Hila: Jo çdo bidon “Made in Kosova” mund të dekretohet ministër
Dritare.net
“Jo çfarëdo bidoni me markën “Made in Kosova” mund të dekretohet për ministër i Jashtëm”,- shkruan Hila.
Para pak ditësh, sapo Cakaj u propozua nga kryeministri i vendit, Edi Rama, për ministër të Jashtëm, Hila i ftuar në edicionin e lajmeve në “Ora News”, ka thënë se, ai është propozuar nga Baton Haxhiut, dhe sipas tij, kjo është një fyerje për diplomacinë shqiptare.
"Ministrat e rinj nuk thonë asgjë, problemi janë pikërisht ata dy më problematikët që duheshin zëvendësuar: Ai i Arsimit dhe ai i Jashtmi që janë që të dy nga Kosova. Janë njerëz që nuk thonë asnjë gjë, thjesht janë rekomandime të Baton Haxhiut. Kryeministri që po e kujton shtetin si lojë zaresh, hajt se më ka thënë Batoni po i vë këta këtu. Ky djali që është ministër i Jashtëm, është një fyerje për diplomacinë shqiptare, sepse diplomacia shqiptare ka njerëz që kanë qenë nga 4 herë ambasadorë, dhe nuk mund të vendosësh kalamaj që i gjen lart e poshtë. Ky nuk i bën nder as Kosovës. Nëse do të nderosh Kosovës, merr Enver Hoxhajn që ka qenë Ministër i Jashtëm i Kosovës, është një njeri me një karrierë solide diplomatike.",- tha Hila./K.C/dritare.net