Hila shpërthen ndaj Bajrabës për emigrantët: Ministria e Diasporës për t'i gjetur punë Majkos
E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 22:10
Dritare.net
Pjesë nga debati:
Bajraba: Meqë përmendët se çfarë bëjnë qeveritë, sot ka një interes më të madh
Hila: Kanë krijuar një ministri me dy punonjës. I kanë gjetur një vend pune Pandeli Majkos.
Bajraba: Nga retorika..
Hila: E di sa ka shërbimi konsullor? Nja 30 veta.
Bajraba: Nga retorika për emigrantët, tani ka kaluar...emigrantët janë lojtarë ekonomik.
Hila: Ti nuk ke një regjistër emigrantësh. Nuk e di sa ke në burgje. Ministria e Jashtme nuk e di sa ka në burgje.
Bajraba: Ka statistika...
Hila: Statistikat janë zero.
Bajraba: Ka kaluar nga retorika në politika më realiste. Ka një fond për zhvillimin e iniciativës së diasporës. Ka një qendër votimesh për diasporën. Të themi ato që janë./oranews/