Hillary Clinton: Media ka dështuar përballë Trump
E Premte 23 Nëntor 2018, 18:06
Dritare.net
Clinton, i ka bërë thirrje shtypit të tregohet "më i zgjuar" për mbajtjen nën kontroll të një presidenti që sipas saj është mjeshtër, për devijimin dhe shpërqendrimin e gjithçkaje.
Gjithashtu Clinton kritikon ashpër Partinë Republikane, teksa shprehet e habiitur nga fyerjet e Presidentit Trump për shumë grupe të ndryshme.
"Partia Republikane është shkatërruar në fytyrën e Trump", tha ajo.
Clinton ka vazhduar duke përmendur raste konkrete kur gazetarët nuk guxojnë t'i bëjnë pyetje "pikante" Donald Trump.
Ajo gjithashtu e akuzoi Trumpin për racizëm. "Ky është një person që beson shumë pak, por ai ka reagime të brendshme ndaj asaj që ndodh në botën rreth tij. Ai është një racist"-tha Clinton./ I.M-Dritare.net