombëtar i Librave Për të Rinj, që ndonjëherë quhet edhe çmimi Nobel në Letërsi.

Image result for Last month the 83-year-old was awarded the 2018 Hans Christian Andersen Award, sometimes called the Little Nobel Prize for Literature.

Juria i quajti tregimet e Kodono-s si një bukuri të pashprehur që është rrënjosur thellë në Japoni.

Shkrimi i pjesëve të njohura të famshme “Shërbimi i dorëzimeve të Kikit” erdhi si pasojë e disa vizatimeve të vajzës së saj. Vajza e Eikos kishte vizatuar një magjistar dhe disa shenja muzikore që shëtisnin e fluturonin rreth tij,informon dritare.net

Image result for Kiki's Delivery Service.

“E kam krijuar Kikin rreth të njëjtës moshë që ishte vajza imë në atë kohe. Diku mes moshës së vogël dhe asaj të rritur, thotë Kodaono. Është e gjitha për këtë fëmijë, që fluturon në magjinë e saj”.

LEXO DHE :  Nicki Minaj dhe Rita Ora, sapo na treguan veshjet më të çuditshme

 

I lindur në Tokio, zonja Kadono u evakua nga shtëpia e saj në moshën dhjetë vjeçare dhe u dërgua në Japoninë veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas mbarimit të luftës, ajo ndoqi universitetin në Japoni përpara se të emigronte në Brazil për disa vjet, informon dritare.net.

Eiko Kadono

Libri i saj i parë u publikua kur ajo ishte 35 vjeç, “Lexoja më shumë se sa shkruaja” tregon autorja.

Ajo kishte zgjedhur të shkruaj gjithmonë libra, edhe nëse ata nuk do të botoheshin.

Shërbimi i Dërgesave të Kikit i bën fëmijët të besojnë se të gjithë kanë magjinë e tyre, shkrimi i librave të tillë i jep forcë besimit të fëmijëve që ata të bëhen të pjekur.

Kiki's Delivery Service in different languages

Autorja ka lënë një mesazh për të gjithë ne, “Lexoni dhe vetëm lexoni, sepse vetëm në këtë mënyrë ju krijoni fjalorin tuaj, fjala juaj do të jetë forca që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë jetës”, librat nuk më përkasin mua, por lexuesve”- thotë ajo. /Enkeleda.Bodini –dritare.net

A display in front of Fukuinkan Shoten, Eiko Kadono's publishers

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.