Historia e Carlosit, djalit që kontaktoi 247 vajza me emrin Nikol, për të gjetur Nikolën e tij
Dritare.net
Historia që sot dritare.net do të ndajë me ju është vërtet për t’u habitur si një djalë, për të takuar një vajzë me emrin Nikol, kontaktoi 247 vajza me të njëjtin emër.
Kur Calgary Carlos Zetin nuk arriti të gjente vajzën që donte më emrin Nikol, ai nuk u dorëzua, por gjeti një rrugë të dytë për t’u rilidhur me të.
Ai u dërgoi e-mail 247 vajzave në kampus, që kishin emrin Nikol, me shpresën se do e shihte përsëri vajzën që kishte humbur kontakt.
Nikol që ai po kërkonte nuk shkoi në takim, por vajzat e tjera me të njëjtin emër u treguan të gatshme ta ndihmojnë Carlosin për ta gjetur.
Historia e tyre e dashurisë nisi kur Carlos bisedoi me vajzën, e cila kishte ardhur nga Hollanda, për të studiuar në kampusin kanadez.
Pas bisedimeve, ajo i dha numrin atij, por mesa duket ia kishte dhënë gabim.
Carlos nuk donte të ishte ai djali i keq që nuk kthen mesazhe, dhe vendosi ta gjejë atë.
E-maili që nisi për vajzat ishte kështu:
“Përshëndetje, ky është një e-mail për të gjithë Nikolët, nëse nuk e gjeni veten në këtë përshkrim injorojeni, por nëse dikush është ajo që po kërkoj dhe nuk do të flasë me mua, s’ka problem. Nëse quhesh Nikol, je nga Hollanda dhe po mendon që Nietzche është në depresion, më shkruaj”
Ky mail u shkoi te studentet e thjeshta dhe profesoreve me grada të larta.
Të gjithë e-mailet ishin të dukshme, sepse nuk kishte përdorur linjën BCC, kështu Nikolët vazhduan të kontaktojnë me njëra-tjetrën.
“Aty ndodheshin vetëm Nikolë që ishin shumë të lumtura që kishin një emër të tillë dhe Nikolë që donin të kishin Carlosin mik”, tha kandidatja e doktoraturës Nicolette Little, të cilës i kishte mbërritur mesazhi i djalit.
Biseda nga e-maili kaloi në një grup në Facebook, me rreth 80 Nikola. Vajzat filluan të takoheshin në qytet së bashku dhe të pini kafe.
“Nga një gjë e çuditshme, u kthye në një gjë vërtet qesharake. Dikush nga vajzat tha që duhet të nisim një festë të quajtur festa e Nikolave” tha Nicole Macmillan për BBC.
Nikol që Carlos po e kërkonte përmes e-mailit, nuk e kishte marrë mesazhin, por grupi në Facebook e kishte përfshirë dhe adresën e saj.
Nikol ia kishte dhënë numrin aksidentalisht gabim, dhe u shpreh se ishte e lumtur që arriti të kontaktonte me të, përsëri.
Vajzat i dërguan mesazhe Carlosit, duke i thënë që ishin të lumtura që arriti të gjente vajzën e shumë kërkuar.
“Carlos është i ëmbël, është i sjellshëm”, tha zonja Macmillan. “Ai është një person vërtet i sinqertë, dhe ai thjesht nuk donte të linte këtë vajzë të mendonte se nuk i interesonte”
Të dy kanë planifikuar të takohen javën e ardhshme, sigurisht pa 247 vajzat e tjera./Përshtati nga BBC, Enkeleda Bodini/dritare.net