Historia e bukur e Elonës, nga Lushnja në Firence

Nga Enkeleda Bodini

Të marrësh vendim për t’u larguar nga vendi yt,  drejt një vendi të huaj,  vetëm,  nuk është e lehtë.

T’ia dalësh pastaj të  bëhesh një grua e zonja, është edhe më pak e lehtë. Po shumë nga ne ia dalin.

Historia që do të ndajmë me ju, sot ne dritare.net është historia e bukur e Elonës.

Ishte 18 vjeç, kur la Lushnjen për Firencen.

Dritare.net ju sjell, sot në rubrikën Histori Shqiptarësh të mrekullueshëm, historinë e Elona Musaku Zotaj, e cila nga shkoi për studime dhe tani është sipërmarrësja më e re, në mesin e biznesmenëve të qytetit të ëndrrave të çdo italiani, Firences.

Image result for historical center florence

 

Image result for historical center florence

Elona ishte vetëm 18 vjeç kur konkurroi për të studiuar jashtë në vitin 2006, dhe fati i qëlloi që ajo të fitonte në një qytet, historik, të pazakonshëm, të madh dhe të zhvilluar si Firence.

Ajo vazhdoi studimet e larta për gjuhë të huaja. Largimin nga Shqipëria e ka pasur shumë të vështirë, dhe tregon për dritare.net,  që dy vitet e para kanë qenë të tmerrshme, saqë përditë mendonte të kthehej e ta linte Firencen për Lushnjen e fëmijërisë së saj.

Related image

Donte ajo, por jo fati i saj.

Elona ajo nuk u kthye, sepse fati e kishte paracaktuar të jetonte dhe ndërtonte jetën në Itali. Pikërisht kur Elona ishte gati të kthehej, ajo njohu dashurinë e jetës, Shpatin.

Elona nga Lushnja dhe Shpati nga Vlora, u martuan në vitin 2012, dhe sot kanë dy fëmijë të mrekullueshëm. Mattia 5 vjeç  dhe Susana 1 vjeç e gjysmë.

Elona dhe Shpati kanë të dy dëshirë shumë të madhe të kthehen në Shqipëri, në vendin e tyre, por tani e kanë të vështirë kthimin, sepse kanë në sipërmarrje një biznes të përbashkët.

“Gjithmonë e kemi menduar të kthehemi, dëshira jonë më e madhe ka qenë kthimi në vendin tonë, por tani fëmijët janë të vegjël dhe të shpërngulesh nuk është e lehtë”, tregon Elona për dritare.net.

Edhe pse nuk jetojnë në Shqipëri, Elona dhe familja e saj çdo verë i kalojnë pushimet në Vlorë dhe Seman. Këtë vit nuk mundën dot të vijnë, për shkak se biznesi i mori përpara dhe patën aq shumë kërkesa, sa nuk e kishin paramenduar.

Elona bashkë me bashkëshortin e saj kanë blerë një hotel të llojit bed&breakfast në janar të 2018-ës.

I vendosur në mes të qendrës historike të Firences, “Il Gattopardo B&B”, ka 8 dhoma, shërbim recepsion 24 orë dhe nëse prenoton me mëngjes, brenda dhomës ke gjithçka nevojitet për një vakt të shijshëm, me çaj biskota, kafe, reçel e shumë mrekullira italiane të gastronomisë së mirë.

LEXO DHE :  Basha thirrje qytetarëve: Çojuni ushqim studentëve

Related image

“Il Gattopardo B&B”është i arreduar me një stil klasik, dhe ajo që bie në sy janë tavanet e dhomave, të cilat janë me trarë dhe afreske.

Fotografia e Firenze Il Gattopardo B&b

Ndërtesa i përket viteve 1300 dhe normalisht, vazhdon dhe ruan traditën dhe sharmin qe nuk perëndon kurrë, të klasikes.

Hoteli në pronësi të Elonës dhe Shpatit, shërbimin e ofron po nga  punonjës shqiptare dhe ata vetë sigurisht.

Këtë verë që Firence ishte plot turistë, edhe hoteli tyre nuk kishte më vend.

Si mund të mos kishte, aq i bukur, komod sa është, dhe i vendosur ne një nga pikat ku shijon më të mirën e Firences.

 

Do thoni ju , se mos do shkojmë, ngaqë mendoni se nuk përballohen çmimet në mesin e qytetit historik të Firences.

E keni gabim, sepse  çmimet e dhomave te Elona, janë shumë të lira kur  i krahason me vendndodhjen e “Il Gattopardo B&B.” Një natë fjetje, në varësi të dhomës dhe sezonit kur shkoni, është 60-130 euro, dhe ka oferta deri 30% ulje, sidomos po të jeni nga Lushnja e Vlora.

Bëjmë shaka, se ata nuk bëjnë diferenca, i bëjnë ulje çdo shqiptari.

Fotografia e Firenze Il Gattopardo B&b

Në Firence s’kanë të sosur turistët, dhe jo më kot njihet si një nga vendet që mbledh vizitorë nga e gjithë bota. Dhe po ashtu edhe në hotelin e Elonës shkojnë turistë nga të gjitha vendet, por më shumë janë spanjollë, rusë, nga vendet skandinave, francezë etj.

Related image

“Il Gattopardo B&B”është baza më e fortë  që Elona dhe bashkëshorti i saj kanë hedhur deri tani në Firence.

Për ta ka qenë e vështirë të arrijnë këtu ku janë sot, por jo e pamundur.

Janë vetë pronarë, vetë menaxherë dhe vetë punëtorë, por kjo nuk i pengon ata të jenë të përkushtuar maksimalisht  te fëmijët . Është  e kundërta, ata marrin kënaqësi nga puna e palodhur, dhe me fëmijët shpenzojnë kohën e nevojshme.

Elona është e suksesshme në qytetin e madh të Firences, dhe ne jemi të lumtur që  historinë e saj e ndau me dritare.net, prandaj nëse dhe ti je diku në botë  dhe ke një histori për të treguar, thuaje këtu. Mezi presim të tregojmë histori shqiptarësh të mrekullueshëm/ dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.