Historia e fshehtë e dashurisë së kryeministrit indian me gruan e martuar

Libri i  Alex von Tunzelmann “Verë  Indiane: Historia Sekrete e Fundit të një Perandorie” tregon dhe historinë e marrëdhënies së fshehtë dhe thellësisht pasionante të kryeministrit indian Jawaharlal Nehru dhe gruas së guvernatorit të fundit të Londrës ne Indi, Edwina Mountbatten. Madje, bazuar në këtë libër u shkrua dhe skenari i një filmi mbi këtë marrëdhenie, me aktorët Kate Blanchet dhe Hugh Grant, por prodhimi u pezullua derisa qeveria indiane të jepte aprovimin e saj për skenarin. Filmi u pranua të xhirohej vetëm nëse skenat e marrëdhënies intime – puthjeve, seksit, dhe vallëzimeve- do të hiqeshin nga skenari. Për një film të shkruar për të treguar historinë e një marrëdhënie kjo s’mund të pranohej dhe skenari u hodh në raft. Me shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij, jeta private e ish-kryeministrit Nehru vazhdon të ngelet një çështje sensitive për autoritetet indiane, pjesërisht për shkak të faktit se dinastia Nehru-Gandhi ka vazhduar të dominojë politikën indiane që nga koha e ndarjes Indi-Pakistan.

Libri sjell shumë detaje mbi historinë e tyre dhe pohon një të vërtete të madhe se dashuria nuk njeh moshë. Mjafton të gjenden bashkë dy njerëz të vetmuar që admirohen dhe provojnë një lidhje shpirtërore. Nehrut i kish vdekur e shoqja dhe Edwina kish një marrëdhënie të komplikuar me të shoqin. Edwina kish pasur lidhje të tjera para tij dhe i shoqi ish në dijeni, madje i kish aprovuar të gjitha (ndërkohë ai kish lidhjen e vet) por marrëdhënien e të shoqes me Nehru e mbështeti me shumë se gjithë të tjerat, thotë Tunzelmann.

“Çifti i shkruante rregullisht letra njëri-tjetrit. Vetëm pasi të lexoje ato mund të kuptoje thellësine e lidhjes së tyre dhe natyrën e lidhjes shpirtërore që ata ndanin.” Për shembull, Nehru shkruan:  “Papritmas unë kuptova (dhe mbase ju gjithashtu) se kish një tërheqje më të thellë mes nesh, se një force e pakontrollueshme, të cilën unë e kuptoja shumë pak deri atëhere, na tërhiqte drejt njeri-tjetrit. U ndjeva i mposhtur dhe në të njëjtën kohë i lumturuar nga ky zbulim i ri. Kish më shumë intimitet në bisedën tonë pas kësaj, sikur një lloj velloje të ish hequr, dhe ne pamë njëri-tjetrin në sy pa frikë dhe siklet.”

LEXO DHE :  Kush e beri pis, Jalin. Sherr PS-LSI

Madje Edwina, kur i duhej të bënte një operim të rrezikshëm, i besoi të shoqit letrat e dashurisë së Nehrut ne 1952. “Do e kuptosh se ka një përzjerje letrash tipike të Jawaha, me shumë interes dhe fakte dhe dokumente historike. Disa nga ato nuk kanë asfare nota personale. Të tjerat janë letra dashurie në një kuptim, ndonëse dhe ti vetë do kuptosh marrëdhënien e çuditshme- kryesisht shpirtërore- që ekziston mes nesh. Nehru ka qenë shumë i rëndësishëm për mua këto vitet e fundit, dhe unë besoj, kam qenë e rëndësishme për të. Takimet tona kanë qenë të rralla dhe të shkurtra, por unë mendoj se e kuptoj atë, dhe mbase ai mua, për aq sa qeniet njerëzore mund të kuptojnë njëra-tjetrën. ”

 

Ish ministri i punëve të jashtme të Pakistanit, S S Pirzada, kish një tjetër koleksion të vogël letrash mes të cilave shënime të tilla si “Dickie nuk do jetë sot- hajde pas orës 10:00′ ose ‘Ti harrove shaminë dhe mua m’u desh ta mbuloja’ ose ‘Ruaj kujtime të ëmbla nga Simla – shëtitja me makinë dhe prekja jote.”

Kaq e madhe ish dashuria e Nehru per Edwinen sa kudo që ai te ish nëpër botë patjetër do i dërgonte asaj dhurata- sheqer nga USA, cigare nga Egjipti, libër me foto nga skulpturat erotike në tempullin e diellit në Orrissa. Për këto të fundit ai shkroi – “Duhet të them se më lanë pa frymë për një moment. Nuk kish turp dhe as fshehje,” dhe ajo u përgjigj se “Nuk më intereson seksi thjesht si seks. Duhet të ofrojë më shumë, bukuri shpirti dhe formë në ngjizjen e tij. Por mendoj se ti dhe unë jemi në minoritet! Një tjetër dhuratë e vyer!”

Edwina vdiq në 21 Shkurt 1960  në moshën 58 vjeçare nga një pushim zemre. Në tavolinën afër krevatit kish një vandak letrash, disa nga te cilat ishin të shpërndara mbi krevat./Apollofletshqip/

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.