Hillary Clinton injoron Melanie Trump, çifti Obama pajtohet me Donald Trump
E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 20:08
Dritare.net
Trump është ulur krah paraardhësve të tij, Barcak Obama dhe Bill Clinton.
Gjatë momentit të uljes, Melanie është përballur me një moment të pakëndshëm.
Melanie duke takuar me radhë Barack e Michele Obama, si dhe Bill Clinton, ka ndodhur diçka e pakëndshme teksa Hillary Clinton e ka injoruar atë, duke mos i zgjatur dorën.
Pas kësaj Melanie e ka përshëndetur vetëm duke ia bërë me dorë.
Ndërsa Presidenti Trump është mjaftuar vetëm duke takuar Barack dhe Michelle Obama, duke mos e përshëndetur çiftin Clinton./A.C/dritare.net