Histori për filma/ Rrahu babain shqiptar të të dashurës, rumuni rrëmben një tjetër adoleshente
Dritare.net
Kësaj radhe, ai kishte mbajtur për disa ditë në shtëpinë e tij një vajzë 16 vjeç dhe më pas e kishte lënë të lirë. Adoleshentja është dërguar në spital me probleme shëndetësore, ndërsa autori u arrestua.
Djali nga Rumania ishte shpallur në kërkim nga policia greke pasi babai i një 18-vjeçareje shqiptare bëri denoncim ndaj tij para disa ditësh.
Ai kishte mbajtur në banesë adoleshenten shqiptare dhe pretendon se me të ka një histori dashurie.
Kur shqiptarja shkoi në shtëpinë e saj, i ati e dërgoi vajzën në Shqipëri për t’i dhënë fund historisë së tyre.
Mirëpo, 19-vjeçari rumun nuk e duroi këtë situatë dhe dhunoi babain e vajzës shqiptare, duke i shkuar në shtëpi bashkë me 2 bullgarë. Por shqiptari arriti të largohej dhe iu drejtua rajonit të policisë. Rumuni u vu në ndjekje të tij, por rrugës u aksidentua, megjithatë arriti të largohej nga vendi i ngjarje. Pas kësaj ngjarje, i ati i 18-vjeçares bëri denoncim në polici ndaj tij.