Basha: Hiqini imunitetin Ballës dhe arrestoni kreun e policisë, Ardi Veliun
Dritare.net
" Faktet për inkrimini e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar nj dëshmitar të rremë për të mbrojtur vëllanë e fatmir Xhafajt, janë të pakundërshtueshme. Deri tani nuk ka filluar asnjë hetim për Ballën, Veliun, drejtorin e Policisë së Fierit. Manipulimi i hetimeve dhe mos hetimi i krimeve janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku-Prela do të mbajnë përgjegjësi. Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit dhe do të mbajnë përgjegjësi. Ata që bëjnë krime e mendojnë se do t’i mbrojë Edi Rama kanë marrë fund. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund. Përpjekjet e tij janë shprehje paniku.
U bëj thirrje prokurorëve të ndershëm t’u rezistojnë urdhrave të prerë të Markut dhe Prelës he për të shkatërruar provat. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj popullit dhe jo ndaj drejtuesve tuaj, shërbëtorë të krimit. U bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë ën Prokurori, të nxjerrin menjëherë fletëarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, provat janë ulëritëse."